Zvicra lejon me ligj pershendetjet naziste

Zvicra lejon me ligj pershendetjet naziste

Gjykata e Lartë në Zvicër ka vendosur ditën e mërkurë se përshëndetja naziste nuk është diskriminim racor, nëse ka si synim të pasqyrojë një deklarim personal.  Sipas këitj vendimi, përshëndetja e Hitlert është krim vetëm nëse shfrytëzohet për të shpërndarë ideologji raciste te të tjerët, por jo në rastet kur ajo shfrytëzohet për të shfaqur bindjet personale të dikujt.

Vendimi i sotëm pason dhe hedh poshtë vendimin e vitit të kaluar, të një shkalle më të ulët gjykate, e cila kishte dënuar një person për diskriminim racor, për shkak të pjesëmarrjes në një tubim në vitin 2010. Tubimi në fjalë shfrytëzohet nga grupet e djathta ekstreme, në Ditën Kombëtare të Zvicrës dhe gjatë tij demonstrohen shpesh simbole naziste.

Në dallim nga Zvicra, "përshëndetja e Hitlerit" është akt kriminal në Gjermani, Austri dhe në Republikën Çeke.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama