Finiqi
Qyteti dhe Territori i tij
Qyteti Antik i Phoinikes gjendet ne Epir, ne zonen e Kaonise qe
i perket aktualisht Shqiperise, jo larg nga qyteti bregdetar i Sarandes.
Siti arkeologjik, i identifikuar ne pjesen e siperme te kodres qe
ndodhet prane fshatit te Finiqit, na ka dhene shenja te pranise
te njereve qe nga periudha prehistorike, por rrenojat me te dukshme
sot i takojne qytetit helenistiko-romak, i njohur nga Polibi per
fortifikimet e tij te beshme.
Flasin per Phiniken udhetaret e fillimit te viteve 1800, por do
te jene gjurmimet e Luixhi Ugolinit ne Shqiperi ne fillim te viteve
1920, ato qe identifikojne dhe pershkrojne perfundimisht qytetin.
Pas Luftes se Dyte Boterore, midis viteve 1970-1980 disa personalitet
te njohura te Arkeologjise shqiptare si Dhimosten Budina dhe Astrit
Nanaj, kane drejtuar germime dhe gjurmime. Kujdes i vecante iu kushtua
edhe mureve rrethuese per te cilat kemi studimet e Neritan Cekes
dhe Gjerak Karaiskajt.
Mbi keto germime, mbeshtetet sot puna e Misionit Arkeologjike Italian
e filluar ne shtator-tetor 2000.
Me fazen e pare te punimeve u rimorr gjurmimi ne zonen e akropolit,
e karakteruzuar nga prania e mbetjeve arkeuologjie te ashtuquajturit
thesuors, i gerrmuar nga Ugolini (qe ne te vertete eshte nje tempull
in antis, ndoshta distil). Eshte e mundur qe ne kete zone te perqendrohej
pjesa e monumentalizuar e qytetit te periudhes klasike dhe helenistike,
zone qe do te vazhdonte kete funksion te pakten deri ne periudhen
bizantine. Sektore te tjere te kerkimeve qene ai i teatrit dhe i
banesave helenistike. Ne fakt nje teater i madh gjendej ne nje nga
shpatet natyrore qe ndodhet ne anen jugore te kodres, ne nje pozicione
skenografik mahnites. Pak me ne perendim te teatrit gjendet nje
lagje banesash private e organizuar mbi nje sere terracash. Nje
nga keto banesa paraqet dy peristile, rreth te cileve gjejme dhomat
kryesore te baneses.
Phoinike, sidoqofte nuk ngjall interes vetem per qendren e banuar
por dhe per territorin qe duhet te kishte perreth, akoma sot mahnites
dhe i mrekullueshem. Qyteti lind ne qender te nje rajoni territorial
mjaft te gjere dhe per nga pozicioni i saj topografik eshte pika
natyrore e riferimit te tij.
Gjate periudhes helenistiko-romake territori qe i perkiste qytetit
duhet te perputhej me sektorin fushor qe gjendet ne kembet e kodres,
ndersa mbi kodrat perreth gjendeshin struktura te ndryshme qe kishin
nje funksion mbrojtes dhe kontrolli te territorit. Te tilla jane
qendrat e Cukes dhe metoqit, mbi kodrinat qe gjenden midis Phoinikes
dhe gjirit te Sarandes. Per sa i perket daljes ne det, me sa duket
porti i qytetit duhet te ishte ne Onchesmos, ku sot gjendet Saranda
|