{"id":19141,"date":"2019-04-03T22:01:02","date_gmt":"2019-04-03T22:01:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=19141"},"modified":"2019-04-03T22:01:02","modified_gmt":"2019-04-03T22:01:02","slug":"te-gjithe-po-ikin-po-zbrazet-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/te-gjithe-po-ikin-po-zbrazet-shqiperia\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb po ikin , po zbrazet Shqip\u00ebria. &#8211;\u00a0"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_19142\" style=\"width: 477px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-19142\" data-attachment-id=\"19142\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/te-gjithe-po-ikin-po-zbrazet-shqiperia\/oko-2-2\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=678%2C366&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"678,366\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Te  gjithe po ikin\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"&lt;p&gt;Te  gjithe po ikin&lt;\/p&gt;\n\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=300%2C162&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=678%2C366&amp;ssl=1\" class=\" wp-image-19142\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1-300x162.png?resize=467%2C252\" width=\"467\" height=\"252\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=300%2C162&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=450%2C243&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=600%2C324&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=400%2C216&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?w=678&amp;ssl=1 678w\" sizes=\"auto, (max-width: 467px) 100vw, 467px\" \/><p id=\"caption-attachment-19142\" class=\"wp-caption-text\">Te gjithe po ikin<\/p><\/div>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb po ikin , po zbrazet Shqip\u00ebria. &#8211;<br \/>\nNga: Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>\u201cDeti u b\u00eb mal me njer\u00ebz, dhe toka det me lot\u201d, k\u00ebndonte Ardit Gjebrea, n\u00eb vitet \u201890, n\u00eb at\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme n\u00eb festival, q\u00eb besoj ka arritur t\u00eb p\u00ebrlot\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, q\u00eb po p\u00ebrjetonte migrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Ishte v\u00ebrtet di\u00e7ka e dhimbshme, e tmerrshme n\u00eb historit\u00eb njer\u00ebzore, por edhe nj\u00eb shfryrje e madhe e dufit dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr liri q\u00eb aq shum\u00eb e dashuronin shqiptar\u00ebt. E p\u00ebrs\u00ebri, me gjith\u00eb vuajtjet dhe kalvarin e \u201cShqip\u00ebris\u00eb q\u00eb po ikte\u201d, \u201cShqip\u00ebria q\u00eb po mbetej\u201d kishte shpres\u00eb, aq shum\u00eb shpres\u00eb dhe besim se shum\u00eb\u00e7ka do t\u00eb ndryshonte. Kan\u00eb kaluar tre dekada q\u00eb at\u00ebher\u00eb, brezi i t\u00eb rinjve t\u00eb asaj kohe tash po rrit f\u00ebmij\u00ebt apo po g\u00ebzon f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet, gjeneratat kan\u00eb ndryshuar, Shqip\u00ebria ka ndryshuar, e megjithat\u00eb, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, zemra dhe shpirti i saj mbetet po ajo e \u201cviteve \u201890\u201d.<br \/>\nKam nj\u00eb cinik k\u00ebtu pran\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb a mendim q\u00eb un\u00eb hedh mundohet t\u00eb m\u00eb thumboj\u00eb e m\u00eb thot\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb, do t\u00eb mohosh gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, mos do t\u00eb thuash se Shqip\u00ebria s\u2019\u00ebsht\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb i pasur, e m\u00eb i bukur p\u00ebr t\u2019u jetuar se sa n\u00eb vitet \u201890\u201d. Jo, i them, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhvilluar, por jo me shpejt\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb vet, jo, as me pritshm\u00ebrit\u00eb e tyre m\u00eb pesimiste, se ndryshe nuk do t\u00eb p\u00ebrjetonim sot po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhimbje e trishtim kur lexojm\u00eb e shohim me syt\u00eb tan\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri po ik\u00ebn, ngadal\u00eb, shtruar, ashtu si pa u ndjer\u00eb, ashtu si pa u kuptuar, pa anije, britma, tragjizma n\u00ebp\u00ebr media, por me nj\u00eb konstante e vazhdim\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb frikshme se ajo e viteve \u201890. Po p\u00ebrs\u00ebri ciniku brof p\u00ebrpjet\u00eb e thot\u00eb: \u201cVarf\u00ebri e migrim ka kudo, n\u00eb \u00e7do vend, si mund t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d. Jo, jo, ia kthej, edhe me m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri, por me nj\u00eb z\u00eb q\u00eb tani ka filluar t\u00eb m\u00eb dridhet nga mall\u00ebngjimi. Nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj k\u00ebto migrime, pavar\u00ebsisht se skenat i kan\u00eb aq t\u00eb ndryshme, nj\u00ebri zhurm\u00ebmadh, por plot shpres\u00eb, kurse ky i sotmi, i pazhurmsh\u00ebm, por besimthyer. \u201cShqip\u00ebria po qan\u201d, k\u00ebndonte at\u00ebher\u00eb Gjebrea, \u201cajo e di si duron, po i shkundeshin filizat\u201d. Po tani vall\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb themi, t\u00eb ul\u00ebrasim, t\u00eb b\u00ebrtasim nga trishtimi, kur shohim se Shqip\u00ebris\u00eb po i largohen m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb shkolluarit, m\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, shtylla e asaj administrate, e atij shteti q\u00eb shtyn p\u00ebrpara \u00e7do komb, m\u00eb kreativ\u00ebt dhe m\u00eb profesionist\u00ebt, forca l\u00ebviz\u00ebse e biznesit dhe ekonomis\u00eb q\u00eb klasa e mesme i siguron \u00e7do vendi q\u00eb synon t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme.<br \/>\nMos vall\u00eb, pik\u00ebrisht tani Shqip\u00ebris\u00eb nuk po i shkunden filizat, por po i shkulen rr\u00ebnj\u00ebt, po i priten krah\u00ebt, po i shkulet shpirti? I kam shqyrtuar statistikat e atyre q\u00eb po ikin, shumica kan\u00eb qen\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn t\u00eb pun\u00ebsuar, t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb aft\u00eb, edhe pse t\u00eb heshtur, t\u00eb duruar, se aq mir\u00eb e njohin, por dhe aq shum\u00eb e dashurojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb po ai brez ose pinjoll i atij brezi \u201cShqip\u00ebrie q\u00eb mbeti\u201d n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, jo pse nuk mundej, por sepse d\u00ebshiroi dhe besoi se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhej. \u00cbsht\u00eb po ai brez q\u00eb punoi aq fort, jo n\u00eb nj\u00eb, por n\u00eb disa pun\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, se ata e dinin se e till\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe ekonomia e saj, nuk t\u00eb ofron m\u00eb shum\u00eb; ai brez q\u00eb deshi t\u00eb nd\u00ebrtonte di\u00e7ka, nj\u00eb jet\u00eb me duart e tij, nj\u00eb biznes, nj\u00eb karrier\u00eb q\u00eb mjaft her\u00eb ia mb\u00ebrriti; ai brez q\u00eb sot ka dhe nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur p\u00ebr veten dhe familjen, ndoshta dhe nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb plazh (edhe pse me kredi), ai brez njer\u00ebzish q\u00eb duruan p\u00ebrtej st\u00ebrmundimit, q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn, luftuan ndershm\u00ebrisht, p\u00ebrtej naivitetit dhe burr\u00ebris\u00eb shqiptare, q\u00eb ky vend, kjo administrat\u00eb, ky shtet t\u2019i linte t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shpreheshin, t\u2019u thithte kapacitetet, e k\u00ebsisoj t\u2019u tregonte edhe respekt, edhe mir\u00ebnjohje, tek e fundit edhe p\u00ebrkujdesje. Ata po ikin, por qen\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e k\u00ebtij vendi, t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb ditur, t\u00eb kultivuar, q\u00eb e nxjerrin buk\u00ebn dhe nga dheu, p\u00ebrderisa gjejn\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb-paguara kudo ku shkojn\u00eb. Mir\u00ebpo, njeriu q\u00eb t\u00eb zhvillohet p\u00ebr shtetin dhe vendin e vet, ka nevoj\u00eb p\u00ebr barazi e meritokraci, k\u00ebto jan\u00eb flatrat e tij shpirt\u00ebrore, q\u00eb ky brez nuk i pati kurr\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta buk\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria, edhe ashtu e varf\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, mund t\u2019ua jepte e nuk ua dha.<br \/>\nNdaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tragjik e vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj, kjo ikje e heshtur, e p\u00ebrditshme, e njer\u00ebzve m\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, jo si emigrant t\u00eb thjesht\u00eb, por me avion\u00eb, me kontrata e viza pune. Ja, pse Shqip\u00ebria q\u00eb mbeti dikur n\u00eb vitet \u201890, tani po ik\u00ebn, bashk\u00eb me pinjoll\u00ebt e vet, n\u00eb at\u00eb ikje q\u00eb mund t\u00eb quhet m\u00ebrgimi m\u00eb i madh i trurit e mendjes q\u00eb ky vend ka provuar ndonj\u00ebher\u00eb. I kam d\u00ebgjuar disa syresh prej tyre, q\u00eb teksa ikin m\u00eb thon\u00eb: \u201cKur isha ende i ri, n\u00eb vitet \u201890, m\u00eb pat\u00ebn m\u00ebsuar se n\u00eb qoft\u00eb se je i zoti dhe punon shum\u00eb, nuk mund t\u00eb mos \u00e7ash n\u00eb jet\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj un\u00eb q\u00ebndrova. Nuk mund t\u00eb them se nuk e provova,(madje kam provuar shum\u00eb), as se jam i m\u00ebrzitur apo i dhembur me rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs sime jo t\u00eb leht\u00eb, por nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u2019ia jap sot sime bije. Nuk mund t\u2019i shpjegoj, pa e g\u00ebnjyer, se me merit\u00eb e drejt\u00ebsi mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend si\u00e7 jam munduar t\u00eb b\u00ebj edhe un\u00eb. Ndaj vet\u00ebm hesht, hesht e iki me mendje si ata q\u00eb largohen\u201d. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo heshtje, kjo heshtje gj\u00ebmim-madhe ajo q\u00eb duhet t\u00eb na shpjegoj\u00eb politika e gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve e majt\u00eb dhe e djatht\u00eb, ajo prej s\u00eb cil\u00ebs ajo duhet t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime e t\u2019i b\u00ebhet busull p\u00ebr \u00e7do program e l\u00ebvizje politike, t\u00eb sotme e t\u00eb ardhme. \u00cbsht\u00eb thelbi dhe arsyeja e k\u00ebsaj ikje, ajo q\u00eb duke e kuptuar sa m\u00eb mir\u00eb e sa m\u00eb thell\u00eb, mund ta ndri\u00e7oj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebris\u00eb gabimet e s\u00eb p\u00ebrditshmes n\u00eb mos ngjalljen e shpres\u00ebs dhe n\u00eb krah-k\u00ebputjen e besimit. E p\u00ebrs\u00ebri ciniku m\u00eb nd\u00ebrhyn duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cPo ikin, po pse nuk pat\u00ebn guximin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb e t\u00eb flasin, t\u00eb shkruajn\u00eb, t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar ket\u00eb vend?\u201d. P\u00ebrkundrazi, i them, ata duruan kaq gjat\u00eb, pik\u00ebrisht se e njihnin k\u00ebt\u00eb vend. Ata fol\u00ebn e shpeshher\u00eb me vepra, por ministri dhe shefi i administrat\u00ebs ishte i korruptuar, e s\u2019i d\u00ebgjoi njeri idet\u00eb e tyre. Ata shkruan, por drejtori i k\u00ebrc\u00ebnoi se ishte partiak, nuk u hapi rrug\u00eb se kishte dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vendin e pun\u00ebs. Ata qen\u00eb t\u00eb urt\u00eb, t\u00eb matur, dhe e desh\u00ebn plot durim k\u00ebt\u00eb vend; i mikluan p\u00ebr t\u2019i futur n\u00eb politik\u00eb e \u201cp\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prokopi\u201d si\u00e7 flitet shpesh, por ata qen\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, aspak naiv\u00eb, por t\u00eb ditur n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb madh\u00ebrishme, se vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb b\u00ebhej Shqip\u00ebria. Ata b\u00ebn\u00eb biznes, edhe t\u00eb suksessh\u00ebm, por tatimori dhe doganieri u lypte ryshfet, pabarazia e taksave q\u00eb paguanin t\u00eb drejtit dhe t\u00eb padrejtit i vrau, i l\u00ebndoi, n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb mrekullishme shtetformuese, se vet\u00ebm pa korrupsion, pa klienteliz\u00ebm mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara ekonomia e k\u00ebtij vendi. Por ata fol\u00ebn, me besimin dhe shpres\u00ebn e patundur n\u00eb mrekullit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb liria dhe demokracia, edhe politikisht, si ai brezi gri i saj, si ai z\u00ebri i pandikuar, i pabler\u00eb, i mazhoranc\u00ebs s\u00eb heshtur, sa her\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria gjendej n\u00eb udh\u00ebkryq. Ishin ata q\u00eb kur qeveria socialiste e asaj kohe ishte e zhytur n\u00eb krim e korrupsion, besuan n\u00eb kart\u00ebn e moralit dhe i dhan\u00eb Berish\u00ebs at\u00eb q\u00eb edhe mund t\u00eb mos imagjinohej disa vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet. Ishte po ky z\u00eb, q\u00eb foli politikisht, duke i dh\u00ebn\u00eb mandatin e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr tre her\u00eb resht Edi Ram\u00ebs, e pastaj k\u00ebrkoi t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb re politike, asokohe shpres\u00ebngjall\u00ebse. E s\u00eb fundi, foli n\u00eb z\u00ebrin e 1 milion votave q\u00eb rr\u00ebzuan Berish\u00ebn dhe i hap\u00ebn rrug\u00eb nj\u00eb fryme t\u00eb re asokohe, at\u00eb t\u00eb Rilindjes. Po sot, \u00e7far\u00eb ka mbetur nga gjith\u00eb ajo masak\u00ebr e iluzioneve t\u00eb tyre? Zhg\u00ebnjim dhe ikje.<\/p>\n<div id=\"attachment_19142\" style=\"width: 819px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-19142\" data-attachment-id=\"19142\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/te-gjithe-po-ikin-po-zbrazet-shqiperia\/oko-2-2\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=678%2C366&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"678,366\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Te  gjithe po ikin\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"&lt;p&gt;Te  gjithe po ikin&lt;\/p&gt;\n\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=300%2C162&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=678%2C366&amp;ssl=1\" class=\" wp-image-19142\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1-300x162.png?resize=809%2C437\" width=\"809\" height=\"437\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=300%2C162&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=450%2C243&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=600%2C324&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?resize=400%2C216&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?w=678&amp;ssl=1 678w\" sizes=\"auto, (max-width: 809px) 100vw, 809px\" \/><p id=\"caption-attachment-19142\" class=\"wp-caption-text\">Te gjithe po ikin<\/p><\/div>\n<p>Ndoshta pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata po ikin, sepse kan\u00eb folur ashtu si\u00e7 flitet, me vot\u00eb, e Shqip\u00ebria dhe politika e saj ua ka marr\u00eb frym\u00ebn, ua ka shuar z\u00ebrin, ua ka nxir\u00eb jet\u00ebn. I kam par\u00eb syt\u00eb e trisht\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u201cm\u00ebrgimtari\u201d t\u00eb sapolarguar teksa m\u00eb thoshte: \u201cShqip\u00ebria, druaj se nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ne, misioni yn\u00eb, misioni i brezit t\u00eb viteve \u201890, kam frik\u00eb se ka p\u00ebrfunduar, ky vend nuk na ndihmoi e nuk na dha aq shum\u00eb sa ne i dham\u00eb, nuk na deshi aq shum\u00eb sa ne e desh\u00ebm. Tani na duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr shpirtin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb\u201d. E teksa ata shkojn\u00eb e p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb shkojn\u00eb, gjithkujt duhet t\u2019i bu\u00e7as\u00eb n\u00eb vesh trishtimi i tyre tek flasin, heshtja e tyre tek qajn\u00eb e mall\u00ebngjehen. E ardhmja e tyre, pa dyshim, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, ndoshta dhe e shk\u00eblqyer, po p\u00ebr jet\u00ebn e atyre q\u00eb do t\u00eb mbesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, po p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtij vendi, \u00e7\u2019t\u00eb ardhme vall\u00eb do t\u00eb ket\u00eb? Por edhe duke ikur, ata po flasin, edhe duke ikur heshtja e tyre flet m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi ngelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Mbetet detyr\u00eb urgjente e politik\u00ebs ta kuptoj\u00eb e ta d\u00ebgjoj\u00eb, por edhe e gjith\u00eb popullit. Perikliu, kryetari i madh i Athin\u00ebs, teksa mblidhte nj\u00eb dit\u00eb popullin rreth atyre q\u00eb kishin mbetur nga lufta e Peloponezit, me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrmallsh\u00ebm pat britur: \u201cKy vit e bjerri pranver\u00ebn e vet\u2026\u201d. Duke e ndjer\u00eb thell\u00eb gj\u00ebm\u00ebn e dhimbjes s\u00eb tyre m\u00eb jepet me ofshajt\u00eb edhe un\u00eb k\u00ebshtu: \u201cShqip\u00ebria po e bjerr pranver\u00ebn e s\u00eb ardhmes s\u00eb saj\u201d. Vet\u00ebm se duhet t\u2019ia v\u00ebr\u00eb mendjes mir\u00eb populli k\u00ebsaj gjendje, se me bjerr\u00eb pranver\u00ebn e fuqive t\u00eb veta \u00ebsht\u00eb shuplaka m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ai mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shteti, nj\u00eb vendi, duke i sjell\u00eb nd\u00ebrkaq m\u00eb t\u00eb rrezikshmin varf\u00ebrim. Kurse, ndaj ju t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb keni p\u00ebr detyr\u00eb kujdesin dhe drejtimin e k\u00ebtij kombi, do t\u00eb doja t\u2019iu ul\u00ebrija: \u201cP\u00ebrmbusheni deri n\u00eb fund detyr\u00ebn tuaj, duke e ruajtur k\u00ebt\u00eb popull prej trandjes s\u00eb emigrimit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb po ikin , po zbrazet Shqip\u00ebria. &#8211; Nga: Ndri\u00e7im Kulla \u201cDeti u b\u00eb mal me njer\u00ebz, dhe toka det me lot\u201d, k\u00ebndonte Ardit Gjebrea, n\u00eb vitet \u201890, n\u00eb at\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme n\u00eb festival, q\u00eb besoj ka arritur t\u00eb p\u00ebrlot\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, q\u00eb po p\u00ebrjetonte migrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":19142,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,2,35],"tags":[],"class_list":["post-19141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/oko-2-1.png?fit=678%2C366&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-4YJ","jetpack-related-posts":[{"id":100588,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/jonathan-pano-shpopullimi-nuk-eshte-rastesi-por-nje-axhende-e-qeverise\/","url_meta":{"origin":19141,"position":0},"title":"Jonathan Pano: &#8211; Shpopullimi nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por nj\u00eb axhend\u00eb e qeveris\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 22, 2026","format":false,"excerpt":"22 Maji 2026 I ftuar n\u00eb nj\u00eb studio televizive Jonathan Pano, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs nga radh\u00ebt e opozit\u00ebs, ngriti alarmin p\u00ebr ritmet e shpopullimit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat dhe analizave t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb demografis\u00eb. Sipas Panos, raportimet p\u00ebr rreth 29 mij\u00eb persona\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nfk.jpg?fit=773%2C528&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nfk.jpg?fit=773%2C528&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nfk.jpg?fit=773%2C528&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nfk.jpg?fit=773%2C528&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":103297,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rama-nga-baza-ajrore-e-farkes-jemi-gati-tu-shkojme-ne-ndihme-mohon-zjarret-ne-shqiperi-vlora-e-mbuluar-nga-tymi\/","url_meta":{"origin":19141,"position":1},"title":"Rama nga Baza Ajrore e Fark\u00ebs: &#8211; Jemi gati t\u2019u shkojm\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. Mohon Zjarret ne Shqiperi. Vlora e mbuluar nga Tymi","author":"Kurt Farka","date":"July 27, 2026","format":false,"excerpt":"27 Korrik 2026 Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e Shqip\u00ebris\u00eb me Franc\u00ebn dhe Spanj\u00ebn, t\u00eb cilat po p\u00ebrballen me zjarre t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha, duke theksuar se ndryshimet klimatike po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet. Gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Baz\u00ebn Ajrore t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":104134,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nga-skandali-i-ministrit-te-jashtem-qe-i-humbi-laptopi-me-te-dhenat-sekrete-te-nato-s-ne-shba-shtatzenia-e-belinda\/","url_meta":{"origin":19141,"position":2},"title":"Nga skandali i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm q\u00eb i humbi laptopi me t\u00eb dh\u00ebnat sekrete t\u00eb NATO-s n\u00eb SHBA, shtatz\u00ebnia e Belinda\u2026","author":"Kurt Farka","date":"August 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Gusht 2026 Grid Rroji tregon se \u00e7far\u00eb po p\u00ebrgatitet n\u00eb prapasken\u00eb Grid\u00a0Rroji,\u00a0analist dhe\u00a0pedagog i shkencave politike n\u00eb universitetin\u00a0\u201cCUNY-New\u00a0York\u201d\u00a0n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr \u201cVip\u00a0Magazine\u201d mbi zhvillimet e fundit politike n\u00eb Shqip\u00ebri. I pyetur mbi aludimet p\u00ebr shtatz\u00ebnin\u00eb e Belinda Ballukut pasi u\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_2264-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_2264-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_2264-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_2264-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_2264-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":101038,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/grigels-mucollari-i-pd-se-rama-ka-prekur-fundin-sa-me-shume-i-sulmon-aq-me-shume-rritet-pjesemarrja-ne-proteste\/","url_meta":{"origin":19141,"position":3},"title":"Grigels Mu\u00e7ollari i PD-se: &#8211; Rama ka prekur fundin.  &#8211; Sa m\u00eb shum\u00eb i sulmon aq m\u00eb shum\u00eb rritet pjes\u00ebmarrja n\u00eb protest\u00eb.","author":"Kurt Farka","date":"June 3, 2026","format":false,"excerpt":"3 Qershor 2026 An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb Grigels Mu\u00e7ollari ka deklaruar se vet\u00ebm kryeministri Edi Rama me korrupsionin dhe arroganc\u00ebn e tij mund t\u00eb bashkoj\u00eb n\u00eb shesh kaq shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ndajn\u00eb nj\u00eb objektiv t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, largimin e qeveris\u00eb. Mu\u00e7ollari theksoi se, populli q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Bulevardin\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Anetari-i-Kryesise-se-PD-se-Grigels-Mucollari.jpg?fit=640%2C408&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Anetari-i-Kryesise-se-PD-se-Grigels-Mucollari.jpg?fit=640%2C408&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Anetari-i-Kryesise-se-PD-se-Grigels-Mucollari.jpg?fit=640%2C408&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":103642,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/protestuesja-ne-nuk-harrojme-se-edi-rama-na-shiti-shqiperine-dhe-na-beri-popull-refugjatesh\/","url_meta":{"origin":19141,"position":4},"title":"Protestuesja: &#8211; Ne nuk harrojm\u00eb se Edi Rama na shiti Shqip\u00ebrin\u00eb dhe na b\u00ebri popull refugjat\u00ebsh","author":"Kurt Farka","date":"August 2, 2026","format":false,"excerpt":"2 Gusht 2026 Nj\u00eb shqiptare me banim n\u00eb Itali iu bashkua sot protest\u00ebs para kryeministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesja b\u00ebri me faj Edi Ram\u00ebn p\u00ebr shpopullimin e vendit nd\u00ebrsa i b\u00ebri thirrje diaspor\u00ebs t\u00eb solidarizohet me protestuesit p\u00ebr t\u00eb larguar kryeministrin \u201c Ne nuk e\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Refugjat-t.webp?fit=780%2C470&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Refugjat-t.webp?fit=780%2C470&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Refugjat-t.webp?fit=780%2C470&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Refugjat-t.webp?fit=780%2C470&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102322,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/alimehmeti-rama-eshte-ne-momentin-e-tij-me-te-keq-qeveria-teknike-zgjidhja-e-vetme-per-krizen\/","url_meta":{"origin":19141,"position":5},"title":"Alimehmeti: &#8211; Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb momentin e tij m\u00eb t\u00eb keq, qeveria teknike zgjidhja e vetme p\u00ebr kriz\u00ebn","author":"Kurt Farka","date":"July 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Korrik 2026 Alimehmeti thot\u00eb se kryeministri po p\u00ebrpiqet t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen nga akuzat ndaj tij, nd\u00ebrsa zgjidhja, mbetet largimi i Ram\u00ebs dhe krijimi i nj\u00eb qeverie teknike \u201cRama \u00ebsht\u00eb n\u00eb momentin e tij m\u00eb t\u00eb keq dhe, si \u00e7do bish\u00eb e plagosur, tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb d\u00ebme\u201d,\u00a0u\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ilir-Alimehmeti.webp?fit=660%2C330&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ilir-Alimehmeti.webp?fit=660%2C330&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ilir-Alimehmeti.webp?fit=660%2C330&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19143,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19141\/revisions\/19143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}