Viagra… Qejfi ha kumbulla te tharta...

Viagra… Qejfi ha kumbulla të tharta...
I kishte përdorur si shpërblim për një mysafire të cuditshme. Mysafirja është një fqinj e çiftit të moshuar që po citojmë. Rreth të 40-ve, e ndarë nga bashëshorti, për disa kohë ka punuar si kamariere në një lokal në zonën e ekspozitës“Shqipëria sot“. Klientët e lokalit kishin qenë në masë burra të moshuar.

Dhe ata nuk ishin të rastësishëm në atë lokal. Ata përfitonin nga dashamirësia e kamarieres, e cila i linte ta preknin dhe ta përkëdhelnin, por ama kjo sjellje kishte një çmim. Një pagesë ekstra në shkëmbim të përkëdheljeve. Në të njëjtin xhep kishin përfunduar edhe 15 mijë lekët e zonjës sonë.. Eh, kur të plakemi ndoshta do ti kuptojmë më mirë këto histori, por ajo që duket qartë është dëshira natyrale e burrave të moshuar për tu rikthyer në “kohën e lavdishme”. Kamarierja lozonjare e bar-kafesë është vetëm një nga zgjidhjet. Zgjidhja tjetër gjendet në farmaci. Quhet Viagra. Kur shkuam për të bërë një vëzhgim në farmacitë e Tiranës, menduam se do të na thoshin që këto kokrra të vogla cudibërëse shiteshin në masë. Por gabuam. Shitjet janë të pakta dhe klientët shqiptarë janë gjithashtu të paktë. Si shpjegohet? Çmimi i këtyre kokrrave është vërtet impresionues. Tabletat me 100 mg kushtojnë 49 mijë e 600 lekë të vjetra (4 tableta). Pra 1 tabletë jepet me një çmim prej 11 mijë e 500 lekë. E kemi dëgjuar shpesh fjalën e urtë “Qejfi ha kumbulla të tharta“, po ama kur të është holluar portofoli, ndoshta duhet të shikosh mundësinë që kumbullave tu rrish larg.

E.Xh, farmaciste në Tiranën e Re, pasi na konfirmon çmimet shton se edhe klientët shqiptarë jaën të paktë. Ajo ka disa klientë të huaj. Po shqiptarët që vijnë si sillen? “Kanë mesatarisht moshën 60 vjeçare, kanë një lloj ndrojtjeje të kuptueshme, shpesh më duhet ti kërkoj të përsërisë atë çfarë thotë sepse flasin në gjysëm zëri” - thotë farmacistja.


8 KURIOZITETE PËR VIAGRËN

1-Meritën për zbulimin e Viagrës e ka një shkencëtar shqiptaro-amerikan Ferid Murati, (me babanë nga shqiptarët e Maqedonisë) i cili ka marër edhe çmimin Nobel.
2-Viagra mban record për shitje në fushën e medikamenteve. Shitjet e tij në vitin e parë të daljes në treg (1998) ishin 10 billion dollarë.
3-Kjo kokër e vogël blu, që së pari u aprovua nga fundi i Marsit 1998 pas vitesh testimi në Amerikë dhe Europë. Viagra e “kuron” impotencën mashkullore në mënyrë të përkohëshme
4-Në 40 vjetët e fundit, nga të gjitha barnat që jepen me recetë, Viagra është më i konsumuari. Por, Viagra është njekohesisht bari me të cilin është abuzuar më shumë në të gjithë historinë e barnave që jepen me recetë.
5-Me fillimin e shekulli të ri bari gjëndet kudo në botë, ai gjëndet edhe tek ne dhe është pasuar edhe prej barnave të tjera kundër impotencës si Cialis dhe Levitra.
6-Viagra ndihmon të kapërcehet me sukses të plotë impotenca në rastet kur është e rekomanduar, por nuk shëron shkaqet e saj. Jo të gjitha rastet e impotencës seksuale mashkullore kapërcehen me Viagra.
7-Në disa raste gjëndja shëndetësore e burrit nuk lejon që të përdoret Viagra. Ajo është një bar që jepet me recetë mjeku pasi ai të ketë bërë një testim rigoroz të gjëndjes shëndetësore të të sëmurit dhe përcakton dozën e barit.
8-Viagra ka edhe disa efekte anësore. Disa nga këto janë: turbullimi i pamjes, dhëmbja e kokës, zënia e hundëve e tj.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama