Xhaka tha se Graniti do kendoje himnin e Shqiperise ja pergjigjja e tij

Xhaka tha se Graniti do këndojë himnin e Shqipërisë, ja përgjigjja e tij

Dueli i dy vëllezërve Xhaka duket se ka nisur përpara Europianit. Këtë të premte Taulant Xhaka tha se vëllai i tij, Graniti, nuk mund t'i shmanget origjinës dhe mund të këndojë himnin e Shqipërisë në finalen me Zvicrën, por duket se i këtij mendimi nuk është futbollisti që sapo ka firmosur për Arsenailn.

"Babai ma ka mësuar himnin që fëmijë. Pastaj unë kam shkuar katër vite në shkollë shqiptare dhe e kam mësuar edhe atje. Himnin e Flamurit e dimë të gjithë në familje, edhe Graniti.

A do ta këndojë ai para ndeshjes brenda vetes? Besoj se po",-tha sot Taulant Xhaka në një konferencë për mediat.

Untitled-6

Ndërsa Granit Xhaka që luan për kombëtaren e Zvicrës në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", ka shkruar në anglisht: "Vëlla, a je në rregull?".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama