Yllka Mujo shqiptarja e pare ne jurine e nje festivali nderkombetar filmi

Yllka Mujo, shqiptarja e pare ne jurine e nje festivali nderkombetar filmi

Një aktore shqiptare do të marrë pjesë për herë të parë, në jurinë e një festivali ndërkombëtar filmi. Ajo është Yllka Mujo dhe është anëtare e një jurie të përbërë prej pesë vetash, dy italianë, kryetarin Giovanni Veronesi dhe Maria Grazia Cucinotta-n dhe tre të huaj.

Festivali ka nisur në datën 24 shkurt në Monte Carlo, dhe do të mbyllet pasnesër me zgjedhjen e fituesve. Ai është edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit komik. Në faqen zyrtare të këtij festivali, Yllka Mujo prezantohet si një nga aktoret më të famshme në Shqipëri me 100 e ca role në teatër dhe në film.


“2014-a ka qënë një vit popullor për komedinë me filma me shumë të ardhura të cilët kanë konfirmuar që kjo është një gjini kinemaje e preferuar nga të gjithë kategoritë e spektatorëve. Miliona njerëz kanë shkuar në mijëra kinema rreth globit për të zbuluar diversitetin e stileve të komedisë që janë prezantuar gjatë këtij viti”, ka thënë presidenti i këtij festivali, Ezzio Greggio.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama