{"id":1267,"date":"2018-01-13T17:17:07","date_gmt":"2018-01-13T17:17:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=1267"},"modified":"2018-01-13T17:17:07","modified_gmt":"2018-01-13T17:17:07","slug":"kolec-topalli-pse-hartova-nje-fjalor-te-ri-etimologjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kolec-topalli-pse-hartova-nje-fjalor-te-ri-etimologjik\/","title":{"rendered":"Kolec Topalli: Pse hartova nj\u00eb fjalor t\u00eb ri etimologjik"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"1268\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kolec-topalli-pse-hartova-nje-fjalor-te-ri-etimologjik\/kolec-topalli\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?fit=1024%2C576&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"1024,576\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Kolec Topalli\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?fit=1024%2C576&amp;ssl=1\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1268\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli-300x169.jpg?resize=300%2C169\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?resize=768%2C432&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?w=1024&amp;ssl=1 1024w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?resize=800%2C450&amp;ssl=1 800w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<h6>Foto: Kolec Topalli<\/h6>\n<p><strong>TIRANE<\/strong>&#8211; Profesor Eqrem \u00c7abej ka b\u00ebr\u00eb studime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr etimologjin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe, por nuk mundi t\u2019i plot\u00ebsonte deri n\u00eb fund, sepse ka nd\u00ebrruar jet\u00eb prej 34 vjet\u00ebsh(1908-1980). Hartimi i nj\u00eb fjalori etimologjik \u201cq\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i mungon gjuh\u00ebs son\u00eb do t\u00eb ndri\u00e7onte shum\u00eb probleme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera\u201d, shprehet p\u00ebr \u201cShqiptarja.com\u201d gjuh\u00ebtari i njohur Kolec Topalli. M\u00ebsuam se ka p\u00ebrfunduar procesin e hartimit fjalorit t\u00eb ri etimologjik me tre v\u00ebllime.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se autor\u00ebt e vjet\u00ebr e kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb ruajtura. Ka g\u00ebrmuar q\u00eb nga Fjalori i F.Bardhit deri te fjalori i Gazullit, Pano Tases, Xhuvanit, Krisforidhit, etj. Dy nga v\u00ebllimet e k\u00ebtij fjalori jan\u00eb aprovuar p\u00ebr botim nga Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb. Po cilat jan\u00eb risit\u00eb q\u00eb sjell Kolec Topalli. Ai rr\u00ebfen si i ka zbuluar fjal\u00ebt dhe cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb kund\u00ebrshton etimolog\u00ebt e njohur si Gustav Majerin, Franc Bopin, Vladimir Orelin, etj. Pse ka vendosur t\u00eb vijoj\u00eb vepr\u00ebn e pap\u00ebrfunduar t\u00eb gjuh\u00ebtarit t\u00eb shquar, t\u00eb ndjerit Eqrem \u00c7abej.<\/p>\n<p><strong>Fjalori etimologjik i gjuh\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb ju po e punoni me pasion, cila \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisja?<\/strong><br \/>\n-Pik\u00ebnisja ime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hershme, kur kam filluar t\u00eb studioj\u00eb dhe historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe. I dh\u00ebn\u00eb kryesisht pas fonetik\u00ebs historike dhe sidomos etimologjis\u00eb, jam detyruar t\u00eb shikoj\u00eb shum\u00eb nga etimologjit\u00eb e fjal\u00ebve q\u00eb jan\u00eb studiuar nga gjuh\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb vitet e kaluara. Madje, jam detyruar edhe t\u00eb b\u00ebj disa ndreqje t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve p\u00ebr arsye se studimet n\u00eb k\u00ebto fusha q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb dhan\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb rindreq disa nga etimologjit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Dhe meqen\u00ebse un\u00eb tashm\u00eb kam botuar p\u00ebr Fonetik\u00ebn dhe Morfologjin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb libra, edhe ndreqjet tek k\u00ebto etimologji jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme. Ja, t\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb krijuan iden\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb fjalori etimologjik t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Pasi botova dhe gramatik\u00ebn historike t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, mendova q\u00eb \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb hartimin e nj\u00eb fjalori etimologjik q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i mungon gjuh\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb fjalor i cili do t\u00eb ndri\u00e7onte edhe shum\u00eb probleme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Kur e filluat konkretisht pun\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, sepse jan\u00eb jo pak, por tre v\u00ebllime?<\/strong><br \/>\n-E kam filluar para shum\u00eb vitesh, q\u00eb kur jam marr\u00eb me gjuh\u00ebsin\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive jam marr\u00eb vet\u00ebm tre vjet\u00ebt e fundit me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Para tri vjet\u00ebsh un\u00eb hartova nj\u00eb projekt t\u00eb cilin e paraqita n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe pastaj fillova pun\u00ebn. N\u00eb fillim pata droje, sepse pash\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e v\u00ebshtir\u00eb, por dal\u00ebngadal\u00eb dhe me durim e fillova pun\u00ebn dhe sot i kam mbaruar tre v\u00ebllimet e k\u00ebsaj pune. Dy jan\u00eb miratuar n\u00eb K\u00ebshillin Shkencor t\u00eb Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe po vijoj tani p\u00ebr v\u00ebllimin e fundit, me shpres\u00eb se n\u00eb fillimin e k\u00ebtij viti un\u00eb do ta mbaroj k\u00ebt\u00eb fjalor. M\u00eb mbetet hartimi shkencor sidomos i indekseve, si dhe nj\u00eb korrigjim i plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar botimin e tij n\u00eb tre v\u00ebllime.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie merr p\u00ebr profesor Kolec Topallin etimologjia?<\/strong><br \/>\n-Duhet t\u00eb dallojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb etimologjin\u00eb shkencore nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb etimologji popullore, sepse etimologjia \u00ebsht\u00eb shkenca q\u00eb dallon burimin e fjal\u00ebs, origjin\u00ebn nga kan\u00eb ardhur fjal\u00ebt, nga i kemi marr\u00eb. Jan\u00eb fjal\u00eb autoktone t\u00eb trash\u00ebguara apo fjal\u00eb t\u00eb huazuara dhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb huazuara nga cilat gjuh\u00eb, n\u00ebp\u00ebr cilat rrug\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb ato, si jan\u00eb zhvilluar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe m\u00eb tej, \u00e7\u2019produkte kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb ishin objekt i etimologjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se edhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merren ndonj\u00ebher\u00eb me etimologji, por duke mos pasur p\u00ebrgatitje shkencore japin ndonj\u00ebher\u00eb at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb etimologji popullore, dometh\u00ebn\u00eb japin shpjegime jo t\u00eb sakta, jo shkencore. Por p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe ka pasur shpjegime t\u00eb sakta n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Etimologjia ka qen\u00eb dega e par\u00eb e l\u00ebvruar p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare duke filluar ndoshta me Franc Bopin.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shkenc\u00ebtar\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb krahasuese e gjet\u00ebn me vend t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe krahasime t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb shqipes, duke i krahasuar me gjuh\u00eb t\u00eb tjera, duke shpjeguar edhe vendin e shqipes n\u00eb rrethin e gjuh\u00ebve indoevropiane, por edhe duke e spikatur si nj\u00eb gjuh\u00eb e vetme q\u00eb s\u2019ka lidhje me shoqet e tjera. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna u b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundura nga studimet etimologjike t\u00eb shum\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb p\u00ebrmendin Gustav Bopin, Franc Majerin, Nobert Joklin, P.Kokun, si dhe Marko Lapjan\u00ebn dhe Dhimit\u00ebr Kamard\u00ebn arb\u00ebresh\u00eb prej Sicilie. Por mbi t\u00eb gjitha spikat figura e Eqrem \u00c7abejit.<\/p>\n<p><strong>Ju m\u00eb that\u00eb se ka pasur edhe fjalor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb etimologjik\u00eb q\u00eb duhen plot\u00ebsuar, \u00e7far\u00eb mungesash kan\u00eb pasur konkretisht k\u00ebta fjalor\u00eb? <\/strong><br \/>\n-N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb profesor \u00c7abej ka b\u00ebr\u00eb studime p\u00ebr etimologjin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto nuk arriti t\u2019i plot\u00ebsonte, sepse nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Megjithat\u00eb b\u00ebrja e fjalor\u00ebve etimologjik\u00eb \u00ebsht\u00eb kontributi i tij kryesor. Gjithashtu njihen dy fjalor\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb hartuar nga dy t\u00eb huaj. I pari \u00ebsht\u00eb fjalori i Gustav Majerit i hartuar m\u00eb 1891-shin dhe q\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb fjalor mjaft i mir\u00eb, i cili ka merituar edhe nj\u00eb \u00e7mim nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Paris, por Majeri nuk e njihte gjuh\u00ebn shqipe nga rr\u00ebnj\u00ebt, e mori nga deg\u00ebt pasi ai m\u00eb tep\u00ebr u mb\u00ebshtet n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb arb\u00ebrishten e Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sot ai paraqite i vjetruar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar. Pra, ka mang\u00ebsi t\u00eb theksuara. Megjithat\u00eb Majeri ka pasur nj\u00eb nuhatje shkencore t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur, sepse edhe profesor Eqrem \u00c7abej studimet e tij gjithmon\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike i fillon edhe me Gustav Majerin. Nj\u00eb fjalor tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hartuar koh\u00ebt e fundit nga nj\u00eb gjuh\u00ebtar n\u00eb mos gabohem hebre, Vladimir Orel, por edhe ky fjalor nga nj\u00eb i huaj nuk p\u00ebrfshin nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe gjuh\u00ebsore sepse vet\u00eb autori shqipen nuk e njihte mir\u00eb dhe nuk kishte pasur rast ta njihte aty ku flitej.<\/p>\n<p>Ai ka nj\u00eb prirje t\u00eb theksuar p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb fjal\u00eb rr\u00ebnj\u00eb nga sllavishtja, sepse ai ishte sllavist, e njihte mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, dhe e dyta ka edhe nj\u00eb prirje indoevropianiste. Pra shum\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpjegohen fare leht\u00eb me mjete t\u00eb brendshme t\u00eb shqipes, ai i merr p\u00ebr fjal\u00eb indoevropiane dhe i krahason me gjuh\u00eb t\u00eb tjera. Edhe ky fjalor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut dhe e kam pasur parasysh tek studimet e mia.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kthehemi tek surprizat. \u00c7far\u00eb risish ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalor etimologjik dhe fjal\u00ebt e reja ku i keni gjetur?<\/strong><br \/>\n-Kam pasur parasysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalor t\u00eb gjitha studimet etimologjike q\u00eb kam pasur p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, por edhe studime krejt t\u00eb ve\u00e7anta si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fjalori i Eqrem \u00c7abejit, por edhe fjalori i Majerit, Nobert Joklit, p\u00ebr shembull, ka kushedi sa mij\u00ebra faqe q\u00eb merret me etimologjin\u00eb e shqipes. Po k\u00ebshtu edhe autor\u00ebt e tjer\u00eb. Pra, ajo q\u00eb m\u00eb ka t\u00ebrhequr \u00ebsht\u00eb se un\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kam studiuar autor\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar ide t\u00eb sakta, t\u00eb qarta p\u00ebr burimin e fjal\u00ebve t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>E dyta \u00ebsht\u00eb materiali q\u00eb kam mbledhur. K\u00ebt\u00eb material e kam mbledhur duke marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Formul\u00ebn e Pag\u00ebzimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokument i par\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe, dhe p\u00ebr \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb un\u00eb v\u00eb n\u00eb fjalor, v\u00eb n\u00eb dukje edhe se kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fjala p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb ky fjalor etimologjik ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete edhe fjalorin historik t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, prej t\u00eb cilit pastaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb nxirret m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe produktivitetin e fjal\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sepse shpeshher\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb mund ta kemi marr\u00eb nga nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, sepse shqipja ka pasur pushtime t\u00eb shumta nga popuj t\u00eb tjer\u00eb, por mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm fjala baz\u00eb, kurse rrjedhojat e saj jan\u00eb krijuar me mjete t\u00eb shqipes, me gjuh\u00ebn e par\u00eb si zhvillime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb. Ka pasur edhe statistika q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje raportin e fjal\u00ebve autoktone me fjal\u00ebt e huaja, por kjo duhet par\u00eb si nj\u00eb priz\u00ebm shum\u00eb i gjer\u00eb, sepse kur nj\u00eb fjal\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb prodhimtare dhe m\u00eb pas ka krijuar kushedi sa fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p><strong>Topalli: Ja disa nga fjal\u00ebt e rralla t\u00eb shqipes<\/strong><br \/>\nAjo q\u00eb e ka intriguar gjithnj\u00eb gjuh\u00ebtarin Kolec Topalli jan\u00eb emrat e bim\u00ebve dhe kafsh\u00ebve si nj\u00eb pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme e shqipes. Duke k\u00ebrkuar gjetjen e rr\u00ebnj\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs ai thot\u00eb se: \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbledh fjalor\u00eb nga t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt kryesore, deri tek gjuh\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb pakta me gjuh\u00ebn shqipe, por edhe k\u00ebto m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb gjej burimin\u201d. Profesor Topalli ka zbuluar edhe disa fjal\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb shqipes burimore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb fjalorin e ri etimologjikik. \u00a0Ai zgjedh p\u00ebr \u201cShqiptarja.com\u201d fjal\u00ebt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb shqipes si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>V\u00c2TH \/ V\u00cbTH\u00a0m. \u201cstoli ari a argjendi n\u00eb form\u00eb rrethi, q\u00eb i varin n\u00eb vesh grat\u00eb e vajzat\u201d, \u201crezhdat e dhis\u00eb\u201d. Fjal\u00eb e mbar\u00eb gjuh\u00ebs me forma t\u00eb ndryshme dialektore. Formim i brendsh\u00ebm nga\u00a0vang \/ v\u00ebng\u00a0\u201crrethi i drunjt\u00eb i rrot\u00ebs s\u00eb qerres, ku mb\u00ebrthehen rrezet q\u00eb dalin nga bucela; gavyell\u201d, n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u201crreth\u201d. Ka marr\u00eb prapashtes\u00ebn deminutive\u00a0-th, q\u00eb ka shkaktuar r\u00ebnien e bashk\u00ebting\u00eblloreve t\u00eb tjera. Zanorja hundore e t\u00eb dy dialekteve d\u00ebshmon pranin\u00eb e bashk\u00ebting\u00ebllores hundore\u00a0-n\u00a0t\u00eb\u00a0vang-ut. Rrjedhoja t\u00eb fjal\u00ebs jan\u00eb:\u00a0vathor\u00a0evathator\u00a0\u201cq\u00eb ka v\u00e2th\u00eb a rezhda, rezhdak\u201d,\u00a0vathe\u00a0e\u00a0vathore\u00a0\u201cdhi me v\u00e2th\u00eb\u201d. P\u00ebrdoret si antroponim e patronim n\u00eb truall geg\u00eb. (Tagliavini Strat. 151, \u00cbalde-Hofmann II 763, Orel AED 496).<\/p>\n<p>\u00daR\u00cb\u00a0f. \u201cmbikalim prej druri, betoni, guri etj.\u201d. Fjal\u00eb e mbar\u00eb gjuh\u00ebs. e trash\u00ebguar nga fondi indoeuropian. Ura e ka marr\u00eb emrin prej harkut t\u00eb saj, pra, si nj\u00eb objekt i p\u00ebrkulur, nj\u00eb lakes\u00eb, meqen\u00ebse urat e vjetra b\u00ebheshin me hark. Prandaj\u00a0ur\u00eb\u00a0lidhet me rr\u00ebnj\u00ebn ie.\u00a0er- \/ or-\u201cvihem n\u00eb l\u00ebvizje\u201d, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka dh\u00ebn\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb foljen\u00a0prier\u00a0\u201canoj, kthej, sjell\u201d (p\u00ebr- + er) dhe nga ana tjet\u00ebr, mbiemrin\u00a0i urt\u00eb\u00a0(ur + -t\u00eb), dometh\u00ebn\u00eb \u201ci sjellsh\u00ebm, i p\u00ebrkulsh\u00ebm\u201d. Raporti\u00a0-e-\u00a0:\u00a0-u-\u00a0\u00ebsht\u00eb ai i apofonis\u00eb kualitative, q\u00eb del m\u00eb shpesh n\u00eb sistemin foljor (khs.\u00a0v\u00ea ~ vuna \/ vura,\u00a0shpie ~ shpura). Lidhjet e tjera: me\u00a0udh\u00eb\u00a0(Jokl), me gr. \u03b2\u1f73\u03c6\u03c5\u03c1\u03b1 \u201cur\u00eb\u201d (Bari\u0107), me osk.\u00a0veru\u00a0\u201cder\u00eb\u201d (\u00c7abej), me got.\u00ebarjan\u00a0\u201cme parandalue, me mbrojt\u00eb\u201d, paraqesin v\u00ebshtir\u00ebsi, ose kuptimore, ose fonetike. Me prapashtes\u00eb deminutive \u00ebsht\u00eb formuar\u00a0ur\u00ebz\u201cpjesa e poshtme e parmend\u00ebs, q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb tok\u00eb; kular\u201d, \u201cdruja e poshtme e zgjedh\u00ebs s\u00eb qeve\u201d, \u201cpjes\u00eb e qerres mbi shtiz\u00ebn, q\u00eb lidhet me zgjedh\u00ebn\u201d.\u00a0Ura\u00a0p\u00ebrdoret si patronim (Shkod\u00ebr). (Jokl Stud. 92, \u00cbalde-Pokorny I 249, Bari\u0107 ARS I 110, Demiraj AE 403, Orel AED 488).<\/p>\n<p>VDJERR\u00a0fol. \u201chumb.\u201d. Fjal\u00eb e geg\u00ebrishtes, q\u00eb d\u00ebshmohet s\u00eb pari te Budi. Formim i brendsh\u00ebm nga folja\u00a0bjerr\u00a0\u201chumb\u201d, q\u00eb ka marr\u00eb parashtes\u00ebn\u00a0d\u00eb-\u00a0dhe ka ndjekur evolucionin e fjal\u00ebve me grupin bashk\u00ebting\u00ebllor\u00a0-db-:\u00a0d\u00ebbjerr &gt; dbjerr &gt; bdjerr\u00a0(me metatez\u00eb)\u00a0&gt; vdjerr\u00a0(me hapjen e nj\u00ebr\u00ebs mbylltore)\u00a0&gt; djerr\u00a0(me r\u00ebnien e nj\u00ebr\u00ebs bashk\u00ebting\u00ebllore n\u00eb grup). T\u00eb gjitha k\u00ebto forma gjenden n\u00eb t\u00eb folme t\u00eb ndryshme e tek autor\u00ebt e vjet\u00ebr sipas prirjeve dialektore. Buzuku:\u00a0mos bdiret\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb gjell\u00ebn\u00eb e am\u00ebshuome;\u00a0Budi:\u00a0desh qen\u00eb vdjerr\u00eb frike e tm\u0113rje\u00a0(SC); Bardhi:\u00a0Me djerr\u00eb ar\u00ebsyn\u00eb; lat. \u201cobrutescere\u201d; Bogdani:\u00a0po ende dvjerr\u00ebn\u00eb shpirtin\u00eb; Kuvendi i Arb\u00ebnit (si Buzuku):\u00a0A asht p\u00ebr t\u2019u bdjerr\u00eb moti; Kazazi (si Bogdani):\u00a0nieri nuk e dvier h\u012brn\u00eb e Tin\u00ebzot. Prej foljes \u00ebsht\u00eb formuar mbiemri\u00a0i vdjerr\u00eb\u00a0\u201cq\u00eb vjen duke u ngr\u00ebn\u00eb (p\u00ebr h\u00ebn\u00ebn), i dob\u00ebsuar, i tretur, i humbur, i vdekur\u201d. Nj\u00eb burim prej ie. *awa-derna\u00a0\u201cl\u00eb, iki\u201d prej rr\u00ebnj\u00ebs\u00a0*der-\u00a0\u201cvrapoj\u201d (Orel) s\u2019ka as mb\u00ebshtetje fonetike, as kuptimore. (Meyer AS III 73, Mann Lg. 28, 1952, 33, \u00c7abej SG VII 204, Orel AED 496, Topalli F\u00ebrk. 123).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Kolec Topalli TIRANE&#8211; Profesor Eqrem \u00c7abej ka b\u00ebr\u00eb studime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr etimologjin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe, por nuk mundi t\u2019i plot\u00ebsonte deri n\u00eb fund, sepse ka nd\u00ebrruar jet\u00eb prej 34 vjet\u00ebsh(1908-1980). Hartimi i nj\u00eb fjalori etimologjik \u201cq\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i mungon gjuh\u00ebs son\u00eb do t\u00eb ndri\u00e7onte shum\u00eb probleme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":1268,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-1267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Kolec-Topalli.jpg?fit=1024%2C576&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-kr","jetpack-related-posts":[{"id":6260,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/fjalori-etimologjik-kolec-topalli-merr-cmimin-cabej\/","url_meta":{"origin":1267,"position":0},"title":"\u201cFjalori etimologjik\u201d, Kolec Topalli merr \u00e7mimin \u201c\u00c7abej\u201d. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"April 12, 2018","format":false,"excerpt":"12\/04\/2018. P\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi Akademia e Shkencave ka ndar\u00eb \u00e7mimet shkencore vjetore. Me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u201c\u00c7abej\u201d, akademik\u00ebt kan\u00eb vler\u00ebsuar \u201cFjalorin Etimologjik t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\u201d t\u00eb autorit Kolec Topalli. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb autorit, \u00e7mimin e t\u00ebrhoqi vajza e tij. \u201cEtimologjia ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kolec-topalli.jpg?fit=599%2C450&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kolec-topalli.jpg?fit=599%2C450&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kolec-topalli.jpg?fit=599%2C450&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100471,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/1-milion-dollare-per-ate-qe-do-ta-deshifroje-shkrimin-misterioz-te-qyteterimit-te-indusit\/","url_meta":{"origin":1267,"position":1},"title":"1 milion dollar\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do ta deshifroj\u00eb shkrimin misterioz t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb Indusit","author":"Kurt Farka","date":"May 20, 2026","format":false,"excerpt":"20 Maji 2026 Qeveria e Tamil Nadus\u00eb ka njoftuar nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 1 milion dollar\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb deshifroj\u00eb me sukses shkrimin kriptik t\u00eb Qytet\u00ebrimit t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Indusit (IVC). Kryeministri MK Stalin b\u00ebri njoftimin pas nj\u00eb studimi t\u00eb ri q\u00eb sugjeron lidhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme midis\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/GsoKk6nWwAEcBfi.jpg?fit=680%2C513&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/GsoKk6nWwAEcBfi.jpg?fit=680%2C513&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/GsoKk6nWwAEcBfi.jpg?fit=680%2C513&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100534,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/as-ne-toke-as-ne-qiell-nuk-ka-vend-per-shqiptaret-shkrime-anti-shqiptare-shfaqen-ne-shkup-pas-protestes\/","url_meta":{"origin":1267,"position":2},"title":"\u201cAs n\u00eb tok\u00eb, as n\u00eb qiell, nuk ka vend p\u00ebr shqiptar\u00ebt!\u201d Shkrime anti-shqiptare shfaqen n\u00eb Shkup pas protest\u00ebs","author":"Kurt Farka","date":"May 21, 2026","format":false,"excerpt":"21 Maji 2026 Tensionet nd\u00ebretnike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut duket se jan\u00eb rikthyer n\u00eb fokus pas shfaqjes s\u00eb mesazheve me p\u00ebrmbajtje anti-shqiptare, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb student\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin zhvillimin e provimeve t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb rrjetet sociale po qarkullon nj\u00eb fotografi nga qendra sportive \u201cForca\u201d\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1779364886_Capture.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1779364886_Capture.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1779364886_Capture.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1779364886_Capture.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100358,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ketu-ka-vetem-maqedoni-le-ta-mesojne-te-gjithe-forcat-e-rmv-provokojne-para-protestes-per-gjuhen-shqipe-studenti-organizator-rastesi-apo-paralajmerim\/","url_meta":{"origin":1267,"position":3},"title":"\u201cK\u00ebtu ka vet\u00ebm Maqedoni, le ta m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d\/ Forcat e RMV provokojn\u00eb para protest\u00ebs p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, studenti organizator: &#8211; Rast\u00ebsi apo paralajm\u00ebrim?","author":"Kurt Farka","date":"May 16, 2026","format":false,"excerpt":"16 Maji 2026 \u00c7lirim Iseni, student dhe nj\u00eb nga organizator\u00ebt e protest\u00ebs s\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ka reaguar pas pamjeve q\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb parad\u00eb t\u00eb nj\u00eb formacioni t\u00eb policis\u00eb speciale n\u00eb lagjet urbane t\u00eb Kumanov\u00ebs, vet\u00ebm dy dit\u00eb para protest\u00ebs\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/MixCollage-16-May-2026-03-20-PM-9496-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/MixCollage-16-May-2026-03-20-PM-9496-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/MixCollage-16-May-2026-03-20-PM-9496-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/MixCollage-16-May-2026-03-20-PM-9496-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100665,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/tirana-ngrihet-ne-mbeshtetje-te-studenteve-ne-rmv-nis-protesta-ne-sheshin-skenderbej-per-gjuhen-shqipe-ne-provimet-e-jurisprudences\/","url_meta":{"origin":1267,"position":4},"title":"Tirana ngrihet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve n\u00eb RMV\/ Nis protesta n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221; p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb provimet e Jurisprudenc\u00ebs","author":"Kurt Farka","date":"May 26, 2026","format":false,"excerpt":"26 Maji 2026 N\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb provimi i Jurisprudenc\u00ebs t\u00eb zhvillohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Protesta \u00ebsht\u00eb organizuar si\u00e7 ishte paralajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt dhe ka mbledhur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh student\u00ebsh dhe\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/600-388-whatsapp-image-2026-05-26-at-50647-pm-1779808532-1.jpeg?fit=600%2C388&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/600-388-whatsapp-image-2026-05-26-at-50647-pm-1779808532-1.jpeg?fit=600%2C388&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/600-388-whatsapp-image-2026-05-26-at-50647-pm-1779808532-1.jpeg?fit=600%2C388&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":101770,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nga-lajmi-te-lajmesi-si-po-perpiqet-kryeministri-ta-ndaje-vendin-ne-shqiperia-jone-kunder-shqiperise-se-atyre\/","url_meta":{"origin":1267,"position":5},"title":"\u2018Nga lajmi, te lajm\u00ebsi\u2019: Si po p\u00ebrpiqet Kryeministri ta ndaj\u00eb vendin n\u00eb \u2018Shqip\u00ebria jon\u00eb\u2019 kund\u00ebr \u2018Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb atyre\u2019","author":"Kurt Farka","date":"June 24, 2026","format":false,"excerpt":"Prej 31 majit, mij\u00ebra protestues mblidhen \u00e7do nat\u00eb posht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb kor: \u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d. Protesta mori shkas nga episodi i dhunsh\u00ebm i ndodhur n\u00eb Zv\u00ebrnec m\u00eb 30 maj, ku nj\u00eb protestues u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga rojet private brenda\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/rama-2-PS-1140x760-1.jpg?fit=1140%2C760&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/rama-2-PS-1140x760-1.jpg?fit=1140%2C760&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/rama-2-PS-1140x760-1.jpg?fit=1140%2C760&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/rama-2-PS-1140x760-1.jpg?fit=1140%2C760&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/rama-2-PS-1140x760-1.jpg?fit=1140%2C760&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1267"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1269,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267\/revisions\/1269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}