Vendimi Nuk lejohen simbolet kuqezi ne ndeshjen e Kosoves

Vendimi: Nuk lejohen simbolet kuqezi në ndeshjen e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se të gjithë tifozët që do të ndiqnin në stadium takimin e parë zyrtar të Kosovës ndaj Finlandës, të mos përdornin ngjyrat, flamujt apo fanellat e një vendi të tretë.

kosove shqiperi

Me pak fjalë, duke parashikuar se shumë prej tifozëve në ndeshje do të vinin të veshur me fanellat e kombëtares shqiptare apo me flamurin kuqezi, u është kërkuar atyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë pasi rrezikonin t'i shihnin të sekuestruara në hyrje të stadiumit.

Lajmërimi i plotë i FFK-së

FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda - Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocion me ndonjë shtet të tretë.

Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama