ZYRTARE/ Murinjo te Junajtid detajet e kontrates se portugezit

ZYRTARE/ Murinjo te Junajtid, detajet e kontratës së portugezit

Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajner i Mançester Junajtid. Marrëveshja mes portugezit dhe drejtuesve të klubit agnlez u firmos një ditë më parë, por zyrtarizimi erdhi këtë të premte.

105311155-ae1100c8-0491-4fc6-ada9-250ea7154942Murinjo ka firmosur deri në 2019-ën, me opsion rinovimi për 2020-ën. Dy herë fituesi i Champions League-s do të marrë një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon.
"Të bëhesh trajner i Mançester Junajtid është për mua një nder i veçantë. Bëhet fjalë për klubin më të njohur dhe të admiruar në botë, me një histori të madhe.

Gjithmonë kam pasur një afrimitet me "Old Traford", kam kujtime të rëndësishme në këtë stadium dhe marrëdhënie të mira me tifozët e Junited. Mezi pres të jem manaxheri i tyre dhe të shijoj mbështetjen e tyre për vitet që vijnë",-ka thënë Murinjo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama