Zbulohet difekti i telefonave Android

Zbulohet difekti i telefonave Android

Telefonët Android nuk gjejnë paqe. Ai që kërcënon sistemin operativ të Google është një version i ri i Programit Stagefright.

Kjo e metë në ndërtimin e sistemit Andorid u zbulua në korrik të këtij viti.

Ajo cënon privatësinë e celularit, duke lejuar sulmuesin e sistemit të vjedhë të dhëna personale nëpërmjet dërgimit të një MMS -je.

Ky program infektues vepron në fshehtësi të plotë dhe i mundëson sulmuesit të sistemit edhe të fshijë gjurmët.

Stagefright është një program fantazmë i cili nuk prek një aplikacion të caktuar apo një lloj të caktuar telefoni, ai prek një element në brendësi të të gjithë sistemeve operativë Android.

Nga ana tjetër Google është vënë menjëherë në punë për riparimin dhe parandalimin e këtij kërcënimi të klientëve të tij.

Mësohet se versioni i ri i Android, ai numër 6, i quajtur Android Marshmallow, nuk do të jetë i cënueshëm ndaj këtij sulmi./Tv Klan


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama