Ventotene nje film kushtuar intelektualeve te internuar nga fashizmi

Ventotene  një film kushtuar intelektualëve të internuar nga fashizmi

Pikërisht për këtë histori bën fjalë edhe dokumentari i titulluar “ Ventotene” një realizim ky i skenaristit Uran Butka dhe Petro Lati. Operator në këtë dokumentar ka qenë Arben Çeku ndërsa zëri ishte i montuar nga Kristaq Kristo, ndërkohë që montazhi është realizuar nga Aida Zepishta.Ky film dokumentar i cili u shfaq mbrëmë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës bënte fjalë për shumë bashkatdhetarë antifashistë të cilët ishin në pjesën më të madhe të tyre intelektualë të cilët në aktivitetin e tyre organizuan pas pushtimit italian të vendit tonë lëvizje antifashiste por edhe luftë kundër pushtuesve. Por fati i tyre tragjik ishte se në pjesën më të madhe të tyre ata u internuan në ishujt e Italisë por edhe atje ata u shquan për qëndresën kundër fashizmit si dhe përpjekjen për të ndërtuar në Evropë të lirë dhe të mbushur me drejtësi por edhe demokratike.

Të gjitha këto të dhëna u shfaqën në filmin dokumentar “Ventotene” kushtuar intelektualëve shqiptarë të internuar nëpërmjet dokumenteve nga arkiva shqiptare, italiane dhe shumë materiale të tjera të mbledhura me kujdes nga realizuesi i këtij dokumentari Uran Butka. Por në përmbajtjen e tij ky film dokumentar tregon jo vetëm fakte rrëqethëse të internimit të intelektualëve shqiptarë por edhe lëvizjet antifashiste të shqiptarëve. Nuk mungojnë të paraqitura në film këto lëvizje edhe nga vende të tjera Evropës. Në këtë film dokumentar spikasin figura të shquara të atdhetare të njohura për kontributin e tyre kundër fashizmit në vendin tonë. Ata që bien në sy në këtë film dokumentar janë : Selam Riza, Safet Butka, Llazar Fundo, Petro Marko, si dhe shumë të tjerë që bënë shumë veprimtari në favor të lëvizjes antifashiste në vend. Por në filmin dokumentar “Ventotene” të Uran Butkës nuk mungon edhe pjesa e bashkëpunimit me persona të luftës antifashiste në Evropë si :Sandro Pertini, Alfiero spinelli si dhe shumë figura të tjera. Filmi dokumentar “Ventotene” sipas realizuesit Uran Butka është një mesazh për të ardhmen e jetës, për integrimin e vendit tonë në Evropë sipas standardeve evropiane. Por që të themelohej një Evropë me të drejta e lirë dhe demokratike kërkonte njerëz me ideale , ku të internuarit në Ventotene ishin të parët e kësaj lëvizjeje antifashiste.

Marre nga : Gazeta Sot


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama