7 QERSHOR 2022

Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço mendon se zjarri në ishullin e Sazanit është i qëllimshëm.
Teksa komenton rrethanat e zjarrvënies, Karamuço thotë se ishulli i Sazanit është një zonë që paraqet rrezik si pasojë e ekzistencës se municioneve të pashpërthyera.

Karamuço zbuloi se poshtë ishullit të Sazanit ka 18 tunele të fortifikuara. “Është një zonë e kontaminuar, një zonë që paraqet rrezik. Si ka mundësi që nuk kanë paralajmëruar turistët se në zonë ka eksplozivë. Këto lloj zonash nuk lejohen të shkelen nga turistët nëpër botë.

Poshtë ishullit janë 18 tunele, ka fortifikime të rënda.  Ka mungesë të informacionit për sigurinë e turistëve. Zjarri në Sazan është vendosur rreth orës 20:00. Pas orës 17:00 në Sazan nuk lejohen turistët.

Zjarrvënia është e qëllimshme. Sazani nuk ka barinj, nuk është ishull që mund të kultivohen lënë narkotike dhe nuk ka ujë. E vetmja mundësi që mbetet është ose për të dëmtuar sistemet tona të mbrojtjes bregdetare, ose mund të jenë njerëz që duan ta heqin Sazanin nga një zonë e mbrojtur. Kjo duhet hetuar nga prokuroria”, u shpreh  Karamuço në Abc Live.

Gazeta Sot