{"id":103694,"date":"2026-08-03T20:53:47","date_gmt":"2026-08-03T20:53:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=103694"},"modified":"2026-08-03T20:53:47","modified_gmt":"2026-08-03T20:53:47","slug":"qytete-private-qe-ngrihen-bashki-qe-shkrihen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/qytete-private-qe-ngrihen-bashki-qe-shkrihen\/","title":{"rendered":"Qytete private q\u00eb ngrihen &#8211; Bashki q\u00eb shkrihen."},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"103695\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/qytete-private-qe-ngrihen-bashki-qe-shkrihen\/img_5420\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?fit=1320%2C743&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"1320,743\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"IMG_5420\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?fit=1024%2C576&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-103695\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=639%2C360&#038;ssl=1\" width=\"639\" height=\"360\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=1024%2C576&amp;ssl=1 1024w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=768%2C432&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=450%2C253&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=1300%2C732&amp;ssl=1 1300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?w=1320&amp;ssl=1 1320w\" sizes=\"auto, (max-width: 639px) 100vw, 639px\" \/><\/p>\n<p><strong>3 Gusht 2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Doriana Musai<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Debati mbi investimet strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb trajtuar kryesisht si debat ekonomik ose mjedisor. Megjithat\u00eb, ndikimi i tij m\u00eb i madh mund t\u00eb mos jet\u00eb as te ekonomia dhe as te mjedisi, por te m\u00ebnyra se si organizohet pushteti mbi territorin. Ky shkrim shqyrton se si tri ligje, t\u00eb miratuara n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, nd\u00ebrveprojn\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb dhe ndryshojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si merren vendimet p\u00ebr zhvillimin e saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji nr. 55\/2015, \u201cP\u00ebr investimet strategjike n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ligji nr. 21\/2024, q\u00eb ndryshoi regjimin e zonave t\u00eb mbrojtura, dhe ligji nr. 20\/2025, i njohur si \u201cPaketa e Maleve\u201d, nuk formojn\u00eb juridikisht nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb vetme. Secili vepron n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme. I pari u jep projekteve t\u00eb miratuara status t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, trajtim me p\u00ebrpar\u00ebsi dhe mb\u00ebshtetje shtet\u00ebrore. I dyti ndryshoi shkall\u00ebt e mbrojtjes dhe zgjeroi veprimtarit\u00eb ekonomike e turistike q\u00eb mund t\u00eb lejohen n\u00eb kategori dhe n\u00ebnzona t\u00eb caktuara. I treti krijoi procedur\u00ebn p\u00ebr shpalljen e zonave me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb malore dhe mund\u00ebsin\u00eb e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi pasuri shtet\u00ebrore t\u00eb poseduara pa titull, kur mbi to zhvillohet nj\u00eb veprimtari ekonomike ose nj\u00eb projekt investimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura fut\u00ebn edhe konceptin e \u201cturizmit t\u00eb ekselenc\u00ebs\u201d, t\u00eb lidhur me struktura akomoduese t\u00eb standardeve t\u00eb larta dhe sh\u00ebrbime turistike ekskluzive. Mund\u00ebsia e nd\u00ebrhyrjes vazhdon t\u00eb varet nga kategoria, n\u00ebnzonimi dhe shkalla e mbrojtjes, por hap\u00ebsira juridike p\u00ebr zhvillime turistike brenda k\u00ebtyre territoreve \u00ebsht\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Secili ligj hap k\u00ebshtu nj\u00eb der\u00eb t\u00eb ndryshme. Ligji p\u00ebr investimet strategjike i jep projektit statusin dhe mb\u00ebshtetjen publike; ligji p\u00ebr zonat e mbrojtura zgjeron mund\u00ebsit\u00eb e zhvillimit turistik; nd\u00ebrsa \u201cPaketa e Maleve\u201d krijon nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr kalimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore. Kur k\u00ebta mekanizma takohen mbi t\u00eb nj\u00ebjtin territor, ata mund t\u2019i hapin rrug\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon t\u00eb marr\u00eb form\u00eb arkitektura juridike e p\u00ebrjashtimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti i Zv\u00ebrnec\u2013Nart\u00eb\u2013Pish\u00eb Poro duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr. Projektet e paraqitura publikisht propozojn\u00eb resorte luksoze dhe ekskluzive, t\u00eb cilat nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmas\u00eb n\u00eb instrumentet vendore t\u00eb planifikimit t\u00eb miratuara m\u00eb her\u00ebt. Ato nuk mbivendosen mbi planifikimin ekzistues vet\u00ebm si projekte t\u00eb pastudiuara m\u00eb par\u00eb p\u00ebr efektin kumulativ q\u00eb prodhojn\u00eb; p\u00ebrmasat e tyre e tejkalojn\u00eb edhe konceptin tradicional t\u00eb nj\u00eb resorti turistik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur nj\u00eb zhvillim shtrihet n\u00eb 200\u2013300 hektar\u00eb dhe projektohet p\u00ebr dhjet\u00ebra mij\u00ebra p\u00ebrdorues, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb investim privat. Ai krijon funksione urbane, k\u00ebrkon rrug\u00eb, infrastruktur\u00eb e sh\u00ebrbime dhe prodhon pasoja publike. Kemi, de facto, qytete t\u00eb reja.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti i propozuar n\u00eb Zv\u00ebrnec shtrihet n\u00eb rreth 250 hektar\u00eb dhe parashikon af\u00ebrsisht 10,000 nj\u00ebsi akomoduese, me nj\u00eb kapacitet prej mbi 10,000 vizitor\u00ebsh n\u00eb dit\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebrmasat e nj\u00eb hoteli, por t\u00eb nj\u00eb qendre t\u00eb re banimi, me nj\u00eb popullsi t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb krahasueshme me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb bashkie t\u00eb vog\u00ebl. Nd\u00ebrsa harta e re administrative propozon shkrirjen e disa bashkive ekzistuese me popullsi t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb bregdet po planifikohen nga e para vendbanime private me p\u00ebrmasa t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti b\u00ebhet edhe m\u00eb i qart\u00eb me masterplanin \u201cNew Apollonia\u201d n\u00eb Dar\u00ebzez\u00eb\u2013Seman. Projekti shtrihet n\u00eb 600 hektar\u00eb dhe parashikon 1.52 milion\u00eb m\u00b2 nd\u00ebrtim, 9,160 nj\u00ebsi rezidenciale, 2,830 nj\u00ebsi hotelerie dhe nj\u00eb popullsi t\u00eb pritshme prej 45,755 banor\u00ebsh. Pra, nuk kemi m\u00eb nj\u00eb resort, por nj\u00eb qytet t\u00eb ri bregdetar, me nj\u00eb popullsi m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e Bashkis\u00eb Maliq, e cila n\u00eb hart\u00ebn e re administrative propozohet t\u00eb shkrihet me Bashkin\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe zhvillimi \u201cL\u00ebkurs\u201d n\u00eb Sarand\u00eb shtrihet n\u00eb 67,9 hektar\u00eb. Projekti mori fillimisht lejen e zhvillimit nga KKTU-ja dhe, disa muaj m\u00eb von\u00eb, statusin \u201cInvestitor Strategjik \u2013 Procedur\u00eb e Ve\u00e7ant\u00eb\u201d nga KIS-i. Sip\u00ebrfaqja e tij \u00ebsht\u00eb e krahasueshme me at\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb Gjirokastr\u00ebs ose me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb historike Mangalem\u2013Goric\u00eb\u2013Pazar n\u00eb Berat. P\u00ebr nga shtrirja e zon\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar, ai i afrohet edhe p\u00ebrmasave t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl si Memaliaj, nj\u00eb prej 15 bashkive q\u00eb propozohen t\u00eb shkrihen.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht k\u00ebtu shfaqet problemi q\u00eb k\u00ebto zhvillime ngren\u00eb n\u00eb planifikimin e territorit, krahas kund\u00ebrshtimeve q\u00eb lidhen me ndikimin n\u00eb mjedis, zonat e mbrojtura, pron\u00ebn dhe aksesin publik. Kur nj\u00eb investim merr p\u00ebrmasat dhe funksionet e nj\u00eb qyteti t\u00eb ri, realizimi i tij nuk mund t\u00eb trajtohet vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb lejeje zhvillimi, nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi apo nj\u00eb vendimi administrativ. Ai b\u00ebhet objekt i planifikimit territorial. Ligji nr. 107\/2014, \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, k\u00ebrkon q\u00eb zhvillimi t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes instrumenteve t\u00eb planifikimit, koordinimit institucional, transparenc\u00ebs dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb publikut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse p\u00ebrdorimet, intensiteti, kapaciteti ose parametrat e propozuar nuk p\u00ebrputhen me instrumentet n\u00eb fuqi, k\u00ebrkohet ndryshimi ose hartimi i instrumenteve p\u00ebrkat\u00ebse, s\u00eb bashku me procedurat e planifikimit dhe t\u00eb konsultimit publik. Pik\u00ebrisht p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi zhvillimi duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb raport me territorin p\u00ebrreth dhe interesin publik, nd\u00ebrsa komuniteteve u garantohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb zakonsh\u00ebm planifikimi, ligji p\u00ebr investimet strategjike krijon nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb posa\u00e7me administrative, t\u00eb koordinuar nga AIDA. Statusi strategjik nuk i z\u00ebvend\u00ebson formalisht lejet e zhvillimit dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit: dh\u00ebnia e statusit dhe miratimi i masave mb\u00ebshtet\u00ebse jan\u00eb kompetenc\u00eb e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, nd\u00ebrsa vendimmarrja territoriale i p\u00ebrket K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit. Megjith\u00ebse juridikisht t\u00eb ndara, t\u00eb dyja procedurat zhvillohen n\u00ebn drejtimin e organeve kolegjiale t\u00eb kryesuara nga Kryeministri. Njohja dhe mb\u00ebshtetja e investimit si strategjik, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe miratimi i zhvillimit n\u00eb territor, nga ana tjet\u00ebr, takohen k\u00ebshtu n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qend\u00ebr politike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky regjim nuk sjell vet\u00ebm procedura m\u00eb t\u00eb shpejta. Ai mund t\u2019i siguroj\u00eb investitorit troje dhe pasuri shtet\u00ebrore, p\u00ebrdorimin e brigjeve, konsolidimin e tok\u00ebs dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga shteti. N\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, ligji lejon edhe shpron\u00ebsimin p\u00ebr interes publik t\u00eb pron\u00ebs private. Shteti nuk vepron m\u00eb vet\u00ebm si autoriteti q\u00eb shqyrton nj\u00eb investim, por edhe si aktori q\u00eb krijon kushtet materiale p\u00ebr realizimin e tij. K\u00ebshtu, statusi strategjik mund ta ndikoj\u00eb zhvillimin p\u00ebrpara ose paralelisht me shqyrtimin e tij territorial.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji zbatohet prej nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh dhe afati p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkesave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb, aktualisht deri m\u00eb 31 dhjetor 2026. Nj\u00eb instrument i miratuar si i p\u00ebrkohsh\u00ebm ka fituar k\u00ebshtu vazhdim\u00ebsi. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb shfuqizimi i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesat e protest\u00ebs. Rr\u00ebzimi i gardheve e b\u00ebri t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb territor at\u00eb q\u00eb ky model rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb n\u00eb vendimmarrje: ndarjen e nj\u00eb hap\u00ebsire q\u00eb prodhon pasoja publike nga publiku q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p class=\"has-medium-font-size wp-block-paragraph\"><strong>Arkitektura e p\u00ebrjashtimit<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Efektet e k\u00ebtij modeli nuk mbeten brenda procedur\u00ebs administrative. Vendimet mbi statusin e investimit, pron\u00ebn, p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs dhe infrastruktur\u00ebn p\u00ebrkthehen m\u00eb pas n\u00eb forma konkrete hap\u00ebsinore. Kur k\u00ebto vendime favorizojn\u00eb zhvillime t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb projektuara p\u00ebr p\u00ebrdorim dhe akses t\u00eb kontrolluar, arkitektura juridike e p\u00ebrjashtimit fillon t\u00eb marr\u00eb edhe form\u00eb urbane.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arkitektura nuk prodhon vet\u00ebm nd\u00ebrtesa; ajo prodhon edhe marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore. Rezultati nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb resort apo nj\u00eb marin\u00eb e re, por nj\u00eb tipologji qyteti: komunitete t\u00eb mbyllura, marina private dhe hap\u00ebsira q\u00eb, megjith\u00ebse mund t\u00eb duken publike, kontrollohen nga pronari ose administruesi privat. Arkitektura organizon edhe aksesin; ajo p\u00ebrcakton kush hyn, kush q\u00ebndron dhe kush mbetet jasht\u00eb. Kjo e zhvendos debatin nga pyetja \u201c\u00e7far\u00eb po nd\u00ebrtohet?\u201d te pyetja \u201cp\u00ebr k\u00eb po nd\u00ebrtohet territori?\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu debati largohet nga estetika dhe hyn n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb hap\u00ebsinore. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse projektet jan\u00eb t\u00eb bukura apo moderne, por si shp\u00ebrndahen sh\u00ebrbimet, aksesi dhe p\u00ebrfitimet dhe ku vendoset kufiri nd\u00ebrmjet asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb private dhe asaj q\u00eb u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. Zv\u00ebrneci evidentoi pik\u00ebrisht rrezikun e nj\u00eb territori t\u00eb fragmentuar n\u00eb enklava ekskluzive, nga t\u00eb cilat publiku i gjer\u00eb p\u00ebrjashtohet. Nj\u00eb qytet i ri nuk prek vet\u00ebm pron\u00ebn ku nd\u00ebrtohet; ai ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vendbanimet p\u00ebrreth dhe n\u00eb interesin publik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pyetja se kush mund ta p\u00ebrdor\u00eb territorin lidhet drejtp\u00ebrdrejt me pyetjen se kush merr pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr t\u00eb. T\u00eb tri ligjet nuk e dob\u00ebsojn\u00eb rolin e pushtetit vendor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. \u201cPaketa e Maleve\u201d, p\u00ebr shembull, i njeh bashkis\u00eb nj\u00eb rol formal. P\u00ebrqendrimi i vendimmarrjes nuk prodhohet nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm i vet\u00ebm, por nga m\u00ebnyra se si procedurat takohen dhe si vendimet p\u00ebrcaktuese mbi statusin e investimit, pron\u00ebn dhe p\u00ebrdorimin e territorit zhvendosen drejt institucioneve qendrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo zhvendosje ngre edhe \u00e7\u00ebshtjen e kufijve kushtetues t\u00eb regjimeve t\u00eb posa\u00e7me. Precedenti i Teatrit Komb\u00ebtar tregoi se nj\u00eb regjim i krijuar p\u00ebr nj\u00eb projekt territorial mund t\u00eb cenoj\u00eb autonomin\u00eb vendore dhe parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar ligjin special p\u00ebr Teatrin dhe ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, vet\u00eb ligji p\u00ebr investimet strategjike nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb v\u00ebn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrball\u00eb kontrollit kushtetues, pavar\u00ebsisht pasojave t\u00eb tij shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera mbi territorin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk e mohon nevoj\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr investime dhe zhvillim. \u00c7\u00ebshtja nuk shtrohet si zgjedhje nd\u00ebrmjet zhvillimit dhe ruajtjes s\u00eb territorit, por si nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model q\u00eb i lidh investimet me planifikimin, transparenc\u00ebn, mbrojtjen e mjedisit, t\u00eb drejtat e pron\u00ebs dhe pjes\u00ebmarrjen publike. Kur zhvillimi mb\u00ebshtetet mbi regjime juridike t\u00eb posa\u00e7me pa kund\u00ebrpesha t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebrjashtimi b\u00ebhet pjes\u00eb e vet\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb territorit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetja q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb se si mund t\u00eb prodhohet zhvillim pa e kthyer p\u00ebrjashtimin n\u00eb metod\u00eb qeverisjeje dhe pa e shk\u00ebputur investimin nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, territorin nga qytetari dhe vendimmarrjen nga interesi publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>3 Gusht 2026 Nga Doriana Musai Debati mbi investimet strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb trajtuar kryesisht si debat ekonomik ose mjedisor. Megjithat\u00eb, ndikimi i tij m\u00eb i madh mund t\u00eb mos jet\u00eb as te ekonomia dhe as te mjedisi, por te m\u00ebnyra se si organizohet pushteti mbi territorin. Ky shkrim shqyrton se si tri ligje, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":103695,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,10,1,2,35],"tags":[],"class_list":["post-103694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-kultura","category-njoftime-shtypi","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5420.jpeg?fit=1320%2C743&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-qYu","jetpack-related-posts":[{"id":102704,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/marta-kos-kunder-rames-shfuqizoni-ndryshimet-e-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura-dhe-ligjin-per-investimet-strategjike-protestat-pjese-e-proceseve-demokratik\/","url_meta":{"origin":103694,"position":0},"title":"Marta Kos kund\u00ebr Ram\u00ebs: &#8211; Shfuqizoni ndryshimet e ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe ligjin p\u00ebr investimet strategjike. &#8211; Protestat pjes\u00eb e proceseve demokratike","author":"Kurt Farka","date":"July 14, 2026","format":false,"excerpt":"14 Korrik 2026 ... Ajo kujtoi se me autoritetet shqiptare ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 t\u00eb ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura, si edhe ligji p\u00ebr investimet strategjike... Komisionerja europiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u ndalur te\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/marta-kos-edi-rama.jpg?fit=1200%2C734&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/marta-kos-edi-rama.jpg?fit=1200%2C734&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/marta-kos-edi-rama.jpg?fit=1200%2C734&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/marta-kos-edi-rama.jpg?fit=1200%2C734&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/marta-kos-edi-rama.jpg?fit=1200%2C734&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":102395,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/31-nga-35-amendamentet-e-opozites-shqiptare-marrin-mbeshtetjen-e-eurodeputeteve\/","url_meta":{"origin":103694,"position":1},"title":"31 nga 35 amendamentet e opozit\u00ebs shqiptare marrin mb\u00ebshtetjen e eurodeputet\u00ebve","author":"Kurt Farka","date":"July 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Korrik 2026 Pas miratimit me konsensus t\u00eb 31 nga 35 amendamenteve t\u00eb paraqitura nga opozita n\u00eb rekomandimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit, ka reaguar deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku, nj\u00ebherazi n\u00ebnkryetare e Komitetit t\u00eb Stabilizim-Asociimit, e cil\u00ebsoi votimin e eurodeputet\u00ebve si nj\u00eb konfirmim t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/R.jpg?fit=620%2C438&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/R.jpg?fit=620%2C438&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/R.jpg?fit=620%2C438&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":103142,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sfide-e-hapur-protestave-dhe-be-se-qeveria-ben-dy-nderhyrje-te-reja-ligjore-i-hap-rrugen-privatizimit-te-zonave-te-mbrojtura\/","url_meta":{"origin":103694,"position":2},"title":"Sfid\u00eb e hapur protestave dhe BE-s\u00eb: &#8211; Qeveria b\u00ebn dy nd\u00ebrhyrje t\u00eb reja ligjore, i hap rrug\u00ebn privatizimit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura","author":"Kurt Farka","date":"July 23, 2026","format":false,"excerpt":"23 Korrik 2026 Pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe protestave t\u00eb vazhdueshme qytetare, qeveria hap zyrtarisht rrug\u00ebn p\u00ebr privatizimin e zonave t\u00eb mbrojtura.\u00a0\u200bSipas ndryshimeve m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb VKM, pasurit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebto zona\u00a0 jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb jepen me qira simbolike \u201c1 euro\u201d, por\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/752534083_27795586756744299_591118207185510917_n-1-rotated.jpg?fit=720%2C752&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/752534083_27795586756744299_591118207185510917_n-1-rotated.jpg?fit=720%2C752&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/752534083_27795586756744299_591118207185510917_n-1-rotated.jpg?fit=720%2C752&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/752534083_27795586756744299_591118207185510917_n-1-rotated.jpg?fit=720%2C752&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102768,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/brukseli-rrit-presionin-per-zonat-e-mbrojtura-por-kuvendi-i-mban-draftet-ne-sirtar\/","url_meta":{"origin":103694,"position":3},"title":"Brukseli rrit presionin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet n\u00eb sirtar","author":"Kurt Farka","date":"July 16, 2026","format":false,"excerpt":"16 Korrik 2026 Komisioni Europian k\u00ebrkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2024 q\u00eb prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kuvend, mazhoranca bllokon nismat e opozit\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e tyre. Komisionerja Europiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos i k\u00ebrkoi t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Zverneci.jpg?fit=1140%2C855&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Zverneci.jpg?fit=1140%2C855&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Zverneci.jpg?fit=1140%2C855&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Zverneci.jpg?fit=1140%2C855&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Zverneci.jpg?fit=1140%2C855&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":103184,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nje-analize-ne-shifra-cfare-ka-sjelle-realisht-ligji-per-investimet-strategjike\/","url_meta":{"origin":103694,"position":4},"title":"Nj\u00eb analiz\u00eb n\u00eb shifra: &#8211; \u00c7far\u00eb ka sjell\u00eb realisht Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike","author":"Kurt Farka","date":"July 25, 2026","format":false,"excerpt":"25 Korrik 2026 Dhjet\u00eb vjet pas fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr investimet strategjike, (q\u00eb nisi n\u00eb vitin 2016), t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se vlera e aseteve publike (tok\u00ebs) dhe e shpenzimeve buxhetore p\u00ebr infrastruktur\u00ebn q\u00eb mb\u00ebshtet drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi k\u00ebto investime, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se p\u00ebrfitimet q\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Investime-strategjike-2-1241-1024x731-1-860x614-1.jpg?fit=860%2C482&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Investime-strategjike-2-1241-1024x731-1-860x614-1.jpg?fit=860%2C482&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Investime-strategjike-2-1241-1024x731-1-860x614-1.jpg?fit=860%2C482&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Investime-strategjike-2-1241-1024x731-1-860x614-1.jpg?fit=860%2C482&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100923,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/te-dorehiqet-e-gjithe-qeveria-protestuesit-te-shfuqizohet-ligji-per-investitoret-strategjike-e-paketa-e-maleve\/","url_meta":{"origin":103694,"position":5},"title":"\u201cT\u00eb dor\u00ebhiqet e gjith\u00eb qeveria!\u201d\/ Protestuesit: T\u00eb shfuqizohet ligji p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb e Paketa e Maleve!","author":"Kurt Farka","date":"June 2, 2026","format":false,"excerpt":"2 Qershor 2026 \u201cPosht\u00eb spiun\u00ebve.\u201d. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr thirrje pikante q\u00eb vjen nga protesta q\u00eb po mbahet sot n\u00eb Bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb qytetare b\u00ebri thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqjen e t\u00eb gjith\u00eb qeveris\u00eb nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi shfuqizimin e ligjit p\u00ebr investimet strategjike dhe paket\u00ebn e maleve.","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/okkii-770x307-1-1.png?fit=770%2C307&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/okkii-770x307-1-1.png?fit=770%2C307&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/okkii-770x307-1-1.png?fit=770%2C307&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/okkii-770x307-1-1.png?fit=770%2C307&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103694"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103696,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103694\/revisions\/103696"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}