Zbardhet cmimi i kartoneve Kombetarja vlen sa gjysma e Pogbase

Zbardhet çmimi i kartonëve, Kombëtarja vlen sa gjysma e Pogbasë

Paratë në futboll nuk janë gjithçka, por të ndihmojnë për të ecur përpara. Ky nuk është rasti për Shqipërinë, e cila për herë të parë arriti të siguronte pjesëmarrjen e saj në një kompeticion europian. Në specialen e gazetës italiane "Gazzetta Dello Sport", Kombëtares shqiptare i është kushtuar një hapësirë e veçantë pikërisht për këtë fakt.Pogba mes Hysajt dhe LilesXhani De Biazi arriti të kualifikonte për në Europian një skuadër, e cila vlen 44.2 milionë euro dhe do të përballet me ekipe që vlejnë miliona euro. Vetëm Pol Pogba vlen sa dyfishi i kuqezinjve, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në dy ndeshjet miqësore të luajtura mes Shqipërisë dhe Francës, këta të fundit nuk arritën të fitonin asnjë prej tyre. Shpirti, sakrifica, zemra dhe puna e palodhur në fushën e lojës nga lojtarët kuqezinj zhvlerësuan në 180 minuta klasin, potencialin dhe "grisën" milionat e Francës dhe shumë kombëtareve të tjera që kishin në grup.

Vlera e lojtarëve

Lojtari më i kushtueshëm në radhët e Kombëtares shqiptare është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj. Nga faqja e specializuar për vlerat e kartonëve të futbollistëve, "transfermarkt", Hysaj vlerësohet 9 milionë euro. Megjithatë, presidenti i napolitanëve nuk ka ndër mend ta largojë për një shifër të tillë. Ai kërkon 20 milionë euro për ta lënë futbollistin shkodran të transferohet në skuadrat që kanë shfaqur interes për të. Në treshen e lojtarëve më të kushtueshëm të Shqipërisë renditen Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka, përkatësisht me nga 4 milionë euro. Pas tyre, Kaçe vlerë- sohet me 3 milionë euro dhe Gashi me 2.75 milionë.

Lojtari me vlerën e kartonit më të ulët në Kombëtaren shqiptare është Ansi Agolli me 300 mijë euro.

"Ne jemi një skuadër që i dimë limitet tona dhe punojmë gjithmonë për të bërë më shumë sesa mundemi. Do kërkojmë t'u hapim punë të gjithë rivalëve", thotë gjithmonë Xhani De Biazi në konferencat për shtyp. Duket qartazi. Kjo është kryefjala me të cilën ai dërgoi në Europian ekipin që vlen sa gjysma e kartonit të Pol Pogbasë.

Vlera e kartonëve të lojtarëve të Kombëtares
Lojtari Vlera
PORTIER
Etrit Berisha 4mln EUR
MBROJTËS
Elseid Hysaj 9 mln EUR
Lorik Cana 1 mln EUR
Mërgim Mavraj 1.6 mln EUR
Ansi Agolli 300 mijë EUR
Frederic Veseli 800 mijë EUR
Arlind Ajeti 1 mln EUR
Berat Gjimshiti 1 mln EUR
Naser Aliji 700 mijë EUR
MESFUSHORË
Burim Kukeli 500 mijë EUR
Taulant Xhaka 4 mln EUR
Ledian Memushaj 1.4 mln EUR
Amir Abrashi 2.25 mln EUR
Migjen Basha 800 mijë EUR
Ergys Kaçe 3 mln EUR
Andi Lila 700 mijë EUR
Ermir Lenjani 1 mln EUR
SULMUES
Shkëlzen Gashi 2.75 mln EUR
Odise Roshi 450 mijë EUR
Milot Rashica 2 mln EUR
Sokol Cikalleshi 2.3 mln EUR
Armando Sadiku 750 mijë EUR
Bekim Balaj 2 mln EUR
Rei Manaj 1 mln EUR
(Tabelë e publikuar në
"Gazzetta Dello Sport")


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama