Vere 2008 stina e dashurise

Verë 2008, stina e dashurisë
E mrekullueshmja Anna Flachi, pas ndarjes nga bashkëshorti Stefano Ricucci e ndonjë flirti të përfolur apo të vërtetë ka gjetur sërish buzëqeshjen falë Dennis Montesi, një tregtar makinash me origjinë romane.

Edhe doktoresha e "Grande Fratello", Lina Carcuro e ka harruar më në fund Roberto Mercandalli dhe prej tre muajsh nuk ka më sy veçse për të fejuarin e ri. Për atë nuk jep detaje, por thotë vetëm që nuk bën pjesë një botën e spektaklit. Cummenda është tashmë një kapitull i mbyllur.. të paktën kështu duket.

Pas gjithë atyre flirteve që iu ‘ngjeshën’ pas ndarjes me Aldo Montano, edhe Manuela Arcuri, ka nisur dashurinë e re: fatlumi është avokati Ezio Costantino. Të dy bashkë anë bërë tashmë edhe daljen e parë publike në Mondello, gjatë një feste me shumë të ftuar.

Në “lojë” ka hyrë edhe Samantha De Grenet, pas ndarjes me burrin, Luca Barbato. Ajo ka rënë në krahët e kirurgut plastik Giulio Basoccu.

Edhe dy të rejat e shoë-biz duket se kanë gjetur më së fundi princat e kaltër:

Martina Stella e ka lënë vetën të përfshihet nga pasioni me kolegun Primo Reggiani.

Kurse e ëmbla Alessandra Mastronardi, është fotografuar me Vinicio Marchioni.

Vera e ka bërë të vetën. Nëse janë ‘trëndafila’ do të lulëzojnë..

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama