Zidan Bejli eshte si Ronaldo Sitin e mundim edhe pa yjet

Zidan: Bejli është si Ronaldo, Sitin e mundim edhe pa yjet

Zinedin Zidan ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin Garet Bejl dhe të gjithë ekipin për fitoren e tani bën me dije se vë- mendja do të shkojë e gjitha te ndeshja kundër Mançester Sitit. bejl zidaneAi tha se ka besim për rikuperimin e Ronaldos dhe Benzemasë, por premton se Reali do të shkojë në finale edhe nëse ata mungojnë.

"Arritëm një fitore të rëndësishme dhe vazhdojmë të shpresojmë ende te titulli kampion. E rëndësishme është që ne e bëmë detyrën tonë dhe tani duhet të presim. Bejli konfirmoi se është një futbollist me shumë vlera. Ai e ndihmon skuadrën po aq sa Ronaldo dhe të gjithë lojtarët e tjerë.

Modriç?

Nuk është e vërtetë që kur ai është në fushë ne vuajmë më pak. Ne vuajmë të gjithë si skuadër dhe nuk e bën diferencën vetëm një lojtar. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Sitit. Kam besim se Ronaldo dhe Benzema do të rikthehen në fushë, por ne treguam edhe në sfidën e parë se mund të luajmë edhe pa ta. Kemi mundësi të artë për të shkuar në finale dhe duhet të përqendrohemi maksimalisht", përfundoi trajneri i Realit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama