{"id":18101,"date":"2019-03-08T08:25:58","date_gmt":"2019-03-08T08:25:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=18101"},"modified":"2019-03-08T08:26:19","modified_gmt":"2019-03-08T08:26:19","slug":"18101-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/18101-2\/","title":{"rendered":"Si ndiqej Eqrem \u00c7abej nga Sigurimi, kush jan\u00eb koleg\u00ebt spiun\u00eb."},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"18102\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/18101-2\/auto_eqrem-cabej1549104179\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=900%2C497&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"900,497\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"auto_Eqrem-Cabej1549104179\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=300%2C166&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=900%2C497&amp;ssl=1\" class=\"alignnone size-medium wp-image-18102\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-300x166.jpg?resize=300%2C166\" width=\"300\" height=\"166\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=300%2C166&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=768%2C424&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=450%2C249&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=600%2C331&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=400%2C221&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?w=900&amp;ssl=1 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Si ndiqej Eqrem \u00c7abej nga Sigurimi, kush jan\u00eb koleg\u00ebt spiun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush e mban mend at\u00eb fotografin\u00eb e famshme ku shfaqet Enver Hoxha me shkenc\u00ebtarin Eqrem \u00c7abej, ku t\u00eb dy duket se po \u201chahen\u201d me nj\u00ebri-tjetrin me fjal\u00eb, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta besoj\u00eb se diktatori e kishte hal\u00eb n\u00eb sy bashk\u00ebpatriotin e tij gjirokastrit.<\/strong><\/p>\n<p>Pak e din\u00eb se Eqrem \u00c7abej ndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe se dosja e tij formulare mbante numrin 2383. Studimi i historianes Ledia Dushku zbulon \u201csekrete\u201d t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje, m\u00ebnyr\u00ebn se si shkenc\u00ebtari q\u00eb kishte refuzuar autoritetet fashiste e naziste t\u00eb merrte poste t\u00eb larta, ndiqej nga koleg\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sh\u00ebrbim t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, si e godiste dhe afronte Enver Hoxha, si u b\u00ebn\u00eb gati ta p\u00ebrjashtonin nga Instituti i Shkencave e si e \u201cruajti\u201d Nexhmije Hoxha. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e studimit t\u00eb thelluar t\u00eb Dushkut, ardhur p\u00ebr lexuesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatur, n\u00eb librin \u201cKur Sigurimi merrej me shkenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><span>\u00a0<\/span><\/p>\n<p>T\u00cb MBIJETOSH P\u00cbRMES HESHTJES \u2026.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb 6 gushti i 1908-\u00ebs, kur n\u00eb Eskishehir, pran\u00eb Ankaras\u00eb n\u00eb Turqi, gjyqtarit Hysen \u00c7abej i lind djal\u00eb. E quan Eqrem dhe kur k\u00ebrthiu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 6 muajsh, Hyseni kthehet me familjen n\u00eb Gjirokast\u00ebr. I vogli do ta njihte gjith\u00eb jet\u00ebn k\u00ebt\u00eb qytet si vendlindjen e tij. Aty kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe kreu shkoll\u00ebn fillore dhe at\u00eb qytet\u00ebse. Kur ishte 12 vje\u00e7, me burs\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, Hyseni e \u00e7on t\u00eb birin p\u00ebr shkollim n\u00eb Austri, ku vijon edhe Universitetin e Grazit dhe Vjen\u00ebs. Eqremi tanim\u00eb djalosh specializohet p\u00ebr Linguistik\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme e Indoevropiane e n\u00eb Albanistik\u00eb. Njihet aty me profesor Norbert Joklin, nj\u00eb prej albanolog\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej udh\u00ebrr\u00ebfyesi i tij drejt dijes.<\/p>\n<p>Mes profesorit dhe studentit u krijua nj\u00eb raport miq\u00ebsor e me nxitjen e tij, \u00c7abej hodhi hapat e par\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor, duke vijuar doktoratur\u00ebn p\u00ebr studime italo-shqiptare, ku mori grad\u00ebn \u201cDoktor\u201d n\u00eb Vjen\u00eb. Universiteti i propozoi djaloshit shqiptar t\u00eb q\u00ebndronte si asistent i Joklit, por \u00c7abej refuzoi. Ai u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, ku n\u00eb 13 vite i ishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb burs\u00eb prej 23 mij\u00eb frangash, me kushtin q\u00eb pas studimeve t\u2019i sh\u00ebrbente shtetit 7 vjet ose t\u2019i kthente t\u00eb hollat e marra. Riosh e nga nj\u00eb familje e mir\u00eb, \u00c7abej fill pas kthimit punon si profesor i let\u00ebrsis\u00eb dhe gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr, Elbasan, Gjirokast\u00ebr e Tiran\u00eb, madje mban edhe detyra si drejtues n\u00eb shkolla e n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit t\u00eb koh\u00ebs. Relacionet flasin p\u00ebr nj\u00eb profesor me prirje liberale, q\u00eb respekton mendimin e nx\u00ebn\u00ebsve. Ka nisur nd\u00ebrkoh\u00eb botimin e artikujve n\u00eb revista shqiptare si \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, por edhe n\u00eb ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e ka botuar m\u00eb 1936 librin p\u00ebr shkolla \u201cElemente t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb literatur\u00ebs shqipe\u201d. Emri i tij po b\u00ebhej i njohur. \u00cbsht\u00eb drejtor i Liceut t\u00eb Tiran\u00ebs, kur m\u00eb 1940 fashist\u00ebt ankohen se ai \u00ebsht\u00eb \u201ci vetmi person p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimet e k\u00ebqija t\u00eb kryera nga student\u00ebt e Liceut n\u00eb demonstratat e njohura t\u00eb 28 n\u00ebntorit 1939\u201d.<\/p>\n<p>Ankohen edhe se \u00c7abej nuk ka treguar shenj\u00eb afrimi me politik\u00ebn fashiste, cil\u00ebsohet i rreziksh\u00ebm, ndaj merren masa p\u00ebr ta shkarkuar nga detyra. 32-vje\u00e7ari \u00c7abej d\u00ebrgohet n\u00eb Itali deri n\u00eb 1944 dhe ngarkohet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr Atlasin Gjuh\u00ebsor Shqiptar n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Rom\u00eb. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, koh\u00eb q\u00eb e quante internim, \u00c7abej \u00ebsht\u00eb lidhur me fatin e atdheut dhe an\u00ebtar i rregullt i Institutit Mbretnuer t\u00eb Studimeve Shqiptare. Si ai, an\u00ebtar i rregullt n\u00eb Institut ishte edhe nj\u00eb prift italian albanolog, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebs kishte polemika. Ndaj, megjith\u00ebse ende n\u00eb pushtim, m\u00eb 1942 \u00c7abej i shkruante nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb guximshme kryetarit Ernest Koliqi, ku i k\u00ebrkonte t\u2019ia hiqte emrin, sepse \u201c(an\u00ebtar) i k\u00ebtij Instituti figuron at\u00eb Fulvio Cordignano, t\u00eb cilin un\u00eb v\u00ebrtet as nuk e njoh personalisht, ve\u00e7se njihet bot\u00ebrisht si armik i rrept\u00eb i rac\u00ebs shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 1942 fashist\u00ebt e m\u00eb 1943 nazist\u00ebt do t\u2019i propozonin postin e ministrit t\u00eb Arsimit n\u00eb qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ai nuk pranoi, sepse, si\u00e7 tregoi m\u00eb von\u00eb, \u201cnuk pajtohej me nderin tim shqiptar dhe me t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe t\u00eb popullit tim\u201d. P\u00ebrtej njeriut q\u00eb nuk donte t\u00eb merrej me politik\u00eb, p\u00ebr studiuesen Ledia Dushku dhe t\u00eb bij\u00ebn e \u00c7abejt, ai nuk mund t\u00eb b\u00ebhej minist\u00ebr i nazist\u00ebve, kur ata i kishin vrar\u00eb profesor\u00a0Joklin, \u201cbaban\u00eb e tij shpirt\u00ebror\u201d. Kishte kaluar kat\u00ebr vite n\u00eb Rom\u00eb, kur Eqremit i vritet v\u00ebllai, Selahudini, n\u00ebnprefekt i Tropoj\u00ebs, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb kthehet. Lufta ishte drejt fundit, partizan\u00ebt po shpallnin fitoren, kur ai nis pun\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe vazhdon angazhimin n\u00eb Institutin e Studimeve Shqiptare me skedat n\u00eb shqip p\u00ebr shkencat e natyr\u00ebs, me Sabiha Kasimatin dhe Gjergj Komninon. Por mbarimi i luft\u00ebs dhe instalimi i sistemit komunist e ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht raportin mes shkenc\u00ebs dhe shtetit. N\u00eb vend q\u00eb shkenca t\u00eb \u201cdiktonte\u201d politikat, ishin k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb diktonin shkenc\u00ebn. Enver Hoxha, n\u00eb fjalimet e mbajtura k\u00ebrkonte q\u00eb shkenca t\u00eb ishte \u201cn\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb masave punonj\u00ebse\u201d dhe e mbrujtur me frym\u00eb partie.<\/p>\n<p>\u201cNjeriu i ri\u201d q\u00eb k\u00ebrkohej duhej t\u00eb mendonte si Hoxha. Po sa mundej nj\u00eb intelektual i kalibrit t\u00eb \u00c7abejt t\u00eb p\u00ebrshtatej me kushtet e reja t\u00eb t\u00eb menduarit si partia? P\u00ebr shkak t\u00eb formimit dhe jet\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se 30-vje\u00e7are mes Europ\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00c7abej pozicionohej natyrsh\u00ebm tek elita e \u201cvjet\u00ebr\u201d, pa parti, t\u00eb shkolluar jasht\u00eb, q\u00eb vinin nga familje t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nuk mund t\u00eb pranonin nj\u00eb regjim q\u00eb m\u00eb s\u00eb pari u merrte lirin\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto u b\u00ebn\u00eb shkak q\u00eb ai t\u00eb cil\u00ebsohej q\u00eb n\u00eb fillim prej regjimit t\u00eb ri, si element \u201ci rreziksh\u00ebm, me probleme ideologjike e politike\u201d. P\u00ebr njer\u00ebz si \u00c7abej, Partia Komuniste k\u00ebrkonte q\u00eb ata t\u00eb bashk\u00ebpunonin me regjimin ose, si\u00e7 koha e tregon, ekzekutoheshin, burgoseshin, internoheshin. \u00cbsht\u00eb shtatori i vitit 1946 dhe doktori i shkencave Eqrem \u00c7abej \u00ebsht\u00eb 38 vje\u00e7, kur Sigurimi i Shtetit e v\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim. Nj\u00eb sh\u00ebnim i dat\u00ebs 29 t\u00eb atij muaji interpreton jet\u00ebn e tij me tone akuzash: \u201c\u00c7abej n\u00eb koh\u00ebn e fashizmit ishte d\u00ebrguar n\u00eb Itali\u2026 Ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me gjerman\u00ebt, se k\u00ebta e em\u00ebruan minist\u00ebr, mir\u00ebpo ky nuk pranoi\u2026<\/p>\n<p>Dyshohet se ka qen\u00eb besnik te gjerman\u00ebt, sa t\u00eb liroj dhe t\u00eb d\u00ebrgoj n\u00eb Shqip\u00ebri 30-40 shqiptar\u00eb t\u00eb internuar prej italian\u00ebve\u201d. Sa u takon lirimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb internuar gjat\u00eb fashizmit, e bija Brikena \u00c7abej dhe rr\u00ebfime t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, si shkrimtari i njohur Petro Marko, nxjerrin an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ngjarjes. N\u00eb ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Rom\u00eb punonte nj\u00eb shok shkolle nga Vjena, tek i cili \u00c7abej mundi t\u00eb merrte nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb lejonte Petro Markon t\u00eb mblidhte n\u00ebp\u00ebr Itali t\u00eb burgosurit dhe t\u00eb internuarit shqiptar\u00eb e t\u2019i riatdhesonte. Por sh\u00ebrbimet p\u00ebr shtetin dhe ato q\u00eb duhej t\u00eb ishin asete p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij, si studimet e kryera n\u00eb Austri, njohja e disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, prejardhja nga nj\u00eb familje e pasur, p\u00ebrvojat e pun\u00ebs, bashk\u00eb me miq\u00ebsin\u00eb me elit\u00ebn intelektuale t\u00eb koh\u00ebs u kthyen p\u00ebr t\u00eb n\u00eb njolla t\u00eb err\u00ebta, q\u00eb lajm\u00ebronin rrezik. Faktet e jet\u00ebs s\u00eb tij manipuloheshin n\u00eb relacionet e Sigurimit t\u00eb Shtetit, kur sh\u00ebnohej se \u201cokupacionin fashist e ka pritur mir\u00eb, duke e p\u00ebrhapur dhe deklaruar si mik t\u00eb popullit ton\u00eb\u201d. Sigurimi i Shtetit m\u00eb 11 tetor t\u00eb 1950-\u00ebs e cil\u00ebson \u201carmik t\u00eb pushtetit popullor\u201d, me nj\u00eb kunat t\u00eb arratisur si ballist dhe me v\u00ebllan\u00eb e vrar\u00eb nga partizan\u00ebt para \u00e7lirimit. Shtuar k\u00ebsaj, agjentja \u201cprur\u00ebsja\u201d raportonte se n\u00eb takimet mes \u00c7abejt dhe Sabiha Kasimatit \u201cbisedohet rreth kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs dhe veprave\u2026 t\u00eb shkrimtar\u00ebve me kultur\u00eb borgjeze. Kultura marksiste p\u00ebr ta konsiderohet si hi\u00e7 gj\u00eb, veprat e Leninit jo si kryevepra, por si ngjarje t\u00eb rastit\u201d.<\/p>\n<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"18102\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/18101-2\/auto_eqrem-cabej1549104179\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=900%2C497&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"900,497\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"auto_Eqrem-Cabej1549104179\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=300%2C166&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=900%2C497&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-18102\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-300x166.jpg?resize=548%2C303\" width=\"548\" height=\"303\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=300%2C166&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=768%2C424&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=450%2C249&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=600%2C331&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?resize=400%2C221&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?w=900&amp;ssl=1 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 548px) 100vw, 548px\" \/><\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb von\u00eb, miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrfshi Sabiha Kasimatin, ishin ose t\u00eb ekzekutuar, ose p\u00ebrgjoheshin, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb cil\u00ebsohej se kryente \u201caktivitet antipopullor, kundra atdheut dhe popullit\u201d. Thuhej se n\u00eb Vjen\u00eb ka marr\u00eb tendenca naziste, i p\u00ebrmendej Roma, dy propozimet p\u00ebr minist\u00ebr dhe theksohej se \u201casht par\u00eb t\u00eb shoqnohet me elementa t\u00eb dyshimt\u00eb\u201d. Ishte koha kur Eqremi, tanim\u00eb 44-vje\u00e7ar, po takohej me Shyrete Kurteshin, e p\u00ebrjashtuar nga Partia, e survejuar dhe bashk\u00ebshortja e tij e ardhshme. N\u00eb vitet 1952-1955, Sigurimi harton gjasht\u00eb plane masash p\u00ebr p\u00ebrgjimin e \u00c7abejt dhe i v\u00eb pas gjasht\u00eb agjent\u00eb me pseudonimet \u201cPrur\u00ebsja\u201d, \u201cDrojtja\u201d, \u201cEdija\u201d, \u201cDhelpra\u201d, \u201c\u00c7ajupja\u201d, \u201cTaraboshi\u201d.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb ndiqej \u00e7do moment, i kontrollohet puna q\u00eb b\u00ebn, korrespondenca, me k\u00eb shoq\u00ebrohet, ku shkon, k\u00eb takon nga Instituti n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare a rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, deri edhe hyrje-daljet n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebr t\u00eb nuk po gjendej asgj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Nj\u00eb ish-studenti i tij e m\u00eb pas koleg, q\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit raporton me pseudonimin \u201cEdija\u201d, thot\u00eb se ai ka \u201ckultur\u00eb borgjeze, \u00ebsht\u00eb mjaft i zgjuar e inteligjent, por dinak\u201d, madje shton se q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Zogut, \u201ckur vendi i zakonsh\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn e profesor\u00ebve ishte kafeneja, ky studionte, nuk \u00ebsht\u00eb njeri i bixhozit\u201d. Ishstudenti spiun raporton se \u00c7abej mendon se \u201cka disa njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi politik\u00ebn, nuk interesohen, s\u2019e p\u00ebrfillin fare\u201d. \u201cE tha me pasion k\u00ebt\u00eb\u201d thekson,- \u201cEdija\u201d,- \u201caq sa m\u00eb dha t\u00eb kuptoj se ishte i bindur q\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj, prandaj ai e mbante\u2026\u201d Komunist\u00ebt e shihnin si mendjemadh, q\u00eb nuk pajtohej me luft\u00ebn e klasave dhe \u00e7\u00ebshtjet shkencore i shihte t\u00eb ndara nga politika, duke sfiduar k\u00ebshtu ideologjin\u00eb e koh\u00ebs. Teksa p\u00ebrgjohej n\u00eb \u00e7do hap e \u00e7do mendim, pyetja \u00ebsht\u00eb si i shp\u00ebtoi vdekjes? P\u00ebrgjigjja do t\u00eb ishte: heshti e nuk foli me ask\u00ebnd, p\u00ebr asgj\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e dhimbshme p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb shihte se si miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i vriteshin.<\/p>\n<p>Ai duhet ta ket\u00eb kuptuar shpejt edhe pse. E kur shum\u00eb miq regjimi ia mori duke ia vrar\u00eb, ai rralloi takimet me t\u00eb tjer\u00ebt e mbetur gjall\u00eb. Dosja e tij n\u00eb Sigurimin e Shtetit tregon se numri i njer\u00ebzve q\u00eb ai takon mpaket vit pas viti. N\u00ebse m\u00eb 1948, \u00c7abej kishte kontaktuar 62 persona, n\u00eb vitin 1953 vet\u00ebm 17, nd\u00ebrsa m\u00eb 1956- \u00ebn, gjat\u00eb 5 dit\u00ebve t\u00eb survejimit ai kishte takuar jasht\u00eb familjes vet\u00ebm 2 veta, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte i vjehrri. E bija, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr studimin e Ledia Dushkut, mbi t\u00eb cilin bazohet ky artikull, e p\u00ebrshkruan t\u00eb atin si: \u201cnjeri i matur, i qet\u00eb, me nj\u00eb edukat\u00eb t\u00eb pabesueshme. E kam par\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb t\u00eb humbiste durimin dhe t\u00eb nervozohej. Zakonisht, kur e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, ikte nga dhoma. Nuk shante njeri dhe konfliktet i evitonte si t\u00eb mundej. Kishte parime, t\u00eb cilat nuk i shkelte kurr\u00eb.<\/p>\n<p>E dinte fort mir\u00eb se ku ishte d\u00ebrrasa e kalbur dhe i q\u00ebndronte larg. Nuk ankohej, megjith\u00ebse nuk ka b\u00ebr\u00eb jet\u00eb t\u00eb leht\u00eb. P\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb i dhembnin, nuk fliste kurr\u00eb\u201d. Kjo ishte arsyeja e par\u00eb pse e lan\u00eb gjall\u00eb, nd\u00ebrsa e dyta ishte nevoja q\u00eb pat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb. Prej 1950-\u00ebs, puna n\u00eb Institutin e Shkenc\u00ebs ishte n\u00ebn lup\u00ebn e partis\u00eb. Vet\u00eb Enver Hoxha, q\u00eb kontrollonte raportet, shprehej se, \u201cne e dim\u00eb\u2026 se \u00e7far\u00eb elementi \u00ebsht\u00eb Eqrem \u00c7abeu, por duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb punoj\u00eb\u201d. Diktatori do ta p\u00ebrmendte emrin e \u00c7abejt n\u00eb mbledhje \u00e7do dy vite, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje \u201ct\u00eb metat e tij\u201d, kur raportet e Institutit dhe t\u00eb Sigurimit i thoshin edhe aft\u00ebsit\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb, kur zbutej gjuha me intelektual\u00ebt e vjet\u00ebr, Hoxha k\u00ebrkonte m\u00ebnyra paq\u00ebsore t\u00eb pun\u00ebs me ta, jo ato policore e t\u00eb dhunshme, por kishte vite si ai 1954, kur diktatori shprehej se, \u201cdituria e njer\u00ebzve si Sejfulla Mal\u00ebshova, Eqrem \u00c7abej etj., \u2026 nuk na vlen p\u00ebr n\u00eb Institut\u201d.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb 1955 emri i \u00c7abejt qe propozuar t\u00eb hiqej nga Instituti i Shkencave, bashk\u00ebshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, drejtore e Sektorit t\u00eb Agjitacionit e Propagand\u00ebs, do e zbuste situat\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: \u201cP\u00ebr Eqrem \u00c7abejin, po t\u00eb nisemi nga ana politike, mund t\u00eb hiqet, por un\u00eb them se ai nuk duhet t\u00eb hiqet, duke marr\u00eb parasysh se ai sot (shkenc\u00ebrisht) punon p\u00ebr ne\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, \u00c7abej ishte i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm: po b\u00ebnte transkriptimin e vepr\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb shqip, \u201cMesharit\u201d t\u00eb\u00a0Gjon Buzukut (1555). E cil\u00ebsuar si pun\u00eb murgu, ajo mund t\u2019i merrte 8 vite koh\u00eb dhe qe nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb iu dha me urdh\u00ebr, duke e detyruar t\u00eb linte m\u00ebnjan\u00eb \u201cAtlasin e Gjuh\u00ebs p\u00ebr Historin\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe\u201d, q\u00eb sipas koleg\u00ebve q\u00eb ankoheshin, ngurronte ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p>\u201cMeshari\u201d jo vet\u00ebm nxori n\u00eb pah domosdoshm\u00ebrin\u00eb e dijes s\u00eb \u00c7abejt, por u b\u00eb mbase, edhe shp\u00ebtimtari i tij. Atij iu tolerua t\u00eb shkruarit, sipas metodologjis\u00eb \u201cborgjeze\u201d, sepse, si\u00e7 raportonte \u201cEdija\u201d, \u00c7abej \u201cnjeh gjith\u00eb an\u00ebn teorike t\u00eb shqipes, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb nga linguist\u00ebt e m\u00ebdhenj\u201d dhe \u201cnuk e nxjerr kurr\u00eb pun\u00ebn nga dora kur s\u2019ka p\u00ebrfunduar si duhet\u201d. Pas 1955-\u00ebs, jepet leja q\u00eb ai mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb edhe jasht\u00eb vendit me delegacione. Mbas 10 vitesh presion ndaj tij, nis politika e lirim-shtr\u00ebngimit.<\/p>\n<p>I jepen dy \u00e7mime t\u00eb larta pas vitit 1961 dhe \u00c7abeji, q\u00eb n\u00eb dosje kishte qen\u00eb \u201carmik i popullit\u201d, n\u00eb fjalimet e Hoxh\u00ebs p\u00ebrmendet si \u201cmik i vjet\u00ebr\u201d dhe \u201cprofesor me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera\u201d. N\u00ebse ky burr\u00eb i men\u00e7ur ia doli t\u00eb b\u00ebj\u00eb kaq drit\u00eb n\u00eb studimet albanologjike n\u00ebn presion, sot, ne as mund ta marrim me mend se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb liri. Jeta e tij, pavar\u00ebsisht se nuk la t\u00eb shkruara kujtime e ndjesi, mund t\u00eb mendohet si nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb heshtje me armiqt\u00eb q\u00eb e dinte se e ndiqnin. Diku do ken\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb ai i ka par\u00eb pa reaguar.<\/p>\n<p>I vetmi reagim q\u00eb pati shkenc\u00ebtari qe izolimi brenda vetes, nuk fliste m\u00eb, nuk kumtonte m\u00eb, nuk bisedonte m\u00eb. Ai i shp\u00ebtoi burgut, por u ngujua n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kontrolluar, duke e ditur se burg qe dhe ky. Larg prej dy skenave, larg prej zyr\u00ebs s\u00eb tij dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb verdh\u00eb dykat\u00ebshe, ku ai kishte gruan dhe vajz\u00ebn, ruhej ende nj\u00eb tuf\u00eb me raporte t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, mbi t\u00eb cil\u00ebn sh\u00ebnohej \u201cDosja formulare Nr. 2383\u201d. Ajo qe e hapur deri gjasht\u00eb muaj pas ndarjes nga jeta t\u00eb profesor \u00c7abejt, duke mbajtur n\u00eb t\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb tkurrur dhe emrin e madh t\u00eb autorit t\u00eb dhjet\u00ebra studimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si ndiqej Eqrem \u00c7abej nga Sigurimi, kush jan\u00eb koleg\u00ebt spiun\u00eb. Kush e mban mend at\u00eb fotografin\u00eb e famshme ku shfaqet Enver Hoxha me shkenc\u00ebtarin Eqrem \u00c7abej, ku t\u00eb dy duket se po \u201chahen\u201d me nj\u00ebri-tjetrin me fjal\u00eb, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta besoj\u00eb se diktatori e kishte hal\u00eb n\u00eb sy bashk\u00ebpatriotin e tij gjirokastrit. Pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":18102,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,10],"tags":[],"class_list":["post-18101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-kultura"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179.jpg?fit=900%2C497&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-4HX","jetpack-related-posts":[{"id":18105,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/18105-2\/","url_meta":{"origin":18101,"position":0},"title":"Si ndiqej Eqrem \u00c7abej nga Sigurimi, kush jan\u00eb koleg\u00ebt spiun\u00eb.","author":"Kurt Farka","date":"March 8, 2019","format":false,"excerpt":"Si ndiqej Eqrem \u00c7abej nga Sigurimi, kush jan\u00eb koleg\u00ebt spiun\u00eb. Kush e mban mend at\u00eb fotografin\u00eb e famshme ku shfaqet Enver Hoxha me shkenc\u00ebtarin Eqrem \u00c7abej, ku t\u00eb dy duket se po \u201chahen\u201d me nj\u00ebri-tjetrin me fjal\u00eb, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta besoj\u00eb se diktatori e kishte hal\u00eb n\u00eb sy\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-1.jpg?fit=900%2C497&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-1.jpg?fit=900%2C497&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-1.jpg?fit=900%2C497&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/auto_Eqrem-Cabej1549104179-1.jpg?fit=900%2C497&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":62194,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/zbulohet-ne-tirane-dosja-e-ibrahim-rugoves-20-vite-ne-pergjim-nga-sigurimi-i-shtetit-shqiptar\/","url_meta":{"origin":18101,"position":1},"title":"Zbulohet ne Tirane dosja e Ibrahim Rugov\u00ebs, &#8211; 20 vite n\u00eb p\u00ebrgjim nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar","author":"Kurt Farka","date":"September 13, 2022","format":false,"excerpt":"13 Shtator 2022 Ish-presidenti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr 20 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit. Sipas gazetarit Blendi Fevziu, Sigurimi i Shtetit p\u00ebr 20 vite ka p\u00ebrgjuar ish-presidentin e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm dy vizita n\u00eb Shqip\u00ebri. Gazetari Blendi\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Ish-presidenti-i-Kosoves-eshte-ndjekur-per-20-vite-nga-ish-Sigurimi-i-Shtetit..png?fit=770%2C433&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Ish-presidenti-i-Kosoves-eshte-ndjekur-per-20-vite-nga-ish-Sigurimi-i-Shtetit..png?fit=770%2C433&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Ish-presidenti-i-Kosoves-eshte-ndjekur-per-20-vite-nga-ish-Sigurimi-i-Shtetit..png?fit=770%2C433&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Ish-presidenti-i-Kosoves-eshte-ndjekur-per-20-vite-nga-ish-Sigurimi-i-Shtetit..png?fit=770%2C433&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":4497,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/eqrem-cabej-kryemjeshtri-gjuhes-shqipe\/","url_meta":{"origin":18101,"position":2},"title":"Eqrem \u00c7abej, kryemjeshtri i gjuh\u00ebs shqipe. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"March 9, 2018","format":false,"excerpt":"Nga Moikom Zeqo Para disa koh\u00ebsh ripash\u00eb n\u00eb Arkivin e Muzeut Historik Komb\u00ebtar nj\u00eb fotografi t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb Eqrem \u00c7abej 16 vje\u00e7ar, duke u takuar me senatorin francez dhe shqiptarofilin e madh Justin Godart. Djaloshi \u00c7abej ishte zgjedhur si nj\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr ta mik\u00ebpritur\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Eqrem-%C3%87abej-2.jpg?fit=640%2C744&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Eqrem-%C3%87abej-2.jpg?fit=640%2C744&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Eqrem-%C3%87abej-2.jpg?fit=640%2C744&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":8392,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/38-vjet-pas-shuarjes-se-eqrem-cabejt\/","url_meta":{"origin":18101,"position":3},"title":"38 vjet pas shuarjes se Eqrem \u00c7abejt.","author":"Kurt Farka","date":"June 5, 2018","format":false,"excerpt":"38 vjet pas shuarjes se Eqrem \u00c7abejt. Prof. Emil Lafe M\u00eb 13 gusht 1980, n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb Rom\u00ebs, mbylli syt\u00eb Eqrem \u00c7abej, nj\u00eb nga lisat m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs, arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, an\u00ebtar themelues i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, M\u00ebsues i Popullit. Vdekja e parakohshme\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Eqrem-Cabej.jpg?fit=905%2C395&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Eqrem-Cabej.jpg?fit=905%2C395&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Eqrem-Cabej.jpg?fit=905%2C395&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Eqrem-Cabej.jpg?fit=905%2C395&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":7089,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/brikena-vajza-e-eqrem-cabejt-promovojme-joklin-ne-nje-kohe-te-trishtuar-per-trashegimine\/","url_meta":{"origin":18101,"position":4},"title":"Brikena, vajza e Eqrem \u00c7abejt: Promovojm\u00eb Joklin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb trishtuar p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb.-","author":"Kurt Farka","date":"May 5, 2018","format":false,"excerpt":"Brikena, vajza e Eqrem \u00c7abejt: Promovojm\u00eb Joklin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb trishtuar p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb.- Nga: Dhurata Hamzai.- \u00a0 Nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar nga Norbert Jokli n\u00eb vitin 1923 dhe i p\u00ebrkthyer nga gjuh\u00ebtari i shquar Eqrem \u00c7abej, q\u00eb titullohet \u201cStudime p\u00ebrmbi etimologjin\u00eb dhe fjal\u00ebformimin e shqipes\u201d \u00ebsht\u00eb promovuar keti dite\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/1-Brikena-%C3%87abej.jpg?fit=367%2C284&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":91542,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kerkesa-e-eqrem-cabejt-me-1936-per-ministrine-e-arsimit-pse-iu-refuzua-letra-cfare-u-shkruante-albanologu-mesuesve\/","url_meta":{"origin":18101,"position":5},"title":"K\u00ebrkesa e Eqrem \u00c7abejt m\u00eb 1936 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit. &#8211; Pse iu refuzua! Letra, \u00e7far\u00eb u shkruante albanologu m\u00ebsuesve","author":"Kurt Farka","date":"April 18, 2025","format":false,"excerpt":"18 Prill 2025 Eqrem \u00c7abej (Eskishehir, 7 gusht 1908 \u2013 Rom\u00eb, 13 gusht 1980) ishte arsimtar, gjuh\u00ebtar dhe albanolog shqiptar. P\u00ebrmes hulumtimeve dhe publikimeve t\u00eb tij ka z\u00ebn\u00eb vendin e nj\u00eb autoriteti ky\u00e7 sa i p\u00ebrket gjuh\u00ebsis\u00eb, etnologjis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb dhe gjuh\u00ebs shqipe. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Gjirokast\u00ebr prej\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Eqrem-Cabej.jpg?fit=410%2C306&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18101"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18101\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18104,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18101\/revisions\/18104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}