Zbulimi i radhes Krishti pa mjeker dhe i veshur si filozof

Zbulimi i radhes: Krishti pa mjeker dhe i veshur si filozof

Arkeologët në Spanjë pretendojnë se kanë gjetur një nga imazhet më të vjetra të Jezu Krishtit. Imazhi është i pikturuar në një xham e cila daton që në shekullin 4 pas krishtit. Raportuesit tregojnë që në imazh ishin dy apostuj, të cilët besohet të jenë Peter dhe Paul.

Ndërkohë ajo që u bënë përshtypje është personazhi i tretë në xhamë, Jezu Krishti. Ata thonë se Jezu Krishti dukej në xham shumë herë më ndryshe se përshkrimet e mëpasshme. Ai nuk kishte mjekër, ishte i shkurtër, flokët kaçurrela dhe shfaqte i veshur me petkun zyrtar të filozofit.

Xhami në formë pjate mësohet të jetë përdorur për të mbajtur bukën gjatë ritualeve të Krishtëlindjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama