ZYRTARE/ Trajneri i Hysajt rinovon me Napolin ja kontrata e tij (FOTO)

ZYRTARE/ Trajneri i Hysajt rinovon me Napolin, ja kontrata e tij (FOTO)

Mauricio Sarri ka rinovuar kontratën e tij ne Napolin për katër vitet e ardhshme. Mediat italiane shkruajnë se presidenti i bluve, Aurelio De Laurentis zhvilloi një takim me teknikun në Romë dhe çdo gjë duket e përfunduar.

170724795-4cf04758-4ef2-4fc3-9152-b1f8747acc2a"Të dashur tifozë, takova në Romë, ashtu siç kisha bërë të dikur disa ditë më parë, Sarrin. Kemi vendosur bazat për 4 vite të jashtëzakonshëm",-ka shkruar presidenti i klubit në profilin e tij në "Twitter".

Ndërsa trajneri ka thënë për "Radio Kiss Kiss" se është i kënaqur me marrëveshjen që iu ofrua.

165509382-8533ef7f-b0fb-4e60-b52e-f8a8507e2d07"Presidenti më ka trajatuar si të isha një i familjes, më ka ofruar një kontratë të kënaqshme nga të gjitha pikëpamjet dhe kështu, unë ndjehem pjesë e familjes së Napolit",-ka thënë Sarri.

Tekniku njihet edhe për besimin që i ka dhënë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysajt, te blutë e Napolit. Sarri e ka aktivizuar Hysajn pothuajse në çdo ndeshje.

Napoli u rendit në vendin e dytë në Serinë A dhe do të luajë në sezonin e ardhshëm në Champions League.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama