Versioni i ISIS Jihadi John i dha shokut te plagosur skllaven e seksit

Versioni i ISIS: Jihadi John i dha shokut te plagosur skllaven e seksit

Jihadi John ishte i mëshirshëm me jetimët, mbrojtës i muslimanëve, dhe bujar ndaj militantëve, kolegëve të tij aq sa një herë i ofroi skllaven e tij personale seksuale një të plagosuri, një shoku të pamartuar.

Ose të paktën, është ky versioni i dhën të martën nga revista Dabiq, revistë në gjuhën angleze e Shtetit Islamik, që konfirmoi vdekjen e njërit prej njerëzve më famëkqinj të ISIS.

Zyrtarët amerikanë disa kohë më parë njoftuan se pas një bombardimi të tyre, besonin me shumë siguri se Jihadi John, emri i vërettë i së cilit ishte Muhamedi Emëazi, kishte mbetur i vrarë dhe tashmë një gjë e tillë ka gjetur edhe konfirmimin zyrtar të terroristëve.

Në Perëndim, Emwazi fitoi famë pasi zyrtarët e identifikuan atë si njeriu që qëndronte pas një maske të zezë që u shfaq në një video kërcënuese dhe pastaj vrau një punëtor britanikë dhe një amerikan, si dhe një gazetar. Dy  prej tyre u mbajtën peng nga Shteti Islamik dhe pastaj iu pre koka përpara një telekamera nga një person që besohet se ishte Emwazi.

Por dukshëm, edicioni i së martës i Dabiq nuk përmend në mënyrë specifike diçka në lidhje me këto vrasje, por thotë vetëm se ai “luftoi me ashpërsi qafirt (jobesimtarët) dhe kreu vepra trimërore që i tërbuan të gjiotha kombet, fetë dhe fraksionet e qafirëve. Dhe për këtë është dëhsmitare e gjithë bota”.

Dabig pretendon se për dy muaj, Emwazi udhëtoi nëpër “tokat bujqësore kënetore” të Evropës me një shok pa emër, dhe u ndalua nga zyrtarët e sigurisë në dy vende të ndryshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama