Zhytje
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Kinezët Lin Yue dhe Huo Liang kanë fituar medaljen e artë në zhytje në platformën e dhjetë metrave. Bëhet fjalë për medaljen e dytë të artë në zhytje në dy ditët e fundit: të dielën Jingjing Guo dhe Minxia Vu kanë fituar medaljen e artë për femra.
Në debutimin e tyre olimpik, Lin Yue dhe Huo Liang kanë fituar duke ruajtur qetësinë edhe përballë turmës së fansave të shtëpisë. Me rezultatin final 468.18, zhytësit kinezë kanë fituar ndaj rezultatit 450.42 të gjermanëve Patrik Hojsding dhe Sasha Klein.
Marre nga : Gazeta Panorama