Zbulimi i 22 anijeve antike ne Greqi me i madhi ne historine moderne te arkeologjise nenujore

TIRANË, 4 Nëntor / ATSH / - Mediat e specializuara të historisë dhe arkeologjisë nënujore kanë njoftuar së fundmi se zbulimi i 22 anijeve antike në të njëjtin vend në zonën e ishujve Fourli në Greqi nga ekipi amerikano-grek, është zbulimi më i madh në historinë moderne të arkeologjisë nënujore.

Ky zbulim u bë i mundur prej një ekipi të "RPM Nautical Foundation" dhe ekipit grek të arkeologjisë nënujore.

Ekipi amerikan i RPM Nautical Foundation është ekipi i mirënjohur që punon prej mbi 10 vjetësh në Shqipëri ku ka bërë të mundur një sërë zbulimesh të rëndësishme në ujrat shqiptare, bënë të ditur Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ndërkohë arkeologu Peter Cambell bashkëdrejtori i zbulimit të madh në Greqi është anëtar i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare dhe ka filluar karrierën e tij në projektin e Shqipërisë.

Zbulimi i 22 anijeve antike të cilat vinin nga porte të largëta si Deti i Zi apo Azia e Vogël, do të sjellë një revolucion në njohuritë tona mbi lundrimin në periudhat antike.

Media të rëndësishme botërore si CNN, National Geographic, BBC etj, po i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij zbulimi mjaft të rëndësishëm.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama