Xhiro e Italise/ Trentin fiton te 18-en Kruijsvijk mbetet roze

Xhiro e Italisë/ Trentin fiton të 18-ën, Kruijsvijk mbetet rozë

Mateo Trentin i skuadrës Etixx- Quickstep fitoi etapën e 18-të të edicionit të 99-të të Xhiros së Italisë, në itinerarin Muxho-Pinerolo, 244 km e gjatë.

Nijmegen - Netherlands - wielrennen - cycling - radsport - cyclisme - Marcel Kittel (Germany / Team Etixx - Quick Step) pictured during stage 2 of th 99th Giro d'Italia 2016 from Arnhem to Nijmegen in the Netherlands - photo IB/LB/RB//Cor Vos © 2016

Çiklisti italian kaloi vijën e finishit në sprintin final përpara bashkëkombësve të tij Moreno Moser dhe shokut të skuadrës Xhanluka Brambila me 5h25'34".

Trentin ka bërë një rikuperim spektakolar në dy kilometrat. Holandezi Steven Kruijsvijk (LottoNl-Jumbo) mban sërish fanellën rozë të liderit të përgjithshëm me kohën 73h50'37", i shkëputur me 3 minuta nga vendi i dytë kolumbiani i Orikas Esteban Çaves.

Ndërkohë shqiptari Eugert Zhupa e mbylli etapën e djeshme i 75-ti me kohën 5h48'56" (+23'22" nga Trentin). Në klasifikimin e përgjithshëm është i 130-ti me kohën 77h03'32".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama