Xherdan Shaqiri kalon tek Interi per 15 milione euro

Xherdan Shaqiri kalon tek Interi per 15 milione euro

Xherdan Shaqiri është një futbollist i Interit. Pak para orës 14:00 të ditës së sotme, palët, që u takuan në Mynih në selinë e klubit bavarez, kanë gjetur marrëveshjen për 15 milionë euro. Në takimin që zgjati më pak se dy orë, ishin të pranishëm drejtuesit zikaltër, Fasone e Auzilio, si dhe ai i Bajernit, Rumenige, përfshirë dhe vetë lojtarin shqiptar që luan për fanellën e kombëtares zvicerane. Formula e marrëveshjes parashikon formën e huazimit me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro. Vizitat mjekësore Shaqiri do t’i kryejë nesër dhe që sonte mund të mbërrijë në Milano nga Zvicra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama