Zv. Presidenti Biden u kerkon ndjese familjeve te viktimave te bombardimeve te Serbise

Zv. Presidenti Biden u kërkon ndjesë familjeve të viktimave të bombardimeve të Serbisë

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden shprehu keqardhjen për pasojat njerëzore të bombardimit amerikan të Serbisë në vitin 1999, me qëllim ndalimin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Kosova.

Sipas Deutsche Welle, Zoti Biden, i cili ka qënë personalisht në favor të bombardimeve, u kërkoi ndjesë familjeve të viktimave të vrarë gjatë bombardimeve në vitin 1999.

"Kujtimet e humbjes së të dashurve janë ende të freskëta," u tha Biden gazetarëve përpara se të bisedonte me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, në godinën e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ende paraqet dëmtimet nga bombardimet.

Zoti Biden u shpreh se Serbia, vendi me më popullsinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor, është pikë kyçe për paqen në Ballkan.

Ai theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën si kusht për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Por Vuçiç nga ana e tij u shpreh se "edhe vetëm një shkëndijë" mund të kthejë valën e tensioneve në rajon në "kaos".

Gjatë vizitës së tij, Zëvendës Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e qeverisë së tij për proçesin e zvarritur të forcimit të paqes në rajon, 17 vjet pas bombardimeve të NATO-s dhe 21 vjet pas marrërveshjes së paqes me Bosnjen.

Zoti Biden u prit në Serbi me protesta të organizuara nga forcat ultra nacionaliste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama