Video / Zherom Roten refuzon te preke fanellen e Lorik Canes

Video / Zherom Roten refuzon të prekë fanellën e Lorik Canës

Nëse transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli te Juventusi cilësohet një nga tradhëtitë më të mëdha në historinë e futbollit italian, në Francë, një mendim i ngjashëm vlen për kalimin e Lorik Canës nga PSG te Olimpiku i Marsejës.

LorikCana-marseille

Mesfushori shqiptar ishte një nga lojtarët më të preferuar nga tifozët te skuadra parisiene, por ai zgjodhi që t'i bashkohej në vitin 2005 marsejezëve të cilët janë rivalët historikë të ekipit të kryeqytetit francez. Në atë periudhë, shumë tifozë të PSG-së grisën fanellën e Canës, ndërsa edhe ish-shokët e tij të skuadrës nuk e përjetuan mirë këtë kalim.

jerome-rothen-psg-2009

Duket se kjo ndjenjë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Zherom Roten, ish-mesfushori i PSG-së, në një emision televiziv të "BeIN Sports", ka refuzuar të prekë një fanellë të PSG-së të Lorik Canës, duke treguar se nuk e ka harruar "tradhëtinë" e futbollistit shqiptar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama