Zbulohet identiteti i shqiptarit te vrare ne Gjermani

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani
Ai është Ibrahim Jeniaj, shqiptari nga Kosova, i vetmi djali i cili mbeti viktimë në këtë tragjedi të krijuar nga Tim Kretschmer ish nxënës i kësaj shkolle.Serkan Esen, një shok e përshkruan 16 vjecarin si një “djalë të këndshëm”: “Vërtet u shokova kur mësova se ai kishte vdekur” Sipas tabloidit britanik “The Sun”, djali nga Kosova ishte me paterica dhe nuk mund të lëvizte në momentin e tragjedisë.

Policia ende nuk ka zbuluar motivet që çuan 17 vjeçarin Tim K. të kryente këtë krim te rende.17 vjecari ishte shprehur se ishte i mërzitur me këtë botë, ku të tjeret qeshnin dhe talleshin me të.Kreshner ishte shprehur ne nje bisede Online se askush nuk arrinte te dallonte potencialin e tij dhe për këtë ndihej i frikësuar. Autoritetet mund të akuzojnë babain e 17 vjecarit pasi nuk kishte arritur te mbante në vende të sigurta armët e tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama