Zbardhen detajet ish-juventini Luciano Moxhi prane Dinamos

Zbardhen detajet, ish-juventini Luçiano Moxhi pranë Dinamos

Ish-administratori i Juventusit dhe një prej emrave më të rëndësishëm në futbollin italian, Luçiano Moxhi, ndodhet prej dy ditësh në vendin tonë.

Untitled-5Ai është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, në një kohë që dje ka qenë i pranishëm në tribunën e "Elbasan Arena"-s ku ka ndjekur sfidën Elbasani-Dinamo. Burime të sigurta pranë klubit blu kanë bërë të ditur se Moxhi do të luajë rolin e konsulentit pranë Dinamos dhe presidentit Sulaj.

Ai do të këshillojë dhe orientojë në lidhje me drejtimin e klubit, menaxhimin, organizimin dhe merkaton. Sulaj do të vazhdojë të jetë president i klubit dhe duke afruar një emër të rëndësishëm si Moxhi, do ta ketë më të lehtë për ta rikthyer edhe një herë skuadrën në Superiore.

Dinamo është një emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar që ka fituar 18 tituj kampionë dhe shumë herë Kupën e Shqipërisë. Por, sezonet e fundit është detyruar të luajë në Kategorinë e Parë. Por, me afrimin e Moxhit në rolin e konsulentit, pritet që gjërat të ndryshojnë për mirë në këtë klub.

Pritet që sezonin e ardhshëm të krijohet një ekip cilësor që të luftojë për t'u rikthyer në Superiore dhe më pas të synojë sërish titujt kampionë dhe pjesëmarrjet në Europë. Eksperienca e madhe e Moxhit në drejtimin e Juventusit sigurisht që është një aspekt i rëndësishëm për klubin e Dinamos që do të ketë luksin të ndihmohet nga një emër i tillë.

Këtë sezon, skuadra blu nuk ka kaluar një kampionat të lehtë, në një kohë që deri pak javë më parë rrezikonte seriozisht rënien. Pritet që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe dhe të krijohet një ekip cilësor që të synojë vendin e parë që e dërgon në Superiore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama