WhatsApp me rekord perdoruesish

WhatsApp me rekord perdoruesish

WhatsApp, aplikacioni i famshëm në pronësi të Facebook dje ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur në shifrën marramendëse prej 1 miliardë përdoruesish aktivë.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe krenar për këtë moment, dhe për mënyrën se si njerëzit e kanë përdorur WhatsApp,” ka thënë kompania në njoftimin e saj për këtë arritje.

Lajmi se aplikacioni i mesazheve tani ka një miliardë përdorues mujor aktivë me siguri se ka vënë një buzëqeshje të madhe në fytyrën e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ishte njeriu kyç që vendosi për të blerë WhatsApp për një shumë rekorde prej 19 miliardë dollarësh në vitin 2014, pesë vjet pas lansimit fillestar të aplikacionit.

Pavarësisht faktit se është aplikacioni më i përdorur në botë, WhatsApp nuk është duke e bërë asnjë të hyrë.

Ideja fillestare për të paguar 1 dollarë në vit tashmë është anuluar, dhe tani është duke u punuar që WhatsApp të shndërrohet në një platformë edhe për biznese, për të gjeneruar të ardhura.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama