Zidane Deshtim nese nuk kualifikohemi

Zidane: Dështim nëse nuk kualifikohemi

Zinedin Zidan luan sot ndeshjen më të rëndësishme të këtyre muajve të parë si trajner i Realit të Madridit, sepse nga dueli me Mançester Sitin varet finalja e Ligës së Kampioneve. bejl zidaneNdonëse si futbollist francezi i ka fituar shpeshherë këto beteja, tani ai kërkon të konfirmohet edhe në rolin e trajnerit.

"Zizu" e di gjithashtu se anglezët e Siti nuk janë Volfsburgu, i cili gjithashtu i hapi telashe në Gjermani, por në të njëjtën kohë ai e pranon se një eliminim nga ky turne do të ishte një dështim, për të cilin nuk ekzistojnë alibi.

Zidan, pikësëpari duam të dimë se cila është gjendja e skuadrës?

Kristiano është në 100 për qind të formës së tij, prandaj nesër (sot) do të jetë i ndeshjes, titullar. Ndërsa për Benzemanë ka ende probleme, prandaj është e kotë që ta rrezikoj. Edhe për Kazemiron tentuam, por, ndërsa ai ka kaluar dëmtimin, janë disa hematoma, të cilat e shqetësojnë, prandaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Gjithsesi, kjo nuk përbën një problem apo një justifikim për ne, sepse kemi të gjithë lojtarët që na duhen për ta fituar këtë ndeshje.

Kemi dëgjuar se në rast se luan, Ronaldo, në rast të një përsëritjeje dëmtimi, mund të humbë edhe Europianin?

E vërteta është që Ronaldo nuk rrezikon asgjë, por të presim dhe të shohim se si do të jetë ndeshja e tij dhe e jona gjithashtu. Kazemiro duket sikur përbën peshoren e mesfush- ës tuaj, ndërsa Benzema një bazë e fortë e sulmit.

Mos ndoshta do provoni të ndryshoni modul kundër Sitit?

Unë nuk ndryshoj asgjë. Dua thjesht që të kemi mbështetjen e tifozëve.

Nëse nuk do të kualifikoheni për në finale, a do të përbënte ky fakt një dështim për ju, për sezonin e Realit?

Pa dyshim që po. Por ne jemi në një moment shumë të mirë dhe duam ta shfrytëzojmë atë. Po flasim për kompeticionin më të rëndësishëm në botë për klube dhe jemi të detyruar që të vazhdojmë dhe të jemi pjesë e tij. Nëse nuk do të arrijmë në finale, atëherë do të jetë një dështim total. Hasët vështirësi në Angli, ashtu sikurse ndodhi në Gjermani me Volfsburgun. Por kthimi në "Bernabeu" kundër gjermanëve ishte krejt ndryshe.

Mendoni se edhe nesër (sot) mund të shënoni dy gola në 15 minutat e para?

Do të jetë shumë më e vështirë sesa me Volfsburgun dhe madje akoma më e rrezikshme sesa ndeshja në Angli, sepse nesër (sot) vendoset fati ynë dhe nuk do të kemi shans tjetër deri në vitin e ardhshëm për të kërkuar finalen. Por ne jemi të ndërgjegjshëm mbi forcën tonë, por edhe mbi atë të kundërshtarit.

Çfarë ju tremb nga Siti?

Kanë lojtarë cilësorë, teknikë, të fortë e të shpejtë, sidomos në fazën sulmuese dhe ndaj tyre duhet të bëjmë shumë kujdes. Aguero dhe De Bryjne janë dy më të rrezikshmit.

Keni menduar një plan të veçantë për t'i ndalur, Agueron të paktën, i cili do të lëvizë më shumë në zonën tuaj?

Aguero dhe De Bryjne kanë të gjithë vlerësimin tim. Janë lojtarë tepër cilësorë, por një trajner mendon për të frenuar të gjithë skuadrën, jo individët. Prandaj, nëse luajmë kompakt, do arrijmë që t'i mundim dhe të shkojmë në "San Siro", sepse ky grup që drejtoj e meriton.

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama