{"id":25476,"date":"2019-09-04T17:06:51","date_gmt":"2019-09-04T17:06:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=25476"},"modified":"2019-09-04T17:07:11","modified_gmt":"2019-09-04T17:07:11","slug":"shkolla-publike-ku-u-investuan-1-3-mln-euro-nga-shteti-i-jepet-fondacionit-te-erdogan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shkolla-publike-ku-u-investuan-1-3-mln-euro-nga-shteti-i-jepet-fondacionit-te-erdogan\/","title":{"rendered":"Shkolla publike ku u investuan 1.3 mln euro nga Shteti, i jepet fondacionit t\u00eb Erdogan."},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"25477\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shkolla-publike-ku-u-investuan-1-3-mln-euro-nga-shteti-i-jepet-fondacionit-te-erdogan\/shkolla-bradashesh-600x338\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=600%2C338&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"600,338\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"shkolla-Bradashesh-600&#215;338\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=600%2C338&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-25477\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=525%2C296&#038;ssl=1\" width=\"525\" height=\"296\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=450%2C254&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" \/><\/p>\n<p>Shkolla publike ku u investuan 1.3 mln euro nga Shteti, i jepet fondacionit t\u00eb Erdogan.<\/p>\n<p>Gazeta Panorama.<\/p>\n<p><strong>Investimi prej 1.3 milion\u00eb eurosh i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb re n\u00eb Bradashesh, pasi u la bosh p\u00ebr disa vite, iu kalua me qira fondacionit shtet\u00ebror turk \u201cMaarif\u201d, nd\u00ebrsa zyrtar\u00eb e ish-zyrtar\u00eb lokal\u00eb p\u00ebrplasen p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Enveri, nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave nga Katundi i Ri i Elbasanit ka d\u00ebguar nj\u00ebrin nga djemt\u00eb n\u00eb universitet, por kur djali i dyt\u00eb mbaroi shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are, familja nuk kishte mund\u00ebsi ta \u00e7onte n\u00eb gjimnaz.<\/p>\n<p>Enveri thot\u00eb se i biri nuk ishte nx\u00ebn\u00ebs i keq, por ai nuk i mbulonte dot shpenzimet pasi shkolla e mesme m\u00eb e af\u00ebrt ndodhet n\u00eb qytetin e Elbasanit.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb ishte k\u00ebtu shkolla do e \u00e7oja, por n\u00eb qytet nuk mundemi. Ka shpenzime f\u00ebmija, sidomos n\u00eb shkoll\u00eb,\u201d i tha BIRN burri q\u00eb e mban familjen me pun\u00eb t\u00eb ndryshme sezonale.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi, shkolla e mesme e Katundit t\u00eb Ri -nj\u00eb godin\u00eb tre kat\u00ebshe me kaldaj\u00eb, palest\u00ebr dhe fush\u00eb sportive dhe mjedise q\u00eb zor se i gjen n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, ndodhet vet\u00ebm disa qindra metra larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Enverit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs u miratua nga qeveria \u201cBerisha\u201d, u financua nga qeveria \u201cRama\u201d dhe \u00a0i kushtoi taksapaguesve mbi 164 milion\u00eb lek\u00eb [1.3 milion\u00eb euro], por nuk u p\u00ebrdor asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme si gjimnaz p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Godina e re q\u00ebndroi e ky\u00e7ur dy vjet pas nd\u00ebrtimit derisa n\u00eb n\u00ebntor 2018, Bashkia e Elbasanit vendosi t\u2019ia jap\u00eb me qira p\u00ebr 20 vjet fondacionit shtet\u00ebror turk \u201cMaarif\u201d. \u00a0T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga kontrata e qiras\u00eb tregojn\u00eb se Bashkia e Elbasanit pret t\u00eb marr\u00eb 342 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj ose 82 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total nga fondacioni turk \u2013m\u00eb pak se gjysma e parave t\u00eb investuara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur p\u00ebr braktisjen e godin\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs dhe dh\u00ebnien e saj me qira, zyrtar\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb lokal\u00eb n\u00eb Elbasan japin versione t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebri-tjetrin, pa shpjeguar se pse qeveria investoi 164.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe m\u00eb pas e harroi at\u00eb, nd\u00ebrsa gjimnazet e vjetra t\u00eb qytetit presin prej vitesh fonde rikonstruktimi.<\/p>\n<p>Drejtuesit e zyr\u00ebs s\u00eb Arsimit n\u00eb Elbasan dhe drejtues t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Bradashesh i than\u00eb BIRN se shkolla ishte nd\u00ebrtuar pa nj\u00eb studim dhe nuk u arrit t\u00eb hapej pasi nuk u plot\u00ebsua numri i nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Por ish-kryetari i Komun\u00ebs, Sabri Sollaku, i cili kishte k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs i hodhi posht\u00eb pretendimet p\u00ebr numrin e ul\u00ebt t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe faj\u00ebsoi munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr braktisjen e godin\u00ebs prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKjo shkoll\u00eb nuk u hap pasi nuk pati vullnet nga institucionet dhe nga frika e uljes s\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb gjimnazet e qytetit,\u201d tha Sollaku p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi \u00a0\u201cpa plan\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka ngritur nj\u00eb program grantesh konkurruese p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs urbane, program i njohur gjer\u00ebsisht me emrin Rilindja Urbane. Projekti p\u00ebrfshin po ashtu edhe nd\u00ebrtimin apo rikonstruksionin e mbi 140 shkollave n\u00eb vend me kosto mbi 47 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shkolla e Katundit t\u00eb Ri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt ekskluziv i Rilindjes Urbane, pasi u planifikua dhe miratua n\u00eb vitet e fundit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs. Por qeveria \u201cRama\u201d e mb\u00ebshteti nd\u00ebrtimin e saj p\u00ebrmes Fondit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Rajoneve.<\/p>\n<p>Punimet filluan n\u00eb vitin 2014 dhe objekti 3- kat\u00ebsh p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2016 dhe mund t\u00eb ishte nj\u00eb nga shkollat me kushtet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Elbasan. Ajo kishte terrene sportive, kaldaj\u00eb dhe palest\u00ebr. \u00a0P\u00ebrfundimi i punimeve megjithat\u00eb nuk u shoq\u00ebruan me v\u00ebnie n\u00eb pun\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyra e Arsimit Elbasan tha n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion se investimi, edhe pse kishte kaluar p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, nuk kishte pasur nj\u00eb studim dhe se mungonin nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cZyra Arsimore Vendore Elbasan nuk ka pasur nj\u00eb studim t\u00eb hartuar mbi numrin e nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr nevojat e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj shkolle n\u00eb territorin e fshatit Katund i Ri. Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se e gjith\u00eb nisma p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj shkolle ka qen\u00eb e ish-komun\u00ebs Bradashesh, e cila e ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrtimin pa marr\u00eb parasysh mendimin e Drejtoris\u00eb Arsimore Rajonale t\u00eb at\u00ebhershme,\u201d tha p\u00ebrgjegj\u00ebsi i Zyr\u00ebs Ekonomike t\u00eb Arsimit, Ali Kardhashi.<\/p>\n<p>Alqi \u00c7abiri, kreu i Zyr\u00ebs Arsimore t\u00eb Elbasanit i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb bisede telefonike se shkolla ishte nd\u00ebrtuar pa miratimin e drejtoris\u00eb arsimore dhe se nuk ishte mikpritur nga banor\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb administrative t\u00eb Bradasheshit.<\/p>\n<p>\u201cNx\u00ebn\u00ebsit e komunitetit preferojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkollat e qytetit t\u00eb Elbasanit,\u201d pretendoi \u00c7abiri.<\/p>\n<p>Edhe administratori i Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Bradashesh, Andi Li\u00e7i i tha BIRN se shkolla e re nuk u hap, pasi nuk u arrit t\u00eb sigurohej numri i nevojsh\u00ebm i nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cShumica e nx\u00ebn\u00ebsve jan\u00eb n\u00eb k\u00ebndin Kusarth, Katund i Ri dhe Bradashesh, q\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb af\u00ebr qytetit. Ata preferojn\u00eb shkollat e qytetit, pasi jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb mirat e nuk do zgjidhnin nj\u00eb gjimnaz t\u00eb ri fshati,\u201d tha Li\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Bradasheshit, Sabri Sollaku, i cili i tha BIRN se kishte k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs i hodhi posht\u00eb pretendimet p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb studimi dhe numrit t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Sollaku tha se investimi ishte miratuar pasi Drejtoris\u00eb Arsimore t\u00eb Elbasanit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sporteve u ishte d\u00ebrguar shkres\u00eb p\u00ebr numrin e nx\u00ebn\u00ebsve, pas informacioneve t\u00eb detajuara t\u00eb marra nga shkollat 9-vje\u00e7are t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigja ( e Zyr\u00ebs Arsimore) p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb studimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim. Studimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Arsimit. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb do t\u00eb vinin nx\u00ebn\u00ebs nga Balldreni, Vidhasi, Graceni dhe Bradasheshi. N\u00eb 3 vite do t\u00eb kishte rreth 600 nx\u00ebn\u00ebs,\u201d tha Sollaku.<\/p>\n<p><strong>A ka nx\u00ebn\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Elbasanit, ku shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur shkoll\u00ebn e mesme edhe nx\u00ebn\u00ebsit e\u00a0 Nj\u00ebsis\u00eb Administrative t\u00eb Bradasheshit ka 6 gjimnaze. Vet\u00ebm dy prej gjimnazeve kan\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh nx\u00ebn\u00ebsish; shkolla \u201cKonstandin Kristoforidhi\u201d dhe \u201cDhaskal Tod\u2019hri\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh nx\u00ebn\u00ebsish nga nj\u00ebsia administrative Bradashesh.<\/p>\n<p>T\u00eb dy shkollat kan\u00eb s\u00eb bashku 1500 nx\u00ebn\u00ebs, por infrastruktura e tyre \u00ebsht\u00eb e amortizuar dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje emergjente. Nyjet higjienike jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe. Shkollat nuk kan\u00eb sistem ngrohje, kan\u00eb dyer dhe dritare t\u00eb d\u00ebmtuara, munges\u00eb t\u00eb laboratoreve dhe klasa t\u00eb mbingarkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Elbasanit, kat\u00ebr shkollat e tjera t\u00eb mesme kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb reduktuar nx\u00ebn\u00ebsish. Nj\u00eb prej tyre, \u201cMahir Domi\u201d ka njohur r\u00ebnie drastike t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve duke rrezikuar deri edhe mbylljen.<\/p>\n<p>Ish-kryekomunari i Bradasheshit thot\u00eb se ulja e numrit t\u00eb gjimnazist\u00ebve n\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore se pse nuk pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb hapur shkoll\u00ebn e re. Ai thot\u00eb se shkolla e re u braktis nga frika se hapja e saj mund ta ulte edhe m\u00eb tej numrin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb qytet.<\/p>\n<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"25477\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shkolla-publike-ku-u-investuan-1-3-mln-euro-nga-shteti-i-jepet-fondacionit-te-erdogan\/shkolla-bradashesh-600x338\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=600%2C338&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"600,338\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"shkolla-Bradashesh-600&#215;338\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=600%2C338&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-25477\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=841%2C474&#038;ssl=1\" width=\"841\" height=\"474\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=450%2C254&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 841px) 100vw, 841px\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e zon\u00ebs, kjo nuk ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i fshatit Katund i Ri i Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Bradashesh, Jashar Mu\u00e7a i tha BIRN se moshapja e shkoll\u00ebs u ka hequr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr arsim t\u00eb mes\u00ebm mjaft nx\u00ebn\u00ebsve nga kjo zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkollat e qytetit,\u201d tha Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Si Sollaku dhe Mu\u00e7a pretendojn\u00eb se zona kishte mjaftuesh\u00ebm nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar hapjen e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb llogaris\u00ebsh numrin e nx\u00ebn\u00ebsve, duke par\u00eb sa p\u00ebrfundojn\u00eb shkoll\u00ebn\u00a0n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are dhe vet\u00ebm n\u00eb Bradashesh jan\u00eb 60 nx\u00ebn\u00ebs,\u201d tha Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-kryekomunari i tha BIRN se vet\u00ebm n\u00eb vitin e par\u00eb numri i nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb pritej n\u00eb shkoll\u00eb ishte 150 dhe n\u00eb tre vite ajo do t\u00eb kishte 600 nx\u00ebn\u00ebs. Ai tha se p\u00ebr ta hapur at\u00eb do t\u00eb kishte mjaftuar zbatimi i rregullave p\u00ebr regjistrimin n\u00eb shkoll\u00eb sipas vendbanimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua, n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb foli p\u00ebr BIRN n\u00eb kushte t\u00eb anonimatit tha se e kishte regjistruar vajz\u00ebn n\u00eb gjimnaz n\u00eb qytetin e Elbasanit, por kjo ishte nj\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje me t\u00eb ardhura minimale t\u00eb shkolloj\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Gjimnazi n\u00eb qytet ka kosto m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ne,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Gruaja tregoi se ishte g\u00ebzuar kur kishte m\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Bradashesh, por shkolla nuk u hap asnj\u00ebher\u00eb dhe ata u detyruan ta \u00e7ojn\u00eb vajz\u00ebn n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>\u201cAshtu do t\u00eb ngushtohemi e do sakrifikojm\u00eb, por ka shum\u00eb q\u00eb nuk i \u00e7ojn\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Dh\u00ebnia me qira p\u00ebr shkoll\u00eb jo-publike<\/strong><\/p>\n<p>Gjimnazi publik i financuar nga qeveria shqiptare n\u00eb Katund t\u00eb Ri t\u00eb Elbasanit pritet t\u2019i hap\u00eb dyert k\u00ebt\u00eb vit si gjimnazi privat \u201cHigh School Elbasan\u201d i fondacionit turk Maarif. N\u00eb faqen e vet n\u00eb Facebook n\u00ebn emrin \u201cInternational Maarif Schools of Albania\u201d, fondacioni u b\u00ebn thirrje gjimnazist\u00ebve q\u00eb t\u00eb rezervojn\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Godina me investim prej 1.3 milion\u00eb eurosh iu premtua fondacionit n\u00eb shkurt 2018, gjat\u00eb nj\u00eb takimi mes ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe ambasadorit t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 19 korrik 2018, K\u00ebshilli Bashkiak i Elbasanit\u00a0 miratoi n\u00eb parim dh\u00ebnien me qira t\u00eb objektit duke p\u00ebrcaktuar edhe kriteret p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Nj\u00eb dit\u00eb para k\u00ebtij vendimi, ish-kryebashkiaku kishte l\u00ebshuar urdh\u00ebrin me num\u00ebr 634 dat\u00eb 18.07.2018 \u201cp\u00ebr nisjen e procedurave p\u00ebr shpalljen me qera\u201d.<\/p>\n<p>Ofertuesi i vet\u00ebm ishte fondacioni shtet\u00ebror turk \u201cMaarif\u201d, i regjistruar si OJF n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cMaarif\u201d u krijua n\u00eb vitin 2016, si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Ankaras\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb rivalizuar dhe luftuar nj\u00eb rrjet shkollash q\u00eb shihen si t\u00eb lidhura me l\u00ebvizjen e krijuar rreth klerikut turk Fetullah Gylen, i cili ndodhet n\u00eb azil n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Prej vitesh Turqia k\u00ebrkon ekstradimin e Gylenit, nd\u00ebrsa e akuzon p\u00ebr grushtin e shtetit t\u00eb vitit 2016. Gylen ka mohuar akuzat, nd\u00ebrsa organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut akuzojn\u00eb qeverin\u00eb turke p\u00ebr burgosjen dhe persekutimin e mij\u00ebra t\u00eb akuzuarve si ndjek\u00ebs t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Presidenti i Turqis\u00eb, Rexhep Taip Erdogan gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb qershor 2017 n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top-Channel sulmoi shkollat e presupozuara si t\u00eb lidhura me Gylen dhe i k\u00ebrkoi presidentit dhe kryeministrit mbylljen e tyre. \u201cMos kini m\u00eb besim n\u00eb k\u00ebto shkolla, por kontaktoni ato t\u00eb Fondacionit Maarif,\u201d\u00a0<a href=\"http:\/\/top-channel.tv\/2017\/06\/19\/ekskluzive-erdogan-ne-top-story\/\">citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Erdogan<\/a>.<\/p>\n<p>Marrja me qira e godin\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb Bradashesh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb \u201cMaarif\u201d p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb ngjash\u00ebm shkollash n\u00eb Shqip\u00ebri. Fondacioni zot\u00ebron Universitetin e Nju Jorkut n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb linj\u00eb shkollimi q\u00eb fillon me kopshtin deri n\u00eb universitet.<\/p>\n<p>Si ofertues i vet\u00ebm, \u201cMaarif\u201d nuk e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrte me qira godin\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb braktisur t\u00eb Bradasheshit. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn BIRN e disponon, Bashkia e Elbasanit do t\u00eb marr\u00eb rreth 342 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr objektin.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, \u201cMaarif\u201d merr me qira p\u00ebr 20 vjet sip\u00ebrfaqen prej 6666.27 m2, bashk\u00eb me detyrimin p\u00ebr nj\u00eb investim prej rreth 29 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe pun\u00ebsimin e 32 punonj\u00ebsve. \u00a0N\u00eb total, bashkia pret t\u00eb marr\u00eb 82 milion\u00eb lek\u00eb nga qiraja; q\u00eb jan\u00eb di\u00e7ka m\u00eb pak se gjysma e investimit.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia me qira te fondacioni \u201cMaarif\u201d u kritikua nga ish-kryekomunari Sollaku si dhe nga ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Elbasanin, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr shkolla t\u00eb reja jan\u00eb maksimale p\u00ebr shkak t\u00eb degradimit infrastrukturor t\u00eb tyre, Ministria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebrton t\u00eb reja, por dhe t\u00eb rejat e nd\u00ebrtuara nga 2013 nuk i p\u00ebrdor, por i jep me qera,\u201d shkroi Bo\u00e7i n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkolla publike ku u investuan 1.3 mln euro nga Shteti, i jepet fondacionit t\u00eb Erdogan. Gazeta Panorama. Investimi prej 1.3 milion\u00eb eurosh i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb re n\u00eb Bradashesh, pasi u la bosh p\u00ebr disa vite, iu kalua me qira fondacionit shtet\u00ebror turk \u201cMaarif\u201d, nd\u00ebrsa zyrtar\u00eb e ish-zyrtar\u00eb lokal\u00eb p\u00ebrplasen p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":25477,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,2,35],"tags":[],"class_list":["post-25476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/shkolla-Bradashesh-600x338.jpg?fit=600%2C338&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-6CU","jetpack-related-posts":[{"id":102478,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/mbi-113-mije-nxenes-me-pak-dhe-qindra-shkolla-te-mbyllura-ne-10-vjet\/","url_meta":{"origin":25476,"position":0},"title":"Mbi 113 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb pak dhe qindra shkolla t\u00eb mbyllura n\u00eb 10 vjet","author":"Kurt Farka","date":"July 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Korrik 2026 N\u00ebse dikur mbyllja e nj\u00eb shkolle ishte nj\u00eb lajm q\u00eb trondiste nj\u00eb fshat, sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb statistik\u00eb. Por pas k\u00ebtyre statistikave fshihet nj\u00eb realitet shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb: Shqip\u00ebria po humbet f\u00ebmij\u00ebt e saj. Nj\u00eb raport i publikuar nga Q\u00ebndresa Qytetare tregon se gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/1000-0-172539f2-560b-4560-958e-c6637c9f3728-6a50c26c33b36.webp?fit=1000%2C667&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/1000-0-172539f2-560b-4560-958e-c6637c9f3728-6a50c26c33b36.webp?fit=1000%2C667&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/1000-0-172539f2-560b-4560-958e-c6637c9f3728-6a50c26c33b36.webp?fit=1000%2C667&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/1000-0-172539f2-560b-4560-958e-c6637c9f3728-6a50c26c33b36.webp?fit=1000%2C667&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":101457,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/hetim-doreheqja-nuk-mjafton-qarri-rama-nuk-duhet-te-numeroje-me-as-paret-as-pronat-dhe-as-votat-e-shqiptareve\/","url_meta":{"origin":25476,"position":1},"title":"\u2018Hetim &#8211; Dor\u00ebheqja nuk mjafton\u2019, Qarri: Rama nuk duhet t\u00eb num\u00ebroj\u00eb m\u00eb as paret, as pronat dhe as votat e shqiptar\u00ebve","author":"Kurt Farka","date":"June 13, 2026","format":false,"excerpt":"Gazetari Flavio Qarri ka ngritur pesh\u00eb turm\u00ebn e protestuesve me akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb. Duke theksuar se flet si nj\u00eb familjar me 35 t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb emigrim, ai preku plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare: shpopullimin e vendit. P\u00ebrmes nj\u00eb historie rr\u00ebqeth\u00ebse personale, ku tregonte se si nj\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_Screenshot_2026-06-13_1933551781372853.png?fit=900%2C473&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_Screenshot_2026-06-13_1933551781372853.png?fit=900%2C473&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_Screenshot_2026-06-13_1933551781372853.png?fit=900%2C473&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_Screenshot_2026-06-13_1933551781372853.png?fit=900%2C473&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100945,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/per-here-te-pare-buxheti-po-shpenzon-me-shume-per-rroga-e-kancelari-sesa-per-investime-publike\/","url_meta":{"origin":25476,"position":2},"title":"P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb buxheti po shpenzon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rroga e \u201ckancelari\u201d sesa p\u00ebr investime publike","author":"Kurt Farka","date":"June 2, 2026","format":false,"excerpt":"2 Qershor 2026 Nga: Revita Monitor Shqip\u00ebria ka nevoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr investime t\u00eb reja sidomos n\u00eb infrastruktur\u00ebn e transportit, por vitet e fundit ka nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb shpenzimet operative dhe ato t\u00eb mir\u00ebmbajtjes t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb investimeve n\u00eb 4-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit. T\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Njoftime Shtypi&quot;","block_context":{"text":"Njoftime Shtypi","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/njoftime-shtypi\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/investim-per-kancelari-jo-infrastrukture.