Zyrtare FIFA ia lejon Kosoves ndeshjet miqesore

Zyrtare: FIFA ia lejon Kosoves ndeshjet miqesore
Më në fund, një lajm i mirë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur ta lejojë Kosovën që të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësuese. Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja zyrtare e shtëpisë së futbollit botëror. “Komiteti Ekzekutiv e ka aprovuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore, në përputhje me artikullin 79 të Statutit të FIFA-s”, shkruan në FIFA.com.

Përpjekjet e shumta të drejtuesve të futbollit kosovar më në fund kanë marrë frytet e para. Natyrisht, objektiv i FFK-së është pranimi i plotë i futbollit kosovar në atë ndërkombëtar Në këto momente, Federata e Futbollit të Kosovës është duke mbajtur konferencë për shtyp, për të dhënë informata të detajuara pikërisht për këtë çështje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama