Zvicra e kaluara ja cila eshte pika me e forte e Kombetares

Zvicra e kaluara, ja cila është pika më e fortë e Kombëtares

Fitorja e djeshme duket se nuk ka shumë rëndësi për Migjen Bashën, i cili pas ndeshjes me Katarin, në një prononcim për "SuperSport", i ka kushtuar më shumë rëndësi eliminimit të gabimeve.

13327655_1099762590082721_5248681191684186051_nSi do ta vlerësonit këtë fitore ndaj një skuadre me të cilën kemi një diferencë të madhe?

Rëndësi ka që kemi fituar, edhe pse ndaj një skuadre që nuk ka nivelin tonë. Gjithashtu, rëndësi ka fakti që të gjithë punën që kemi bërë gjatë javës në stërvitje e kemi treguar në fushë. Nuk kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, pasi ishim edhe të ngarkuar fizikisht për shkak të stërvitjeve, por sërish ia vlen rezultati.

Edhe sa kohë i duhet grupit që të arrijë formën maksimale duke e matur me fillimin e Kampionatit Europian?

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç kemi bërë gjatë kësaj jave. Por, në këtë ndeshje kemi bërë edhe disa gabime, sidomos në golin e parë, ku fajtori numër një isha unë. Kemi edhe dy javë derisa të luajmë ndeshjen e parë dhe me rëndësi është që kur ta luajmë atë takim të jemi në formë maksimale dhe të përqendruar që të mos bëjmë ato gabime siç kemi bërë sot (dje).

E shikoni veten titullar në këtë skuadër?

Ne duhet të mendojmë sa më shumë për grupin, pasi është fat i madh që do të jemi në Francë. Duhet të mendojmë të mirën e Kombëtares, jo të Bashës apo dikujt tjetër.

Kush mendoni se janë pikat më të forta të kësaj Kombëtareje?

Pika më e fortë është ndryshimi i mentalitetit në skuadër si dhe prurjet e reja. Nga momenti që kam ardhur në këtë ekip, por edhe shumë lojtarë të tjerë, ka pasur një mentalitet më profesional. Besoj se vitet e fundit kemi bërë punë të madhe dhe arritja e kualifikimit për në Kampionatin Europian ishte shpërblimi i gjithë punës sonë që kemi bërë gjatë kësaj periudhe.

E shihni veten në formacionin ndaj skuadrës së Ukrainës, kur ka edhe pak ditë në dispozicion?

Nuk mund të flas në lidhje me këtë çështje, edhe pse çdo lojtar dëshiron të jetë titullar në çdo ndeshje. Duhet parë se si do të vendosë trajneri, pasi i takon atij.

Keni folur me miqtë tuaj në Zvicër, pasi keni luajtur me ekipet e moshave të këtij vendi?

Shumë prej tyre më kanë thënë të kemi kujdes kundër Zvicrës, por ne do të mendojmë për trepikëshin që na takojnë, çfarë thonë të tjerët nuk duhet t'i dëgjojmë.

Do të jetë speciale kjo ndeshje?

Besoj se në aspektin futbollistik Zvicra më ka dhënë shumë jo vetëm mua, por edhe disa lojtarëve të tjerë që janë këtu. Por, ajo është e kaluara dhe unë mendoj vetëm për Kombëtaren time. Pastaj Zvicra, Franca dhe të tjerat nuk më interesojnë shumë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama