Video / Perfundon telenovela Migjen Basha zyrtarizohet te Bari

Video / Përfundon telenovela, Migjen Basha zyrtarizohet te Bari

Migjen Basha është zyrtarisht një futbollist i Barit. Ka qenë vetë klubi italian ai që ka konfirmuar firmën dhe regjistrimin e lojtarit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

basha bari

"Zyrtare. FC Bari 1908 S.p.a. komunikon se ka regjistruar me kontratë dyvjeçare futbollistin Migjen Basha. Mirëserdhe Migjen", shkruhej në këtë njoftim, të shoqëruar edhe me një përshëndetje në video të lojtarit.

"Një përshëndetje të gjithë tifozëve të Barit. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ju pres në stadium, shihemi së shpejti", ishin fjalët e mesfushorit shqiptar që do të luajë në Serinë B.


Dje, trajneri Stelone deklaroi se Bashës i nevojitej një fazë e shkurtër përgatitore para se të ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama