Xhaka udheton drejt Londres gati marreveshja me Arsenalin (FOTO)

Xhaka udhëton drejt Londrës, gati marrëveshja me Arsenalin (FOTO)

Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Londrës për të finalizuar marrëveshjen me Arsenalin. Fillimisht, lajmi u publikua në rrjetin social "Facebook", në profilin e Artan Muhaxhirit. Ky i fundit është gazetar sportiv dhe njihet si mik i familjes Xhaka.

13233089_1212731045405135_4205324318035268150_n

Pas këtij postimi, lajmi u publikua edhe në disa media ndërkombëtare. Edhe gazeta "The Sun" citon reporterin shqiptar në lidhje me bisedimet e Xhakës me Arsenalin.

Me hërët, mediat gjermane dhe zviceriane kanë shkruar se Arsenali kishte shfaqur interes për mesfushorin e Mynshengladbahut.

xhaka4_1500x1000_2876809a

Prestigjiozja gjermane "Bild" ka shkruar se Xhaka pritet të shkojë te Arsenali për 19 milionë paund, ndërsa klubi në të cilin ai luan e vlerëson kartonin e tij me vlerën e 34 milionë paundëve.

Lëvizja e tij drejt Premier Ligës pritet të zyrtarizohet para finaleve të Europianit. Granit Xhaka luan me Zvicrën dhe pritet të përballet me vëllain e tij, Taulantin, në finalet e "Francë 2016". Zvicra dhe Shqipëria bëjnë pjesë në Grupin A, bashkë me Francën dhe Rumaninë.

xhaka5_1500x1000_2876810a


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama