Vitamina D shume e rendesishme per trupin e njeriut

Vitamina D, shume e rendesishme per trupin e njeriut

Vitamina D, është një vitaminë shumë e rëndësishme për trupin e njeriut, e cila ka aftësinë të ndërveprojë dhe të ndikojë në shumë gjene të trupit tonë. Burimi kryesor i vitaminës D sigurisht vjen nga dielli, dhe ne mund ta marrim atë duke ekspozuar fytyrën dhe duart për 30 minuta çdo ditë, por gjithmonë duke pasur parasysh temperaturat e nxehta gjatë stinës së verës, ku nuk duhet të ekspozohemi nga ora 11:00 deri në orën 15:00, sepse rrezet e diellit gjatë këtyre orëve janë shumë të dëmshme për lëkurën.

Është e vërtetë që përdorimi  i kremrave është i rekomanduar nga dermatologët për të mbrojtur lëkurën nga rrezet B ultraviolet të diellit, por gjithashtu ajo pengon përthithjen e vitaminës D në lëkurë.

Konsumimi i ushqimeve si salca e domateve (e bërë vetë), vaji i ullirit, specat e kuq, farat e lulediellit, frutat e pyllit etj,  ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme, ndërsa ushqimet të cilat janë të pasura më vitaminë D janë salmoni, veza e zier, kërpudhat etj.

Mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me 17 tipa sëmundjesh si ato të zemrës, të tumoreve, të diabetit etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama