Zoti Basha shpall mbeshtetjen per reformen por ende ka paqartesi

Zoti Basha shpall mbështetjen për reformën, por ende ka paqartësi

Zoti Lulzim Basha ka deklaruar të mërkurën pasdite se ai ka rënë dakord me Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn se roli i Operacionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit do të jetë rol koordinues por jo vendim-marrës.

"Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurimi mbi bazën e hamendësimeve e opinioneve, por vetëm mbi fakte e prova sipas ligjit," - u shpreh Zoti Basha, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Me këtë përcaktim, Zoti Basha u shpreh se PD do të votojë në bllok pro reformës në drejtësi.

Mbetet e paqartë se cili është propozimi konkret i Komisionerit Hahn dhe a do jetë ai i pranueshëm nga PS dhe nga qeveria amerikane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama