Vlore /Publikohen per here te pare fotografite e skulptures se Ruperto Banterle u gjet ne Bestrove

TIRANË, 7 Tetor /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, me rastin e Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar disa fotografi me fragmente nga skulptura monumentale e gjetur në Bestrovë te Vlorës, vepra te skulptorit italian nga Verona, Ruperto Banterle (1889-1968). Specialistët e DRKK-Vlorë Ing. Agim Haxhiraj dhe N.Barjamaj, kanë menduar që në kuadrin e "Ditëve Europiane të Trashëgimisë" të publikojnë dhe dhurojnë fotografitë e një vepre të veçantë realizuar nga skulptori italian Ruperto Banterle.

Skulptori italian Ruperto Banterle (1889-1968) ka lindur në Verona dhe është student i mjeshtrit Scanzi të Akademisë së Arteve të Bukura të Gjenovës . Pas diplomimit shkoi në Paris për të studiuar skulptorët e mëdhenj, Auguste Rodin, Emile- Antoine Burdelle, Georges Minne, Constantin Meunier, Aristide Maillol dhe Medardo Rosso.

Në vitin 1914 ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si ushtar në Vlorë, Shqipëri. Në këtë kohë ka realizuar këtë vepër në beton arme në të cilin duket qartë stili i veçantë i tij i ngjashëm me veprat që ka realizuar në Verona, kryesisht në Varrezat Monumentale të Veronës. Në vitin 1934 Bashkia e Veronës i ka propozuar dekorimin e Urës Garibaldi në të cilën janë vendosur disa statuja si ajo për udhëheqësin, për nënën dhe për bujqësinë, të punuar në gur.

Nënshkirimi pas veprës i R.BanterleKjo urë u hodh në erë nga Ushtria Gjermane gjatë tërheqjes. Në vitin 1937 ka marrë pjesë në ekspozitën koloniale të Parisit ku tërheq vëmendje me bazorelievet e tij.

Jashtë vëndit ka realizuar fasadën e Katedrales së Khartoumit (Sudan), ku ekspozohen dy statuja të mëdha, Shën Marko dhe Shën Mateo, gjithashtu punime të tij gjenden në Fabrikën e Çelikut në Venezuelë dhe në qendër të kryeqytetit të Venezuelës është vendosur statuja e Heroit Kombëtar Simon Bolivari.

/f.n/

Pak më poshtë po ju paraqesim një kolazh me fotografi të disa prej punimeve dhe veprave të Ruperto Banterle















Artikujt e fundit


Reklama

Reklama