Zyrtare Shaqiri nenshkruan me Bayern Munich

Zyrtare: Shaqiri nenshkruan me Bayern Munich
Bayern Munich përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e shqiptarit Xherdan Shaqiri nga Baseli për një shumë të pazbuluar. Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin gjerman dhe do t’i bashkohet klubit të ri pas fundit të sezonit. 20-vjeçari kishte udhëtuar në Gjermani në herët gjatë javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe anësori sot ka nënshkruar marrëveshje deri në qershor të vitit 2016.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një prej të rinjve më të njohur në Evropë në Xherdan Shaqirin”, ka komentuar drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger. Shaqiri është produkt i akademisë së të rinjve të Baselit dhe është shndërruar në një lojtar kyç për klubin zviceran që kur kishte bërë debutimin zyrtar në korrik të vitit 2009. Anësori do të ketë rastin të luajë kundër klubit të tij të ri dy herë në dy javët e ardhshme, pasi skuadra e tij aktuale, Basel, është caktuar të përballet pikërisht me Bayernin në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama