{"id":106388,"date":"2026-09-11T00:42:45","date_gmt":"2026-09-11T00:42:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=106388"},"modified":"2026-09-11T00:43:07","modified_gmt":"2026-09-11T00:43:07","slug":"ambasadori-gjerman-antikorrupsioni-te-jete-i-larte-parakusht-i-panegociueshem-per-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ambasadori-gjerman-antikorrupsioni-te-jete-i-larte-parakusht-i-panegociueshem-per-be\/","title":{"rendered":"Ambasadori gjerman:- Antikorrupsioni t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb, parakusht i panegociuesh\u00ebm p\u00ebr BE"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"106390\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ambasadori-gjerman-antikorrupsioni-te-jete-i-larte-parakusht-i-panegociueshem-per-be\/79212640_803\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?fit=496%2C420&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"496,420\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;1&quot;}\" data-image-title=\"79212640_803\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?fit=300%2C254&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?fit=496%2C420&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-106390\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?resize=555%2C470&#038;ssl=1\" width=\"555\" height=\"470\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?resize=300%2C254&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?resize=450%2C381&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?resize=400%2C339&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?w=496&amp;ssl=1 496w\" sizes=\"auto, (max-width: 555px) 100vw, 555px\" \/><\/p>\n<p>11 Shtator 2026<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb drejt familjes evropiane, Ambasadori gjerman Karl Bergner ka n\u00ebvizuar se pjekuria e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb certifikata e vetme q\u00eb garanton an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndon\u00ebse Gjermania mb\u00ebshtet fuqimisht ambiciet e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbyllur negociatat brenda vitit 2027, \u00e7do p\u00ebrparim mbetet kusht\u00ebzuar nga vet\u00eb p\u00ebrmbushja e detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Bergner solli n\u00eb v\u00ebmendje se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk duhet t\u00eb mbetet thjesht nj\u00eb ndryshim me karakter letrash apo ligjesh, por duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe goditje t\u00eb papenguar t\u00eb korrupsionit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta zyrtare.<\/p>\n<p>Deklaratat b\u00ebhen nj\u00eb dit\u00eb pasi SPAK njoftoi prova t\u00eb reja n\u00eb akuzat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p><strong>DW: Zoti Ambasador, si do t\u2019i p\u00ebrshkruanit marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Karl Bergner: Shqip\u00ebria dhe Gjermania bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme politike, p\u00ebrfshir\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe sigurin\u00eb. Si vende evropiane dhe partnere n\u00eb NATO, p\u00ebrballemi me t\u00eb nj\u00ebjtat sfida q\u00eb burojn\u00eb nga ndryshimet n\u00eb rendin bot\u00ebror dhe nga k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb paraqet lufta e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme ka edhe bashk\u00ebpunimi ekonomik. Gjermania \u00ebsht\u00eb donatori m\u00eb i madh dypal\u00ebsh i Shqip\u00ebris\u00eb dhe synon t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebrmes forcimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs (furnizimit me uj\u00eb dhe energji, trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura dhe menaxhimit t\u00eb mbetjeve) si dhe p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik n\u00eb qytete dhe, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit ton\u00eb dypal\u00ebsh, punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar ndryshimet klimatike p\u00ebrmes gjelb\u00ebrimit t\u00eb ekonomis\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vendin n\u00eb p\u00ebrshtatjen ndaj kushteve gjithnj\u00eb e m\u00eb ekstreme t\u00eb motit t\u00eb shkaktuara nga ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani po rritet interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht si destinacion turistik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, diaspora shqiptare n\u00eb Gjermani po merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe. Mes saj ka nj\u00eb num\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsish krijues dhe t\u00eb suksessh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt po nd\u00ebrtojn\u00eb ura t\u00eb reja mes Gjermanis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto prirje forcojn\u00eb lidhjet mes qytetar\u00ebve t\u00eb dy vendeve tona dhe i japin nj\u00eb shtys\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona ekonomike dhe kulturore.<\/p>\n<p><strong>DW: A i mb\u00ebshtet Gjermania ambiciet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve fqinje p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE? Sa realist e konsideroni synimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027?<\/strong><\/p>\n<p>Karl Bergner: Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb pjes\u00eb e familjes evropiane. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne e mb\u00ebshtesim fuqimisht an\u00ebtar\u00ebsimin e tyre n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i kahersh\u00ebm i Gjermanis\u00eb \u00ebsht\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE i t\u00eb gjitha vendeve kandidate duhet t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, afatet varen nga shpejt\u00ebsia dhe t\u00ebr\u00ebsia e reformave t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ne e njohim ambicien e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027. N\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb, vendi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb preksh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbeten ende detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve, asistenca e gjer\u00eb teknike dhe financiare e p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr synon gjithmon\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Kjo shtrihet nga financimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb qytetesh shqiptare (si parakusht p\u00ebr kapitujt q\u00eb lidhen me mjedisin) deri te mb\u00ebshtetja e ministrive t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit me standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fund, vendimtare \u00ebsht\u00eb vendosm\u00ebria e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb dhe zbatuar k\u00ebto reforma, edhe kur ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira apo prekin interesa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb miratimi i nj\u00eb ligji t\u00eb unifikuar p\u00ebr investimet, n\u00eb vend t\u00eb ligjit aktual p\u00ebr investimet strategjike. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zotuar n\u00eb Agjend\u00ebn e saj t\u00eb Reformave q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrsa Parlamenti Evropian, n\u00eb rezolut\u00ebn e tij t\u00eb fundit, ka p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkesat e m\u00ebparshme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas meje, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00ebn dhe kushte t\u00eb barabarta konkurrence p\u00ebr t\u00eb gjitha bizneset.<\/p>\n<p>Arritja e objektivit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE varet gjithashtu nga aft\u00ebsia e administrat\u00ebs publike, por edhe e komunitetit t\u00eb biznesit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar standardet e BE-s\u00eb. Fakti q\u00eb Gjermania \u00ebsht\u00eb donatori m\u00eb i madh dypal\u00ebsh i Shqip\u00ebris\u00eb tregon edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr angazhimin ton\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb rrug\u00ebtimit.<\/p>\n<p><strong>DW: Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb konkrete t\u00eb Gjermanis\u00eb nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr dy vitet e ardhshme?<\/strong><\/p>\n<p>Karl Bergner: Nj\u00eb shtet i fort\u00eb i s\u00eb drejt\u00ebs, mbrojtja e t\u00eb drejtave themelore dhe nj\u00eb demokraci pluraliste jan\u00eb n\u00eb themel t\u00eb vlerave evropiane. Respektimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe p\u00ebrpjekjet e papenguara kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebrfshir\u00eb rastet e korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta, jan\u00eb parakushte t\u00eb panegociueshme p\u00ebr p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb ka mund\u00ebsuar avancimin e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. P\u00ebr t\u00eb ardhmen, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebr reforma t\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb lidhen me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Ky ka qen\u00eb fokusi kryesor i Gjermanis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE prej shum\u00eb vitesh dhe i till\u00eb do t\u00eb mbetet. Ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe do t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb forcuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, si dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa nga fushat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb presin t\u00eb shohin ndryshime reale dhe t\u00eb prekshme n\u00eb praktik\u00eb, si dhe krijimin e kapaciteteve t\u00eb nevojshme n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe institucionet e pavarura.<\/p>\n<p><em>Intervistoi: Rashela Shehu,\u00a0 korrespondente nga Tirana<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>11 Shtator 2026 N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb drejt familjes evropiane, Ambasadori gjerman Karl Bergner ka n\u00ebvizuar se pjekuria e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb certifikata e vetme q\u00eb garanton an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Sipas tij, ndon\u00ebse Gjermania mb\u00ebshtet fuqimisht ambiciet e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbyllur negociatat brenda vitit 2027, \u00e7do p\u00ebrparim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":106390,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,1,2,35],"tags":[],"class_list":["post-106388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-njoftime-shtypi","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/79212640_803.jpg?fit=496%2C420&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-rFW","jetpack-related-posts":[{"id":102289,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ambasadori-gjerman-mbeshtesim-ata-qe-qendrojne-per-te-kerkuar-zbatimin-e-ligjit\/","url_meta":{"origin":106388,"position":0},"title":"Ambasadori gjerman: &#8211; Mb\u00ebshtesim ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zbatimin e ligjit","author":"Kurt Farka","date":"July 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Korrik 2026 Prej 37 dit\u00ebsh vijon revolta qytetare p\u00ebr largimin e qeveris\u00eb dhe dor\u00ebheqjen e pa negociueshme t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Ambasadori gjerman n\u00eb Shqip\u00ebri Karl Bergner komentoi protestat paq\u00ebsore q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i cil\u00ebsuar ato pjes\u00eb t\u00eb vlerave europiane. \u201cDuhet t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb ata q\u00eb zbatojn\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ambasadori-gjerman-ne-Shqiperi-Karl-Bergner.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ambasadori-gjerman-ne-Shqiperi-Karl-Bergner.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ambasadori-gjerman-ne-Shqiperi-Karl-Bergner.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ambasadori-gjerman-ne-Shqiperi-Karl-Bergner.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Ambasadori-gjerman-ne-Shqiperi-Karl-Bergner.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100674,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/gjermania-dhe-holanda-i-kerkojne-edi-rames-koken-e-belinda-balluku-ska-integrim-ne-be-nese-nuk-i-hapet-drita\/","url_meta":{"origin":106388,"position":1},"title":"Gjermania dhe Holanda i k\u00ebrkojn\u00eb Edi Ram\u00ebs \u201ckok\u00ebn\u201d e Belinda Balluku, s\u2019ka integrim n\u00eb BE n\u00ebse nuk i hapet drita\u2026","author":"Kurt Farka","date":"May 27, 2026","format":false,"excerpt":"27 Maji 2026 Nj\u00eb \u201ct\u00ebrmet\u201d i v\u00ebrtet\u00eb diplomatik ka tronditur themelet e qeveris\u00eb shqiptare, teksa dje po mbahej Konferenca e 8-t\u00eb Nd\u00ebrqeveritare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Europian n\u00eb Bruksel. Dy nga shtetet m\u00eb skeptike dhe me pesh\u00ebn kryesore n\u00eb vendimmarrjen e BE-s\u00eb, Gjermania dhe Holanda, kan\u00eb kusht\u00ebzuar hapur avancimin e\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-3-1-900x570-1.png?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-3-1-900x570-1.png?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-3-1-900x570-1.png?fit=900%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-3-1-900x570-1.png?fit=900%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102508,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ambasadori-i-osbe-se-e-drejta-per-proteste-duhet-te-respektohet\/","url_meta":{"origin":106388,"position":2},"title":"Ambasadori i OSBE-s\u00eb: &#8211; E drejta p\u00ebr protest\u00eb duhet t\u00eb respektohet","author":"Kurt Farka","date":"July 11, 2026","format":false,"excerpt":"11 Korrik 2026 Ambasadori i OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Michel Tarran, gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat nga Kor\u00e7a, u ndal te e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tubimeve q\u00eb ndodhin n\u00eb Tiran\u00eb prej 41 dit\u00ebsh, klima politike n\u00eb vend dhe nevoja p\u00ebr forcimin e dialogut mes pal\u00ebve\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/tarran_sd.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/tarran_sd.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/tarran_sd.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/tarran_sd.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/tarran_sd.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100514,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/na-duan-te-vdekur-kim-mehmeti-ngre-tonet-ne-top-story-nese-ambasadori-i-shqiperise-meidani-largohet-i-jepet-zemer-grupeve-anti-shqiptare-ne-rmv\/","url_meta":{"origin":106388,"position":3},"title":"\u201cNa duan t\u00eb vdekur\u201d, Kim Mehmeti ngre tonet n\u00eb \u2018Top Story\u2019: &#8211; N\u00ebse ambasadori i Shqiperise Meidani largohet, i jepet zem\u00ebr grupeve anti-shqiptare n\u00eb RMV","author":"Kurt Farka","date":"May 21, 2026","format":false,"excerpt":"21 Maji 2026 Analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti i ftuar mbr\u00ebmjen e sotme n\u00eb \u2018Top Story\u2019 nga Grida Duma foli p\u00ebr l\u00ebvizjen studentore t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Mehmeti shprehu se t\u00ebrheqja e ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shkup, Denion Meidani do t\u00eb ishte turp\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_protesta_shkup1779032739.jpg?fit=900%2C589&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_protesta_shkup1779032739.jpg?fit=900%2C589&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_protesta_shkup1779032739.jpg?fit=900%2C589&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_protesta_shkup1779032739.jpg?fit=900%2C589&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100722,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/belinda-balluku-mban-peng-integrimin-drejt-be-holanda-dush-te-ftohte-per-qeverine-pas-raportit-ibar-ambasadori\/","url_meta":{"origin":106388,"position":4},"title":"Belinda Balluku mban peng integrimin drejt BE, Holanda \u201cdush t\u00eb ftoht\u00eb\u201d p\u00ebr qeverin\u00eb pas raportit IBAR, ambasadori\u2026","author":"Kurt Farka","date":"May 29, 2026","format":false,"excerpt":"29 Maji 2026 Q\u00ebndrimi i mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me vot\u00eb n\u00eb Parlament kolegen e tyre, ish-zv\/kryeministren Belinda Balluku, duke refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK) q\u00eb do t\u2019i hapte rrug\u00eb arrestimit t\u00eb saj, jovet\u00ebm q\u00eb po mban peng procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, por\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Reinout-Vos.jpg?fit=728%2C485&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Reinout-Vos.jpg?fit=728%2C485&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Reinout-Vos.jpg?fit=728%2C485&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Reinout-Vos.jpg?fit=728%2C485&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":103455,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/heshtja-e-kancelarit-merz-per-tiranen-prapaskenat-e-fjalimit-ne-dublin\/","url_meta":{"origin":106388,"position":5},"title":"Heshtja e kancelarit Merz p\u00ebr Tiran\u00ebn, prapaskenat e fjalimit n\u00eb Dublin","author":"Kurt Farka","date":"July 30, 2026","format":false,"excerpt":"30 Korrik 2026 ...\u00a0 Kancelari gjerman Friedrich Merz Merz ve\u00e7oi vet\u00ebm Malin e Zi si t\u00eb vetmin vend t\u00eb rajonit q\u00eb ka p\u00ebrmbushur pothuajse t\u00eb gjitha kriteret e Kopenhag\u00ebs dhe q\u00eb duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE brenda k\u00ebsaj dekade. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij zyrtare n\u00eb Dublin, Kancelari gjerman Friedrich Merz\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-2.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-2.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-2.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-2.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-2-2.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106388"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106392,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106388\/revisions\/106392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}