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/investim-per-kancelari-jo-infrastrukture.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/investim-per-kancelari-jo-infrastrukture.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/investim-per-kancelari-jo-infrastrukture.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/investim-per-kancelari-jo-infrastrukture.png?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":103443,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nena-e-te-miturit-me-paralize-ne-bashki-me-thane-pse-ke-dale-ne-proteste-femija-nuk-te-behet-me-njeri\/","url_meta":{"origin":25476,"position":3},"title":"N\u00ebna e t\u00eb miturit me paraliz\u00eb: &#8211; N\u00eb bashki m\u00eb than\u00eb, pse ke dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb, f\u00ebmija nuk t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb njeri","author":"Kurt Farka","date":"July 30, 2026","format":false,"excerpt":"30 Korrik 2026 Nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi trondit\u00ebse e d\u00ebshtimit t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb familjeve n\u00eb nevoj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike gjat\u00eb protest\u00ebs, ku nj\u00eb n\u00ebn\u00eb nga Rrogozhina ka rr\u00ebfyer p\u00ebrball\u00eb gazetarit Osman Stafa, dram\u00ebn e saj 10-vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb siguruar kujdesin minimal p\u00ebr djalin e saj me paraliz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_watermarked_file_6a6a5e7ea9a652.825111281785356069.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_watermarked_file_6a6a5e7ea9a652.825111281785356069.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_watermarked_file_6a6a5e7ea9a652.825111281785356069.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_watermarked_file_6a6a5e7ea9a652.825111281785356069.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102498,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/koncerti-i-kanye-west-birn-qeveria-po-mbush-gjysmen-e-stadiumit-me-administraten-dhe-nxenes-shkollash-injoron-shqetesimet-per-deklaratat-e-tij-antisemite\/","url_meta":{"origin":25476,"position":4},"title":"Koncerti i Kanye West, BIRN: Qeveria po mbush gjysm\u00ebn e stadiumit me administrat\u00ebn dhe nx\u00ebn\u00ebs shkollash, \u201cinjoron\u201d shqet\u00ebsimet p\u00ebr deklaratat e tij antisemite","author":"Kurt Farka","date":"July 11, 2026","format":false,"excerpt":"11 Korrik 2026 Qeveria duket se i ka v\u00ebn\u00eb q\u00ebllim vetes t\u00eb mbush\u00eb gjysm\u00ebn e stadiumit ku do t\u00eb mbahet koncerti i Kanye West \u2013 i njohur gjithashtu si YE, me nx\u00ebn\u00ebs shkollash dhe punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, pa e konsideruar shqet\u00ebsues faktin q\u00eb artisti amerikan kritikohet p\u00ebr deklarata antisemite. T\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100713,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ne-shkollen-emin-duraku-mesimi-zhvillohet-me-dy-turne-jane-shpenzuar-50-mln-euro-tek-edit-durham-dhe-nuk-eshte-shtuar-asnje-klase\/","url_meta":{"origin":25476,"position":5},"title":"N\u00eb shkoll\u00ebn \u201cEmin Duraku\u201d m\u00ebsimi zhvillohet me dy turne! Jan\u00eb shpenzuar 50 mln euro tek \u201cEdit Durham\u201d dhe nuk \u00ebsht\u00eb shtuar asnj\u00eb klas\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 28, 2026","format":false,"excerpt":"28 Maji 2027 Deputetja e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Erisa Xhixho shprehet se n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cEmin Duraku\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit vijojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb m\u00ebsim me dy turne, pavar\u00ebsisht se sipas saj qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs kan\u00eb paguar p\u00ebr 10 vite taks\u00ebn e arsimit, nga e cila jan\u00eb mbledhur rreth 70 milion\u00eb euro.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_eminnnn1575405797.jpg?fit=900%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_eminnnn1575405797.jpg?fit=900%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_eminnnn1575405797.jpg?fit=900%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_eminnnn1575405797.jpg?fit=900%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25476"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25479,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25476\/revisions\/25479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}