Zhvleresimi i lekut nderhyn edhe Fullani Agjentet ekonomike te mos bejne presion

Zhvlerësimi i lekut, ndërhyn edhe Fullani: Agjentët ekonomikë të mos bëjnë presion
Gjatë një konference për mediat, Fullani u ka bërë apel agjentëve ekonomikë që të mos ushtrojnë presione në kursin e këmbimit dhe ta lënë lekut të ndikohet vetëm nga kërkesë-oferta e tregut. "Agjentët të gjykojnë me ftohtësi mbi përfitimet e monedhës shqiptare. Leku për Shqipërinë ka qenë, është dhe do të mbetet një monedhë e suksesshme. Është monedha që shërben si spirancë për alternativat tona evropiane, aty e kemi zgjidhur suksesin afatgjatë"- tha Fullani, duke treguar se në 17 vite monedha vendase ka ditur të përballojë gjithë problemet.

Deklarata vjen fill pas asaj të kreut të Financave, Bode për të besuar te Leku. Po sot, euro arrin shifrën rekord të këmbimit kundrejt Lekut.

Euro ka arritur nje rekord historik sot ne Tirane, duke u blere me 138.7 leke. Vetem dy dite me pare, euro "rrotullohej" rreth nivelit 134 leke, por sot rritja e saj e menjehershme ka shokuar qytetaret ne sportelet e Exchange-ve te kryeqytetit. Sipas Shpetim N. kambist dhe pronar i nje pike kembimi ne rrugen Komuna e Parisit prane Kopshtit Botanik, kjo eshte nje rritje tej te gjitha parashikimeve. "Ndjej keqardhje te them te drejten.. Sapo erdhi nje klient qe kerkoi te blinte 29 mije euro. E kishte lene per sot me shpresen se do ulej ndonje pike nga dje, por sot eshte tmerr. Me sa duket do vazhdoje kjo rritje".

Zhvleresimi i lekut po vijon kesisoj me ritme te shpejta, nderkohe qe qeveria vazhdon flet per suksese ekonomike, rritje pagash, invetsime etj. Situata eshte vecanerisht e rende per qytetaret kredi-marres. Kredite ne Shqiperi jane thuajse te gjitha ne euro. "E kam kestin e kredise 910 euro ne muaj. Nga muaji ne muaj, po shtrengohem, sepse rritja vazhdon. Dikush duhet te beje dicka per kete, nuk i presim leket me gershere - thote Ardian Hoxholli, pronar i nje pike shitjeje kancelerish ne rrugen Medar Shtylla. "Por "leket me gershere" ndoshta do ti duhet ti pres dikush tjeter. Perballe nje zhvleresimi te tille te lekut, jane te shumta ata qe e mendojne me shume pesimizem te ardhmen e monedhes vendase.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës së tij për të mirat e ndryshimeve në buxhetin e 2009, ka deklaruar se adoptimi i monedhës evropiane do të jetë një proces i gjatë. Bode ka thëne se së fundi ka pasur abuzime dhe keqinterpretime të deklaratës së kryeministrit Berisha, kur foli për adoptim të Euros edhe në vendin tonë, duke ftuar shqiptarët të besojnë te monedha vendase.

"Ne jemi një vend aspirant për në Bashkimin Europian dhe procesi i zëvendësimit të monedhës sonë me Euron do të jetë shumë i gjatë"- tha ai, duke ftuar gjithë shqiptarët që të besojnë te Leku, pasi është një monedhë e qëndrueshme dhe ka treguar se ka stabilitet. "Monedha jonë është monedha më e qëndrueshme në rajon. Prej 10 vjetësh ajo që dëshmon stabilitet edhe në raport me kursin e këmbimit, me euron dhe dollarin. Për një periudhë të gjatë ka treguar stabilitet edhe me euron, e cila së fundi është mbivlerësuar"- ka thënë ai Vetëm pak ditë më parë ka qenë kryeministri i vendit Sali Berisha që lëshoi sinjale për adoptimit të Euros edhe në vendin tonë, në kuadrin e integrimit në BE, sipas tij.



Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama