Zeman Problemi i Balotelit nuk eshte ngjyra por sjellja e tij

Zeman: Problemi i Balotelit nuk eshte ngjyra, por sjellja e tij
Mario Baloteli është kthyer në qendër të vëmendjes në Itali, pas koreve raciste nga ana e tifozëve të Romës në drejtim të tij. Federata italiane u mjaftua vetëm me një gjobë ndaj Romës, ndërkohë që për këtë çështje ndërhyri edhe vet Sep Blater, duke kërkuar masa më të rrepta ndëshkimore.

Por, ish-trajneri i Romës Zdenek Zeman del kundër të gjithëve, duke thënë se problemi i Balotelit nuk është ngjyra, por sjellja e tij.

“Problemi nuk qëndron tek ngjyra e lëkurës, por tek sjellja. Nëse një lojtar performon mire, atëherë asgjë nuk ndodh. Baloteli nuk u ofendua për ngjyrën që ka, por për sjellejn e tij”, ka thënë trajneri çek.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama