Lahuta  në pulle postare të Kosovës.-

Në emisionin e ri të pullave postare, Filatelia e Postës së Kosovës ka prezantuar pamje të instrumenteve muzikore shqiptare

Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë më të çmueshme të kulturës shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë në zejtarinë shqiptare.

Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve.  Malësorët këngët dhe vallet i shoqëruan gjithashtu me tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe fyellit. Tradita e përdorimit të këtyre instrumenteve muzikore është ruajtur brez pas brezi.

Lahuta është një vegël muzikore me hark dhe me një kordë të përbërë prej qimeve të bishtit të kalit. Trupi i lahutës punohet nga një copë e vetme druri (panje, arre, etj). Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanës, qimet lyhen me rrëshirë pishe.

Fyelli është vegël muzikore që punohet nga druri i bushit, shtogut, panjës,  arrës, por edhe nga gypa metalik, sidomos prej tunxhi e bronzi.

Një prej instrumenteve më të popullarizuara, çiftelia, është instrument muzikor me dy tela dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore,: kupa, kapaku dhe bishti. Madhësitë dhe trajtat ndryshojnë sipas krahinave.

Këto pulla postare janë emetuar në kuadër të tematikës  “ Evropa 2014 – Instrumente e  vjetra nacionale.”, thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës

Foto: Lahute nga koleksioni Jaho Brahaj 
e emetur pulle poste ne Kosove.

V.O. Lahuta e pulles postaree publikuar me larte , origjinali ruhet ne koleksionin e Jaho Brahaj. Nga kontaktimi me te, morem  vesh, se nuk ka arritur qe te kete nje seri pullash ku paraqitet instrumeni qe disponon, por eshte i kenaqur, qe i ka mundesuar piktorit (qe eshte paguar) dhe Kosoves, qe  te pasuroi emetimin  e pulles postare me instrumente karakteristike dhe tipik te etnokultures tone kombetare.