Vlora International Street Art- Vlora vishet me ngjyrat e Artit ne Festat Kombetare

Në festat e Nëntorit, rrugët eVlorës do të transformohen në një galeri arti bashkëkohor në qiell të hapur

'Vlora International Street Art'TIRANË, 20 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Me rastin e Festave të Pavarësisë dhe Çlirimit në 28 dhe 29 nëntor rrugët e Vlorës do të vishen me ngjyrat e artit.

Vlora International Street Art, një ide inovative e Albania Viaggi, nën drejtimin artistik të 167 B Street nga Leçe dhe e sponsorizuar nga Bashkia Vlore, është një projekt që ka për qëllim të transformojë rrugët e një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërise jugore, në një galeri arti bashkëkohor në qiell të hapur.

Në këtë event do të alternohen artistë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët do t'u japin jetë dhe ngjyra disa prej mureve të qytetit të Pavarësisë, duke transmetuar, përmes veprave të tyre, një mesazh vëllazërie, gëzimi dhe shprese për të ardhmen.

Të parët që do të nisin këtë iniciativë do të jenë artistët italianë nga Leçe "Chekos Art" (Francesco Ferreri) e "Poesia d'assalto" (Davide Casavola), artistë të njohur për veprat e tyre si në Itali dhe në Evropë, dhe "Franko" (Francesco Dinaj), artist shqiptar me origjinë nga Vlora, të cilët do të hapin Eicionin e parë të 'Vlorë International Street Art' që do të kete vazhdimin në muajin Qershor 2016.

'Vlora International Street Art'Për herë të parë Vlora do të shohë muret e ndërtesave të saj të marrin forma dhe ngjyra të reja: një qytet që jeton intensivisht rrugën, i rrethuar nga deti i thelle dhe male të larta, nuk mund të ishte veçse një skenar perfekt për këtë lloj arti.

Protagonistët e kësaj iniciative janë veprat artistike vetë, të cilat artistët ia dhurojnë Vlorës dhe çdo personi që do të ndodhet aty kalimthi, me shpresën që t'u rrëmbejë një buzëqeshje ose t'u transmetojë një ndjenje pozitiviteti.

Organizatorët ftojnë të gjithë që me rastin e festave t 28 dhe 29 nëntorit të marrin pjesë në 'Vlora International Street Art' për të festuar se bashku Festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në një vend që ka qenë gjithmonë urë lidhëse me brigjet përballë të Italisë, por sidomos me Puljan, për të forcuar edhe më shumë forma të reja bashkëpunimi për të ardhmen.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama