Zbulohen letrat qe Heminguei ia dergonte Marlene Dietrich

Zbulohen letrat që Heminguei ia dërgonte Marlene Dietrich

Janë takuar ndërsa të dy udhëtonin në Atlantik, në "Ile de France", në vitin 1934. Dhe që prej atij udhëtimi, shkrimtari i ka shkruar asaj intimitete nga jeta e tij deri në vdekjen e tij. Lauranti i çmimit Nobel në letërsi vjen kështu me një tjetër histori interesante dashurie. Nesër biblioteka John F. Kennedy do të bëjë publike 30 letra që Heminguei ia ka shkruar aktores dhe këngëtares legjendare, Marlene Dietrich, midis viteve 1949 dhe 1959. Maria Riva, e bija e Dietrich, ia ka dhuruar këto letra bibliotekës në vitin 2003, bashkë me dorëshkrimin e daktilografuar të dy poemave dhe dy tregimeve të shkrimtarit. Ndërsa e veja e Hemingueit, Mary i ka dhuruar bibliotekës letrat e tij në vitin 1968. Këto letra ende nuk janë kombinuar me njëra- tjetrën për ta sjellë të plotë atë çfarë ka ekzistuar vërtet mes tyre. "Kur të kombinohen me koleksionin tjetër të bibliotekës së korrespodencës së Dietrich dhe Hemingueit këto letra do të ndihmojnë në kompletimin e miqësisë së mrekullueshme mes dy personaliteteve të jashtëzakonshme", është shprehur Tom Putnam drejtor i bibliotekës. Stërnipi i Dietrich, Peter Riva, ka thënë në një intervistë telefonike se kur nëna e tij ia shiti pasurinë e Dietrich qeverisë gjermane, në vitin 1993, ajo ka bërë një përjashtim nga shitja të materialeve të Hemingueit.

"Ajo i konsideronte ato si thesar amerikan", ka thënë Riva, duke përshkruar pikëpamjet e nënës së saj, "dhe dëshironte që ato t‘i ruante për kombin. Sinqerisht ajo është këshilluar nga miqtë për t‘i shitur ato". Riva ka thënë se vlera e donacionit është llogaritur të arrijë deri në 6 milionë dollarë. Korrespondenca përmban 25 letra (shtatë prej tyre të shkruara me dorë), katër telegrame dhe një kartë krishtlindjesh. Ato tregojnë

Heminguein në çastet e tij më të zbërthyera: i parespektueshëm dhe djaloshar, nganjëherë qejfli, nganjëherë filozof dhe gjithmonë thellësisht i dashur. Një ndjenjë e atmosferës shoqërore (dhe intimitetit) të epistolarit të Hemingueit

me Dietrich është e dukshme në letrën e një shkurtit të vitit 1950, që ai ia dërgoi nga Venecia. "Mary është mirë dhe të përshëndet", ka shkruar ai. Është e dukshme nga të dy

anët e korrespondencës (Biblioteka JF Kennedy tashmë posedon 31 letrat dhe telegramet që Dietrich ia ka dërguar Hemingueit midis viteve 1950 dhe 1961) se një lidhje e fuqishme emocionale midis tyre ishte përshtatur nga joshja e krahasueshme fizike. Deklaratat e thella të dashurisë e gjallërojnë korrespondencën. Sidoqoftë, Dietrich dhe Heminguei asnjëherë nuk kanë qenë dashnorë. Ata ishin, ashtu siç njëherë Heminguei ia kishte treguar mikut dhe biografit të tij të ardhshëm A.E. Hotchner, ‘viktima të pasionit të pasinkronizuar‘. Kjo është një tjetër histori interesante e Marline, pas historisë tashmë të njohur me letra që ai kishte me një tjetër shkrimtar të njohur, Remark.

Marre nga : Gazeta Shqip



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama