Messi Ronaldo nje prej me te mireve ne bote

Messi: Ronaldo nje prej me te mireve ne bote

Lionel Messi ka thënë se Cristiano Ronaldo ka kualitete të mëdha që e ndihmuan Real Madrid të shpallet kampion dhe të fitojë në Ligën e Kampionëve. Messi po ashtu ka folur edhe për rivalitetin me Ronaldon duk shtuar se kjo është bërë nga mediat.

“Mendoj që rivaliteti jonë është diçka që është shpikur nga mediat”.

“Ajo çfarë duam të bëjmë çdo vit është të japim më të mirën, të bëjmë më të mirën për ekipet tona, de çfarë flitet nga jashtë unë nuk i jap shumë rëndësi”

“Ai është një lojtar fenomenal me shumë kualitete dhe përmirësohet vit pas viti. Për këtë arsyeje a është një prej më të mirëve në botë”, ka thënë Messi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama