Video / Ndryshon gjithcka De Biazi i kthehet 4-5-1. Luan edhe Gashi

Video / Ndryshon gjithçka, De Biazi i kthehet 4-5-1. Luan edhe Gashi

Pak ditë më parë po bënte prova për të luajtur me 2 sulmues, por Xhani De Biazi nuk ndryshon kurrë. I qëndron stoik idesë së tij për të mos pësuar gol dhe këtë gjë ka marrë parasysh përpara se të ideonte formacionin që do të zbresë në fushën e lojës mbrëmjen e sotme.

kombetarja stervitje

Me të njëjtën skemë që arriti të kualifikonte Shqipërinë në Kampionatin Europian, italiani ka vendosur të luajë edhe ndaj Maqedonisë. Dilemat më të mëdha i ka pasur në repartin e mesfushës dhe sulmit, ku futbollistët kuqezinj po kalojnë një formë shumë të mirë.

Stërvitja

Ditën e djeshme, tekniku ka kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin "Loro Boriçi", por është kujdesur në mënyrë perfekte që askush të mos marrë indikacione për formacionin dhe mënyrën se si do të luajë Kombëtarja shqiptare. Gazetarët kanë qëndruar vetëm 10 minuta, kohë e cila ka shërbyer për të bërë nxehjen, ndërsa më vonë janë detyruar të largohen nga stadiumi. Aty De Biazi ka përpiluar formacionin me të cilin do të luajë në sfidën e parë eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusi 2018".

Risitë

Nuk ka asnjë surprizë në repartin e mbrojtjes. Etrit Berisha ndodhet në portë, ndërsa përpara tij rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli. Nuk ka pasur shumë dilema për këtë repart, ndërsa pikëpyetjet e mëdha tekniku i ka pasur në repartin e mesfushës. Në fund ka vendosur të luajë me modulin 4-1-4-1, që në momente të caktuara shndërrohet në 4-5-1 dhe 4-4-2, kur skuadra vendos të sulmojë.

foto formacioni

Kukeli do të jetë regjisor i lojës, ndërsa do të mbulohet nga "muskulozët" Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi. Qartazi e kuptueshme që De Biazi pëlqen më shumë forcën sesa teknikën e Bashës, Kaçes apo Memushajt, por zgjedhjet e tij nuk mund të gjykohen për aq kohë sa në këto vite ka pasur rezultate pozitive.

Nga krahët e mesfushës ka surpriza, sepse Shkëlzen Gashi rikthehet të luajë titullar në të djathtë dhe Hyka në të majtë. Sfida me Marokun i ka mjaftuar teknikut italian për të kuptuar se shtatshkurtri është i duhuri për t'i dhënë impuls dhe shpejtësi lojës sulmuese. Ky modul i jep alternativa të shumta teknikut italian, pasi Xhaka shpeshherë mund të spostohet në të djathtë të mesfushës, duke i dhënë më shumë hapësira Gashit, i cili duhet të ndihmojë edhe lojtarin e sulmit.

kombetarja stervitje

Vështirësia më e madhe e De Biazit qëndron në repartin e sulmit, ku 3 futbollistë (Balaj-Cikalleshi-Sadiku) luftojnë për një vend. Të tre janë duke kaluar një moment fantastik, por Armando Sadiku është ai që pritet të startojë ndeshjen nga minuta e parë. Gjatë kësaj kohe është provuar edhe Cikalleshi, por në fund vendin e ka fituar heroi i Europianit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama