Dalin pamjet nga zjarri afer Kapitolit. Njerëzit vrapojnë të alarmuar

18 JANAR 2021

Inaugurimi si President i SHBA-së i Joe Biden ka sjellë jo pak probleme në Kapitol. Ditën e sotme pjesëmarrësit që po përgatiteshin për datën 20 janar, janë evakuuar për shkak të në alarmi për zjarr. Sipas mediave të huaja një ndërtesë afër asaj të Capitol-it i është vënë flaka dhe të gjithë personat në të janë parë duke dalë me vrap.

Gjithashtu, për shkak të trazirave që ndodhën në 6 janar, Capitol-i është rrethuar nga forca të shumta policore. Kujtojmë se trazirat u nxitën nga Presidenti në ikje Donald Trump.

Vlen të theksohet se personelit iu dërguan mesazhe me tekst, duke u thënë atyre të qëndronin larg dritareve.

Gazeta Sot