Vlerat historike e kulturore te Kompleksit Islamik te Xher-Mehalles

TIRANË, 9 Tetor / ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë dhe Sektori Sarandë në kuadër të "Ditëve Europiane të Trashëgimisë" kanë realizuar së fundmi disa punime mirëmbajtëse te Kompleksit Islamik i Xher-Mëhallës, i shpallur monument kulture i kategorisë së parë.

Kompleksi Islamik i Xher-Mëhallës i cili ndodhet në Delvinë, për vlerat ndërtimore historike e kulturore u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1973.

Objekti më i rëndësishëm është Xhamia Mbret e ndërtuar në fund të shek.XV dhe Hamami i ndërtuar në fillim të shek.XVI.

Në mesin e këtij kompleksi në shek XVII u ndërtuan krojet dhe urat të punuara me qemer nga mjeshtrat vendas.

Interes të veçantë për vlera ndërtimore dhe arkitektonike paraqesin tyrbet që sipas specialistëve janë ndërtuar në Shek. XVIII-XIX.

Shumë pak e njohin "mbretin" e Xhermëhallës, xhaminë e parë të ndërtuar në Shqipëri.

Aty ndodhet dhe medreseja e hamami, gjithashtu unikal në llojin e vet.

Ai kompleks përbëhet nga, hamami, i vetmi në llojin e vet në Shqipëri, si dhe xhamia e parë e ndërtuar në Shqipëri, xhamia-mbret, që daton më 1682, xhamia e e kategorisë "Mbret".

Kompleksi nis me Çesmën e Llutroit, një monument i ndërtuar me harqe guri dhe një sistem kompleks kanalizimesh që furnizonin me ujë hamamin, medresenë dhe xhaminë.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama