ZAJMINA Jam e dashuruar me e lumtur se kurre

ZAJMINA: Jam e dashuruar më e lumtur se kurrë

Po përjeton kohë shumë të mira në jetën e saj private dhe kështu dëshiron të vazhdojë përgjithmonë. Zajmina, prej 7 muajsh është e dashuruar me një djalë emrin e të cilit dëshiron ta mbajë të fshehtë. Siç kemi përmendur edhe më parë njeriu që ka pushtuar zemrën e bukuroshes nuk është person publik, një djalë i thjeshtë që ajo ka zgjedhur të qëndrojë me të. “Jam shumë e dashuruar. Këto momente që ndjej tani dua të zgjasin përjetësisht. Nuk dëshiroj ta bëj publik emrin, për mua dua të mbetet kështu.

Dua të them vetëm që po jetoj momente shumë të lumtura”- thotë Zajmina e pyetur nga “Bluetooth”. Edhe pse e lumtur me djalin që ka përkrah, Zajminës nuk i pëlqen të nxitohet për të hedhur një hap përpara, atë të fejesës. “Është bërë shumë në modë fejesa sot. Njerëzit fejohen, ndahen, lidhen sërish. Më mirë më pëlqen ta jetoj lidhjen time kështu”- tregon ajo. Ndërkaq, Zajmina është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e saj të dytë në të cilin veç bashkëpunimit me Kastro Zison do të ketë edhe me një reper kosovar. Albumi do të shoqërohet edhe më një klip të ri.

Marre nga : Balkanweb.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama